Ndryshimi mund të presë edhe pak...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...

Ministri i ri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, bëri thirrje që përmes dialogut të zgjidhen çështjet dypalëshe me Bashkimin Evropian, pas një bisede telefonike që zhvilloi me kryediplomatin e bllokut.
“Republika Islamike e Iranit mirëpret zhvillimin e raporteve me BE-në në një mjedis të bazuar në respekt të ndërsjellë”, tha Araghchi, sipas një njoftimi për media.
Raportet mes BE-së dhe Iranit janë përkeqësuar viteve të fundit.
Blloku evropian e akuzon Teheranin se po dështon që të frenojë aktivitetin e tij bërthamor, i ofron mbështetje Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – se mbështet luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe shkel të drejtat e njeriut.
Zhvillimi i raporteve “kërkon dialog për zgjidhjen e çështjeve mes dy palëve dhe përmirësimin e politikave të gabuara të shteteve evropiane”, shtoi Araghchi.
Ndërkaq, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, shkroi në platformën X, se kishte biseduar me homologun e tij iranian për “mundësinë e ripërtëritjes së angazhimit në fusha të interesit të përbashkët”.
Ai tha se gjatë bisedës është diskutuar për “nevojën e uljes së tensioneve” dhe “ndaljes së bashkëpunimit ushtarak” me Rusinë dhe për frenimin e aktiviteteve bërthamore.
Borrell tha se një dialog i tillë është “thelbësor dhe është i nevojshëm për uljen e tensioneve rajonale”.
Irani dhe aleati i tij libanez, Hezbollahu – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – janë zotuar se do t’i hakmerren Izraelit, pas vrasjes në Bejrut të një komandanti të Hezbollahut dhe të shefit politik të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – në Teheran muajin e kaluar. Araghchi, që mori detyrën e kryediplomatit më herët gjatë javës, njihet për afërsinë e tij me Perëndimin.
Ai më herët kishte qenë shef i negociatorëve për çështje bërthamore dhe kishte luajtur rol kyç në arritjen e marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe fuqive perëndimore më 2015.
Por, më 2018 presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump, tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja. Përpjekjet për ringjalljen e marrëveshjes deri më tani nuk kanë qenë të suksesshme./ Rel
Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA...
Në Islandë ka shpërthyer për të gjashtën herë brenda vitit...
Në orët e para të mëngjesit Ukraina ka sulmuar me dron...
Kamala Harris pranoi nominimin demokrat për presidente në ...
Vizita katër ditore e Kryeministrit kinez Li Qiang në Rusi...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy vizitoi të enjten ...
Kosova dhe Agjencia amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (U...
Dhjetëra refugjatë ukrainas, shumica e të cilëve fëmijë, e...
Forcat izraelite janë futur më thellë brenda pjesëve qendr...
Nënpresidentja Kamala Harris do të pranojë të enjten në mb...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, priti të enjten në...
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, i ka bërë thirrj...
Vendi po përballet me kërcënime të shtuara nga shumë drejt...
Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA...
Guvernatori i Minesotës, Tim Walz pranoi emërimin e partis...
Shërbimi kufitar i Ukrainës tha të enjten se Kievi nuk ka ...
Kreu i agjencisë bërthamore të Kombeve të Bashkuara, R...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të realizojë...
Nganjëherë vizitat e politikanëve vijnë në momentin e ...
Shefi i zbulimit ushtarak të Izraelit dha dorëheqjen t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...