Ukraina dhe zhvillimet e fundit në Rusi, në qendër të takimit të udhëheqësve të BE-së
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian u mblodhën të enjten, në ...

Aktakuza penale federale, ndaj ish-Presidentit Donald Trump, për mbatje të qëllimtë dhe të paautorizuar të dokumenteve sekrete qeveritare duket se e ka dëmtuar lehtë popullaritetin e tij në mesin e republikanëve, sipas një sondazhi të ri të Qendrës për Kërkime mbi Çështjet Publike, NORC si dhe agjencisë ‘Associated Press’.
Gjashtëdhjetë për qind e republikanëve e shohin zotin Trump si kandidatin kryesor për president të partisë së tyre për zgjedhjet e vitit 2024, ose 8 për qind më pak krahasuar me muajin prill, kur 68% e tyre shpreheshin në favor të ish-presidentit. Ndërkohë 38% e republikanëve nuk e mbështesin zotin Trump, një rritje me 8 përqind krahasuar me 30% që paraqitej kjo shifër në muajin prill.
Ulja e lehtë e mbështetjes sugjeron se disa republikanë mund të jenë lodhur nga dramat e pafundme ligjore me të cilat po përballet zoti Trump. Ai është ish-presidenti i parë në historinë vendit, ndaj të cilit janë ngritur akuza federale penale. Vetë zoti Trump u deklarua i pafajshëm këtë muaj ndaj 37 akuzave penale për mbatje të qëllimtë dhe të paautorizuar të dokumenteve të klasifikuara në resortin e tij Mar-a-Lago të Floridës. Prokurorët thonë se ai i fshehu dhe refuzoi t'i dorëzojë dokumentet kur iu kërkua një gjë e tillë. Ndaj zotit Trump, rëndon edhe një tjetër padi, që u ngrit pak kohë më parë nga prokuroria e Nju Jorkut.
Sipas sondazhit zoti Trump rezulton se në mesin e amerikanëve në përgjithësi, ka më pak popullaritet, me 63% që nuk e mbështesin atë dhe 33% pro, ngjashëm me shifrat e muajit prill. Sondazhi është kryer mes datave 22 dhe 26 qershor, pas publikimit të aktakuzës federale dhe deklarimit të pafajshëm nga ana e zotit Trump.
Sondazhi zbulon gjithashtu se krahasuar me muajin prill, amerikanët në moshë të rritur kanë pak më shumë gjasa të besojnë se ish-presidenti ka vepruar në mënyrë të paligjshme në mënyrën se si e ka trajtuar çështjen e dokumenteve të klasifikuara. Pak më shumë se gjysma, 53%, mendojnë aktualisht se ai ka thyer ligjin, krahasuar me 47% që llogaritej kjo shifër në muajin prillit. Por pjesa më e madhe e kësaj rritjeje i atribuohet demokratëve.
Një shumicë dërrmuese e votuesve demokratë, 84%, thonë se zoti Trump ka thyer ligjin, krahasuar me 75% që ndanin të njëjtin qendrim në muajin prill.
Kur bëhet fjalë për republikanët, vetëm rreth një e katërta thonë se zoti Trump veproi në mënyrë të paligjshme, pothuajse njësoj si në muajin prill. 29% mendojnë se ai veproi në mënyrë joetike, dhe se nuk bëri asgjë të paligjshme, ndërsa 26% besojnë se ai nuk ka bërë asgjë të keqe. Pjesa e mbetur thanë se nuk kishin mjaftueshëm informacion për të dhënë një mendim.
Megjithatë, shifrat i bëjnë të qarta sfidat me të cilat përballen rivalët brenda Partisë Republikane të zotit Trump, të cilët kanë hasur në vështirësi për ndarë një mendim lidhur me aktpaditë ndaj tij, që në çdo epokë tjetër, do të kishin shënuar “vdekjen politike” të një kandidati.
