FMN: Ekonomia e Kosovës do të rritet 3.8 për qind në 2024-ën
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon rritje eko...

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, dhe këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan, do të marrin pjesë në Konferencën për Paqen për Ukrainën që mbahet në Zvicër më 15 qershor, njoftoi në një deklaratë të hënën Shtëpia e Bardhë.
Nënpresidentja Harris do të shkojë në Zvicër për të nënvizuar angazhimin e Uashingtonit në mbështetje të integritetit territorial dhe parimeve të Kartës së OKB-së, tha Kirsten Allen, drejtore për komunikimin e nënpresidentes.
Nënpresidentja Harris do të riafirmojë mbështetjen amerikane për popullin e Ukrainës, që po mbrohet nga agresioni rus, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
Kremlini ka thënë vazhdimisht se bisedimet për arritjen e paqes në Ukrainë duhet të përfshijnë edhe Rusinë, e cila nuk është ftuar për të marrë pjesë në këtë takim të nivelit të lartë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, falënderoi të hënën Filipinet për mbështetjen për Ukrainën përballë agresionit rus.
Filipinet njoftuan se do të marrin pjesë në konferencën e paqes të organizuar nga Zvicra.
“U jam mirënjohës Filipineve për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, për pozicionin e qartë ndaj agresionit të Rusisë kundër vendit tonë dhe për mbështetjen e rezolutave të rëndësishme të OKB-së”, tha presidenti Zelenskyy.
Udhëheqësi ukrainas ishte në Singapor të dielën dhe tha në një konferencë sigurie se Kina po ndihmonte përpjekjet ruse për të prishur Konferencën e Paqes të planifikuar në datat 15-16 qershor, duke u bërë trysni udhëheqësve të vendeve të tjera që të mos merrnin pjesë.
“Këto përpjekje për të prishur takimin e nivelit të lartë janë sistematike dhe janë në shkallë të paprecedentë, gjë që konfirmon edhe një herë se po bëjmë gjënë e duhur”, tha ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.
Zoti Kuleba shtoi se përpjekjet e Rusisë për të sabotuar takimin u përqendruan në vendet në Azi, Afrikë dhe Amerikën e Jugut.
Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning i hodhi poshtë akuzat të hënën, duke thënë se Kina "beson se duhet të mbështeten të gjitha përpjekjet që kontribuojnë për zgjidhjen paqësore të krizës".
Kina ka bërë thirrje për një Konferencë Paqeje me pjesëmarrje të barabartë të të gjitha palëve, përfshirë Rusinë. Rusia gjithashtu e ka quajtur një fiasko planin e paqes së zotit Zelenskyy, që kërkon tërheqjen e forcave ruse nga territoret ukrainase.
Pavarësisht neutralitetit që ka deklaruar, tregtia e Kinës me Rusinë është rritur, duke i mundësuar Moskës të përballojë sanksionet ekonomike perëndimore.
Agjencitë e zbulimit ukrainase, amerikane dhe të vendeve të tjera thonë gjithashtu se ka prova se pjesë të prodhuara në Kinë po përdoren në armatimet ruse, megjithëse Kina nuk po e armatos drejtpërdrejt vendin fqinj./VOA
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon rritje eko...
Sipas dokumenteve të Gjykatës amerikane, një bankë britani...
Për shtetasit e shumicës së vendeve të botës, planifik...
Forca e Mbrojtjes e Australisë (ADF) do të lejojë edhe rek...
Rreth 60,000 emigrantë të paligjshëm kanë hyrë në Evro...
Kongresmeni Cristhian Nieto dhe gruaja e tij u qëlluan për...
Aleanca e udhëhequr nga Partia Bharatiya Janata (BJP) e kr...
"Shkoni të votoni nëse nuk doni të shkoni në luftë"! Kjo ...
Gazetarë dhe zyrtarë palestinezë të shëndetësisë njoftuan ...
Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriu...
Zgjedhja e anëtarëve të jurisë për gjyqin ndaj djalit të P...
Rreth 400 milionë qytetarë të Bashkimit Evropian do të vot...
Një 34-vjeçar është ndaluar në kryeqytetin e Rumanisë,...
Partia për Veprim Demokratik, e udhëhequr në Preshevë nga ...
Rezultatet paraprake zyrtare të votimit publikuar herët të...
Më shumë se 50 njerëz vdiqën në Indi gjatë tri ditëve të f...
Nikos Michaloliakos është arrestuar mesditën e së hënës, p...
Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet në Serbi duke...
Claudia Sheinbaum pritet të bëhet presidentja e parë grua ...
Kina ka akuzuar Shërbimin e Inteligjencës Sekrete të Mbret...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...