Sot mbahen zgjedhjet vendore në Tuz të Malit të Zi/ Votohet për kryetarin e komunës
Sot në komunën me shumicë shqiptare, në Tuz të Malësis...

Lajm i mirë nga Ballkani. Dhe ky nuk është fillimi i një shakaje makabre. Po i referohem një marrëveshjeje të arritur këtë javë mes liderëve të Serbisë dhe Kosovës, nën tutelën e Bashkimit Europian. Një marrëveshje për të bërë çfarë? Së pari për të rënë dakord për gjëra fillimisht të vogla dhe të parëndësishme si legjitimiteti i targave të njëri-tjetrit dhe vulave doganore.
Por plani është që lista të vazhdojë të zgjerohet derisa vetë procesi të çojë drejt besimit të ndërsjelltë dhe paqes, dhe kjo në një kohë kur jo vetëm rajoni, por mbarë bota ka shumë nevojë për më shumë nga të dyja. Prandaj duhet ta përshëndesim këtë zhvillim të ri pozitiv, por të brishtë mes serbëve dhe kosovarëve.
Dhe le t'i lëmë për një moment mënjanë vendet problematike të botës - nga Izraeli dhe Palestina në Irlandën Veriore, Kaukazi dhe Afrika - duke parë me optimizëm nga Ballkani dhe përvetësuar leksionin e madh. Sepse nëse pajtimi ndodh në këtë rajon, ai është i mundshëm kudo tjetër.
Nëse shihni një hartë, mund të arrini në përfundimin se ajo që e shqetëson pjesën më të madhe të botës është “ballkanizimi”. Ky term përshkruante në fillim fragmentimin dhe grindjet etnike - duke përfshirë edhe spastrimin etnik - pas shpërbërjes së perandorive shumëkombëshe.
Në atë kuptim të ngushtë, “ballkanizimi” është ajo që i ndodhi këtij gadishulli pas tërheqjes së osmanëve dhe sërish pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Më pas ky fenomen zbriti në Afrikë në vitet 1950-1960 kur u tërhoqën kolonialistët britanikë dhe francezë, apo në Kaukaz pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
Unë do ta përkufizoja “ballkanizimin” më gjerësisht si një luftë midis narrativave konkurruese të viktimave dhe përdorimit të tyre për të përhapur urrejtjen midis grupeve, që në vend të kësaj duhet të jetojnë si fqinjë të mirë midis tyre. Në këtë kuptim, Libani dhe i gjithë Levanti është i ballkanizuar.
Në momentet e mia më të errëta, unë druhem se në këtë drejtim po shkon edhe SHBA-ja. Sulmi gjenocidal i Rusisë ndaj Ukrainës mund të mos duket fillimisht si një rast “ballkanizimi”. Përkundrazi, ai i ngjan një lufte ataviste pushtuese perandorake, pra përpjekjes për të rivendosur një perandori, në vend të pasojës së rënies së saj.
Në fakt presidenti rus Vladimir Putin e krahason veten me Carët e dikurshëm. Megjithatë, rusët, përfshirë Putinin, e shohin Ukrainën (dhe vende të tjera rreth e rrotull) më shumë siç e shihnin serbët Bosnje dhe Hercegovinën jo shumë kohë më parë, apo siç e konsiderojnë Kosovën sot.
Kjo do të thotë që ata e mohojnë identitetin kombëtar të shtetit të tyre fqinj, duke e reduktuar atë në një rol të nënshtruar në historinë e tyre etnike ose imperialiste. Në të dyja rastet, rezultati ka qenë shpesh akoma më shumë mizori. Narrativat serbe dhe ruse rimojnë edhe në mënyra të tjera.
Të dyja kombet, si sllavë ortodoksë, deklarojnë shpesh një lidhje të veçantë (të cilën me sa duket nuk e ndiejnë me ukrainasit ortodoksë dhe sllavë). Ata tregtojnë narrativa të ngjashme se janë të kërcënuar nga një Perëndim armiqësor, me NATO-n që bombardoi forcat jugosllave (pra serbe) në 1999 për të parandaluar mizoritë kundër kosovarëve etnikë shqiptarë, në rolin e zuzarit.
Kosova e shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008. Por as Serbia dhe as Rusia nuk e njohin atë si shtet, dhe deri më tani Moska dhe Beogradi kanë punuar së bashku për të bllokuar anëtarësimin e Prishtinës në Kombet e Bashkuara dhe në organizma të tjerë ndërkombëtarë.