Ndërsa ish-ambasadorja në OKB-së, Nikki Haley i ka quajtur veprimet e dyshuara të zotit Trump lidhur me dokumentet sekrete si "të papeshuara", e zoti Pence akuzat e ngritura si shumë serioze, kandidatët kanë kritikuar gjithashtu edhe Departamentin e Drejtësisë, duke reflektuar skepticizmin e thellë që kanë votuesit republikanë ndaj strukturave federale të zbatimit të ligjit.
Krahas aktpadisë federale zoti Trump u padit në Nju Jork në muajin mars për falsifikim të të dhënave të biznesit nën dyshimet për fshehje të pagesës së bërë një aktoreje të filmave pornografikë, e cila pretendon se ka patur marrëdhënie seksuale me zotin Trump. Ky i fundit e ka hedhur poshtë një gjë të tillë. Gjasat janë që zoti Trump të përballet me akuza të reja edhe nga shtete të tjera.
Në Xhorxhia një prokuror po heton përpjekjet e ish-presidentit Trump dhe aleatëve të tij për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020. Në Uashington, prokurori i posaçëm Jack Smith po vazhdon hetime mbi ndikimin e pretendimeve të pafaktuara të zotit Trump lidhur me zgjedhjet, përfshirë sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit më 6 janar të vitit 2021.
Sipas sondazhit, gjysma e amerikanëve në moshë të rritur besojnë se zoti Trump ka thyer ligjin në përpjekjen e tij të dyshuara, për të ndërhyrë në procesin e numërimit të votave në shtetin e Xhorxhias gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Pak më pak, ose 45%, thonë se veprimet e tij në lidhje me sulmin e 6 janarit ishin të paligjshme.
Vetëm 35% e amerikanëve thonë se ai ka vepruar në mënyrë të paligjshme lidhur me pagesat e bëra dy grave, pretendime këto të ngritura në aktpadinë e Nju Jorkut, një rënie e lehtë, nga 41% që mendonin një gjë të tillë thanë në prill, në një sondazh të kryer menjëherë pas zyrtarizimit të aktakuzës.
Parë sipas përkatësive politike, 57% e demokratëve mendojnë aktualisht se zoti Trump veproi në mënyrë të paligjshme në rastin e Nju Jorkut, nga 68% në prill. Vetëm 13% e republikanëve thonë se zoti Trump veproi në mënyrë të paligjshme, njësoj si në muajin prill.
Pothuajse të gjithë amerikanët në moshë të rritur kanë lexuar ose dëgjuar të paktën pak, për aktakuzën federale të zotit Trump. Demokratët rezultojnë se kanë dëgjuar më shumë mbi këte çështje krahasuar me republikanët./ VOA
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian u mblodhën të enjten, në ...
Gjeneralët më të lartë të Rusisë nuk janë parë në publik q...
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha të en...
Një protestë me tensione e përplasje u zhvillua ditën e so...
Një profesor dhe dy studentë u goditën me thikë në një lig...
Dhjetëra persona janë ngritur në protestë para ambasadës s...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një ...
Djegia e Kuranit nga dy burra në Suedi pas aprovimit të gj...
Disa vende me shumicë myslimane kanë dënuar djegien e një ...
UASHINGTON - Përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të leh...
Dy burra qëndruan jashtë xhamisë qendrore të Stokholmit të...
Alexis Tsipras, kreu i SYRIZA-s, u ka dorëzuar anëtarëve t...
Qeveria e Kosovës ka shpallur organizata terroriste “Mbroj...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në lidhj...
Mbrëmë është djegur pika statike e Policisë së Kosovës te ...
Administrata amerikane ndan të njëjtat shqetësime sikurse ...
Parlamenti i Hungarisë nuk do të ratifikojë anëtarësimin e...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pranë Konsullatës së...
Të paktën 150 persona janë arrestuar në të gjithë Francën ...
Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare do të mblidhen sot në Bru...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...