Dita e 26 e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Protestuesit dhe në ditën e 26 të protestët kundër qeveris...
Protestuesit dhe në ditën e 26 të protestët kundër qeveris...

Kosova dhe Agjencia amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) nënshkruan marrëveshjen për grantin, që ofron ndihmë shtesë për institucionet e Kosovës në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh.
Fondet shtesë prej 34.5 milionë dollarësh janë pjesë e marrëveshjes së arritur më herët, që arrin vlerën prej 146.2 milionë dollarësh, që sipas presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, – e cila nënshkroi grantin në emër të Kosovës – synon të ofrojë shërbime më të mira për qytetarët, të rrisë llogaridhënien e institucioneve dhe të mundësojë qeverisje efektive.
“Marrëveshja që sapo nënshkruam me SHBA-në, me USAID-in është edhe një rikonfirmim drejt vizionit tonë të përbashkët, drejt një të ardhmeje më të mirë dhe më të qëndrueshme për të gjithë qytetarët tanë”, tha Osmani gjatë një konference për media me ambasadorin amerikan në Kosovës, Jeffrey Hovenier, më 21 gusht.
Hovenier, ndërkaq tha se ndihma e tillë për Kosovën nga Qeveria amerikane ka nisur 25 vjet më parë dhe deri më tani, Uashingtoni ka ofruar mbi 1 miliard dollarë për të mbështetur popullin e Kosovës.
Ai tha se me këto fonde është ndihmuar qeverisja lokale dhe qendrore, zhvillimi ekonomik, forcimi i sektorit të energjisëm i mediave të pavarura dhe fusha të tjera në Kosovë.
“Këto fonde të reja, ngjashëm do të shkojnë në forcimin e ekonomisë së Kosovës dhe të mbështesin qeverisjen e mirë dhe shërbime më efektive nga Qeveria për të gjithë qytetarët nga Kosova. Mendojmë se kjo do të ndihmojë Kosovën që të integrohet më shumë në tregun evropian dhe ta afrojë shtetin me institucionet euroatlantike, sikurse BE-ja, që sigurisht është qëllim që e ndajmë të gjithë”.
Gjatë konferencës, Hovenier sërish foli për cilësinë e partneritetit mes SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti.
Ai përsëriti deklaratat e bëra më 13 gusht se Uashingtoni po përballet me disa sfida nga Qeveria e Kosovës “dhe ato sfida kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit tonë”.
“Thënë këtë, disa nga fushat e bashkëpunimit me Qeverinë aktuale të Kosovës janë më pak pozitive sa që kemi shpresuar, angazhimi i Qeverisë amerikane për popullin e Kosovës është më i fort se kurrë më parë”.
Ndihma shtesë për Kosovën, përmes USAID-it, sipas Hovenierit është tregues i angazhimit të Qeverisë amerikane për të mbështetur popullin e Kosovës.
“Ngjarja e sotme, përmbyllja e marrëveshjes prej 34.5 milionë dollarë si mbështetje shtesë për popullin e Kosovës, për rritje ekonomike, integrimin evropian mendoj se qartësisht thekson këtë qëndrim. Megjithatë, duhet ta pranoj se ky angazhim ndaj popullit të Kosovës jo domosdo vlen për ndonjë qeveri të veçantë apo për zgjedhjet e politikave apo veprime të asaj qeverie”, tha ai.
SHBA-ja, por edhe shtete të tjera të QUINT-it (Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia dhe Gjermania) si dhe Bashkimi Evropian kanë kritikuar disa veprime të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës në veri.
Bashkësia ndërkombëtare e ka cilësuar si veprim të pakoordinuar dhe të njëanshëm mbylljen e disa zyrave të Postës së Serbisë në veri të Kosovës në fillim të gushtit, ndërkaq SHBA-ja dhe QUINT kanë thënë po ashtu se nuk duhet tani që autoritetet e Kosovës të hapin për qarkullim të automjeteve urën kryesore mbi lumin Ibër.
Qeveria e Kurtit ka thënë se po vazhdon konsultimet dhe koordinimet me bashkësinë ndërkombëtare për hapjen e urës, që ndan Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare dhe atë të Veriut me shumicë serbe./ Revista Monitor
Dhjetëra refugjatë ukrainas, shumica e të cilëve fëmijë, e...
Forcat izraelite janë futur më thellë brenda pjesëve qendr...
Nënpresidentja Kamala Harris do të pranojë të enjten në mb...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, priti të enjten në...
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, i ka bërë thirrj...
Vendi po përballet me kërcënime të shtuara nga shumë drejt...
Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA...
Guvernatori i Minesotës, Tim Walz pranoi emërimin e partis...
Shërbimi kufitar i Ukrainës tha të enjten se Kievi nuk ka ...
Kreu i agjencisë bërthamore të Kombeve të Bashkuara, R...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të realizojë...
Nganjëherë vizitat e politikanëve vijnë në momentin e ...
Shefi i zbulimit ushtarak të Izraelit dha dorëheqjen t...
Figura kontroverse, Andrew Tate, dhe vëllai i tij, Tristan...
Kremlini beson se luftimet për ta zmbrapsur inkursionin e ...
Parlamenti i Iranit e ka miratuar të mërkurën kabinetin me...
Dhomat e Specializuar të Kosovës në Hagë njoftuan të mërku...
Palombarët kanë gjetur katër trupa nga jahti luksoz britan...
Ish-Presidenti amerikan Barack Obama iu drejtua demokr...
Republika Sërpska (RS) “nuk e ka kundërshtuar kurrë” sovra...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...