A do të rriten kontributet për pensione në Gjermani?
Ministri federal i Punës, Hubertus Heil, nuk pret që n...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, nuk la asnjë dyshim për pozicionin dhe reagimin e vendit të tij në rast të dërgesave të armëve nga Kina në Rusi. Nëse Kina mbështet agresionin rus me pajisje vdekjeprurëse ose angazhohet në evazionin sistematik të sanksioneve për të ndihmuar Rusinë, "do të ishte një problem serioz për të dyja vendet tona", tha ai pas një takimi të ministrave të Jashtëm të G20 në kryeqytetin e Indisë Delhi të enjten.
Blinken shpjegoi se këtë ia ka shpjeguar edhe ekspertit të politikës së jashtme kineze Wang Yi në kornizat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut në shkurt. "E kam bërë të qartë se do të ketë pasoja për këto lloj veprimesh, nuk do të hyj në detaje, por sigurisht që kemi sanksione të llojeve të ndryshme që janë patjetër ndër gjërat që ne dhe të tjerët do t'i konsiderojmë. Shtetet e Bashkuara ndanë shqetësimet për dërgesat e armëve vdekjeprurëse me partnerët e tjerë, shtoi Blinken.
Në deklaratën e tij qeveritare të enjten e kësaj jave në Bundestag, kancelari Olaf Scholz i bëri thirrje Kinës që të mos dërgojë armë në Rusi. "Përdorni ndikimin tuaj në Moskë për të nxitur tërheqjen e trupave ruse dhe mos e furnizoni me armë Rusinë agresore," i tha kancelari qeverisë në Pekin.
Sa të justifikuara janë paralajmërimet?
Megjithatë deri më tani, Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë provë që do të vërtetojnë shqetësimet e tyre. Nuk është regjistruar ende që Kina i ka dhënë ndihmë në pajisje vdekjeprurëse Rusisë, tha zëdhënësi i Pentagonit Pat Ryder në një konferencë për shtyp të ministrisë në fund të javës së kaluar. Megjithatë: "Ne gjithashtu zbuluam se Kina nuk e ka hequr çështjen nga tavolina."
Presidenti amerikan Biden ishte gjithashtu i kujdesshëm. "Unë nuk pres një iniciativë të madhe nga Kina për të armatosur Rusinë," tha ai për "ABC News" disa ditë më parë.
Shefi i shërbimit sekret ukrainas, Kyrylo Budanov, aktualisht nuk sheh asnjë shenjë të dërgesave kineze të armëve në Rusi. "Në këtë moment, nuk mendoj se Kina do të pranojë të dërgojë armë në Rusi," i tha ai radio stacionit amerikan "Zëri i Amerikës" disa ditë më parë. "Unë nuk shoh ndonjë shenjë se gjëra të tilla janë duke u diskutuar."
Në fakt, shqetësimet amerikane deri më tani nuk janë bazuar në ndonjë fakt të disponueshëm publikisht, thotë Anna Marti, drejtore e zyrës së Fondacionit Friedrich Naumann në Taipei. Është e mundur që Kina të mund të furnizojë me armë, "por për mendimin tim ka shumë arsye që flasin kundër një hapi të tillë nga pikëpamja kineze".
Ka indikacione se Kina po furnizon Rusinë me mallra ushtarake, vazhdoi Marti. Por këto ishin të kufizuara në pjesë këmbimi, për shembull për dronët. Kina gjithashtu mund të furnizojë teknologji navigimi për avionët luftarakë. "Megjithatë, duhet theksuar se në rastin më të mirë shërbimet sekrete e dinë nëse Kina ka dorëzuar armë vdekjeprurëse apo do t'i dorëzojë ato në të ardhmen”.
Helena Legarda nga Instituti Kërkimor i Berlinit për Kinën, Merics, e sheh atë në të njëjtën mënyrë. Ka indikacione se Kina mund të ketë mbështetur Rusinë me pajisje jovdekjeprurëse, siç është furnizimi me teknologji gjysmëpërçuese. Megjithatë, deri më tani nuk ka asgjë që të sugjerojë se Kina ka dorëzuar armë vdekjeprurëse si raketa ose drone. "Amerikanët thonë se kanë prova që Pekini po shqyrton furnizimin me armë të tilla. Por deri më tani nuk ka asnjë provë të disponueshme publikisht se Kina po shqyrton furnizimet me armë."

