Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve në Paris/ Çfarë përfshihet në draft-deklaratën e përgatitur nga aleatët e Ukrainës
Aleatët e Ukrainës janë shprehur se garancitë e sigurisë d...

Ministri i Punëve të Brendshme të Kroacisë, Davor Bozhinoviq, bëri thirrje për paqe dhe bashkëpunim në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pas akuzave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova kanë krijuar "një aleancë ushtarake kundër popullit serb".
“Kroacia është anëtare e Bashkimit Evropian dhe gjithçka që bën në marrëdhëniet ndërkombëtare e bën në mënyrë transparente”, theksoi Bozhinoviq.
Pas pjesëmarrjes në pritjen tradicionale festive të organizuar nga Këshilli Kombëtar Serb (SNV) për të festuar Krishtlindjet sipas kalendarit Julian, Bozhinoviq tha se mesazhet për paqe dhe bashkëpunim janë diçka që duhet të jetë e përbashkët në rajon dhe në vendet fqinje.
Dita më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës në Trebinje, në entitetin boshnjak të Republikës Sërspka kishte thënë se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nuk kishin krijuar një aleancë kundër Austrisë, sepse Austria është ushtarakisht neutrale, por kundër Serbisë dhe popullit serb.
“Në Beograd e kuptojmë mirë aleancën e re ushtarake të krijuar midis Zagrebit, Prishtinës dhe Tiranës”, deklaroi Vuçiq.
Ministrat e mbrojtjes së Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë nënshkruan në mars të vitit 2025 një deklaratë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. Atëbotë, Serbia reagoi ashpër, duke e parë si një nismë kundër saj.
Më herët, Qeveria e Kroacisë kishte thënë për REL-it se deklarata nuk synon krijimin e një aleance ushtarake, dhe një aleancë e tillë nuk është e nevojshme përveç NATO-s.
Kroacia dhe Shqipëria janë anëtare të NATO-s, ndërsa Kosova, të cilën Serbia nuk e njeh si të pavarur, nuk është anëtare e aleancës ushtarake perëndimore.
Reagimi i ministrit kroat vjen një ditë pasi ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, reagoi ndaj paralajmërimit se Serbia do të dyfishojë ushtrinë, duke e akuzuar Beogradin se po shtyn përpara politikën e jashtme ruse.
Sipas Gërvallës, kërcënimi i vërtetë qëndron “te lidershipi i saj [v.j. i Serbisë], i cili, në vend se të ndërtojë një vend normal evropian të përqendruar në reformat e BE-së dhe demokracinë, ëndërron një perandori rajonale, një mentalitet rus në miniaturë”./REL
Aleatët e Ukrainës janë shprehur se garancitë e sigurisë d...
Kancelari gjerman Friedrich Merz e ka cilësuar situatën në...
Teksa numërimi i votave me postë dhe me kusht po vazhdon n...
Irani ka arrestuar më shumë se 1 mijë persona që nga filli...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ndau një deklaratë të p...
Të martën, në Solemnitetin e të Epifanisë, Papa Leo XIV kr...
Basti i heshtur i Michael Burry-t për naftën venezuelase p...
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të d...
Parisi është përfshirë këtë javë nga moti kaotik dhe dëbor...
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numër...
Të shtëna me armë janë dëgjuar të hënën në mbrëmje mbi kry...
"Administrata Trump ka bërë një gabim të madh duke mos bas...
Mandati i dytë i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, po ...
Delcy Rodriguez, ish-zëvendëspresidente e Venezuelës, ësht...
Kryeministri i Groenlandës ka deklaruar se do të rivendosë...
Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) kanë bombarduar sot disa ...
Guvernatori demokrat i Minesotës, Tim Walz, ka thënë se nu...
Rusia ka dënuar fuqishëm operacionin e fundit ushtarak të ...
Një rishikim i udhëzimeve të imunizimit të fëmijëve në SHB...
Edhe pse deri së fundmi ishte praktikë e rregullt, tani pu...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...