Ndërkohë shumica etnikisht shqiptare e Kosovës, dyshon se pakica e saj serbe mund të rebelohet dhe kërkojë shkëputjen. Nga ana e saj, qeveria serbe kundërshton shtypjen reale apo imagjinare të serbëve të Kosovës dhe kërcënon me pasoja të rënda.
Në këto kushte dhuna nuk është kurrë larg. Vitin e kaluar, gati sa nuk shpërtheu lufta për çështjen banale se cilat targa duhet të përdorin kosovarët serbë, ato të Beogradit apo të Prishtinës. Por ajo që ndajnë Serbia dhe Kosova, dhe që u mungon rajoneve të tjera të ballkanizuara të botës është një aspiratë e përbashkët: anëtarësimi në Bashkimin Europian.
Kjo i jep Brukselit njëfarë ndikimi në nxitjen e një narrative të re për të zëvendësuar komplekset ballkanike kryesore që janë ato të viktimizmit. Narrativa e re quhet “Europa”. Ndërsa unë e kam quajtur atë alternativa alsasiane, sipas rajonit të Alsasës për të cilin Franca dhe Gjermania luftuan për breza të tërë, përpara se ta kuptonin se duhej të ndalonin. Pas Luftës së Dytë Botërore, armiqtë kryesorë në kontinent u pajtuan dhe i bënë kufijtë kombëtarë në të njëjtën kohë të shenjtë dhe kryesisht të parëndësishëm brenda asaj që u bë i njohur si Bashkimi Europian.
Pavarësisht gjuhës që flisnin paraardhësit e tyre, alsasianët jetojnë sot si europianë të lirë. Kjo është edhe fryma përmes së cilës i drejtoi negociatat e kësaj jave, kryediplomati i BE-së, Jozep Borrell. “Marrëveshja nuk është për Bashkimin Europian, por për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë”- tha ai.
Kjo narrativë e re e kapërcimit të dallimeve dhe e gjetjes së gjuhës përbashkët, do të ketë padyshim vështirësitë e veta për t’u adoptuar në gjithë Ballkanin. Bosnje Hercegovina është sot një nga vendet me ekuilibrat më të brishta etnike në rajon. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, që dikur punonte për Sllobodan Millosheviçin, “Kasapin e Ballkanit”, e ka quajtur “një terrorist” kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Nga ana e tij Kurti e ka quajtur Vuçiçin një “Putin të vogël”. Dhe asnjëra nga këto qasje nuk është premtuese. E megjithatë, si Vuçiç ashtu edhe Kurti - por edhe boshnjakët, malazezët, shqiptarët dhe maqedonasit e veriut - duan që një ditë të anëtarësohen në BE. Kjo gjë i detyron ata të “kërcejnë mbi hijet e tyre” siç thonë gjermanët. Për Vuçiç dhe serbët, kjo duhet të përfshijë dënimin e agresionit të Putinit në Ukrainë, që është në antitezë të plotë me vlerat europiane.
Është shumë herët për të shpallur Vuçiçin dhe Kurtin respektivisht si Sadati dhe Begini i Ballkanit apo ndonjë shembull të ngjashëm. Por paqja dhe sjellja e qytetëruar nisin gjithmonë me një gjest sado të vogël, guximi dhe zemërgjerësie. Ndoshta Europa hodhi këtë javë një hap të parë të vogël drejt tejkalimit të “ballkanizimit” si i tillë./ Përshtatur nga CNA.al
Sot në komunën me shumicë shqiptare, në Tuz të Malësis...
Shkrimtarja Marianne Williamson, njoftoi zyrtarisht të...
Një përpjekje dypartiake e shteteve për të luftuar man...
Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se presidentit të SHB...
Të paktën 16 persona humbën jetën në një zjarr në një stac...
Detaje të reja janë zbuluar për askidentin tragjik të ndod...
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, gjatë...
Pas komunikimit me autoritetet greke, Ministria e Punëve t...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen ka...
Rritja e buxhetit të mbrojtjes të Kinës është “e përshtats...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është i gatshë...
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka zhvilluar një takim...
Tragjedia e shkaktuar nga përplasja e dy trenave në Tempi ...
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola ka mbë...
Gjatë një takimi të premten me homologët e tij të Grupit t...
Ekipet e shpëtimit kanë vazhduar operacionet pas aksidenti...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Raf...
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock bëri t...
Virologu rus Andrei Botykov, i cili kishte kontribuar në z...
Sindikata e Hekurudhave në Greqi ka paralajmëruar grevë 48...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...