Kina në parim ka një interes të madh që Rusia të mos humbasë luftën, thotë Helena Legarda. Sepse të dyja palët ndoqën interesa të përbashkëta në lidhje me rendin global. "Të dyja vendet i shohin SHBA-të dhe kështu edhe NATO-n si kundërshtarët e tyre kryesorë. Dhe të dyja duan të transformojnë rendin aktual botëror, për të cilin ata besojnë se është shumë i dominuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi." Nga pikëpamja kineze, zhvillimi më i keq do të ishte një ndryshim politik në Moskë, si rezultat i të cilit Rusia do të bëhej një demokraci liberale dhe do të afrohej më shumë me Perëndimin.
"Sepse atëherë Kina do të ishte shumë më e izoluar për sa u përket ambicieve të saj gjeopolitike." Pekini gjithashtu ka frikë se disfata e Rusisë do të çonte në jostabilitet politik. "Të dyja vendet ndajnë një kufi shumë të gjatë. Kjo është një arsye tjetër pse Pekini nuk dëshiron ndonjë fqinj politikisht të paqëndrueshëm që mund të rezultojë nga disfata e Rusisë."
Pavarësisht këtyre interesave, nga pikëpamja kineze ka disa argumente kundër dërgesave të armëve në Rusi. Nga frika se mos goditeshin nga vetë sanksionet dytësore, shumë kompani kineze iu bindën sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, thotë Helena Legarda. Qeveria kineze është e vetëdijshme se marrëdhëniet me SHBA-në dhe Europën do të vazhdojnë të përkeqësohen në rast të dërgesave të armëve.
Sanksionet e SHBA-së do të kishin pasoja të rënda në veçanti për ekonominë kineze, thotë Anna Marti nga Fondacioni Friedrich Naumann. "SHBA ka të ngjarë të nxisë partnerët e saj europianë që gjithashtu të marrin pjesë në sanksione të tilla, dhe kjo do të ishte fatale për Kinën, e cila është goditur ekonomikisht nga pandemia e COVID-it. Vetëm për këtë arsye, Pekini ka të ngjarë të hezitojë të furnizojë me armë Rusinë”.

Ndërkohë, amerikanët mbeten vigjilentë. Indikacionet për dërgesat e mundshme të armëve në Rusi duhet të merren shumë seriozisht, tha republikani Michael McCaul, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme, për kanalin amerikan të lajmeve "ABC" të dielën e kaluar (26 shkurt 2023). Paralajmërime të tilla nuk mund të injorohen. "Përndryshe rusët do të qëndrojnë në kufirin polak dhe kryetari Xi do të pushtojë Tajvanin."
Pikëpamja e Kremlinit për Ukrainën është e njëjtë me pikëpamjen e Pekinit për Tajvanin, thotë Anna Marti. "Putini mohon që Ukraina është një shtet i pavarur. Kina pretendon saktësisht të njëjtën gjë për Tajvanin. Të dyja vendet argumentojnë në lidhje me pretendimet e tyre territoriale në emër të perandorive imperialiste, pavarësisht nga pretendimi i tyre për të qenë shtete moderne."
Ndërkohë, Kina dëshiron të rrisë shpenzimet e saj ushtarake me 7.2 për qind këtë vit. Rritja e ndjeshme e buxhetit të mbrojtjes është evidente nga projektbuxheti që u prezantua këtë të dielë (05.03.2023) në fillim të mbledhjes vjetore njëjavore të Kongresit Popullor në Pekin./DW
Ministri federal i Punës, Hubertus Heil, nuk pret që n...
Të enjten e javës së kaluar, kreu i shërbimit sekret të Uk...
Disa persona u grumbulluan dhe shqyen posterët e presi...
Autoritetet e Bangladeshit po hetojnë shkakun e një zj...
Politikanët e krishterë në Irak po përpiqen të rrëzojn...
Kina do të rrisë shpenzimet ushtarake me më shumë se 7...
Në prag të 70-vjetorit të vdekjes së Josif Stalinit, qëndr...
Ditën e sotme u zhvilluan zgjedhjet lokale në komunën e Tu...
Qindra nacionalistë serbë dhe të krishterë ortodoksë marsh...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz thotë se do të kishte "...
Autoritetet talibane nuk kanë dhënë asnjë zotim për ri...
Ndërsa luftimet e ashpra vazhdojnë edhe përreth qytetit uk...
Kushdo që hyn ilegalisht në Britaninë e Madhe nuk do t...
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ndjek me vëme...
Çështja e asociacionit të komunave me shumicë serbe ka...
Shtetet kanë arritur marrëveshje historike për të mbro...
Punë nga shtëpia, kohë pune më fleksibël, më shumë kua...
Shumica e gjermanëve janë të mendimit, se Ukraina duhe...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar pë...
Lajm i mirë nga Ballkani. Dhe ky nuk është fillimi i n...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...