“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...

Rezultatet paraprake zyrtare të votimit publikuar herët të hënën, tregojnë se kandidatja e partisë në pushtet, Claudia Sheinbaum, është fituese e zgjedhjeve presidenciale në Meksikë, duke u bërë udhëheqësja e parë grua që merr drejtimin e vendit. Ish-kryebashkiakja kandidoi nën siglën e partisë Morena, me premtimet për të çuar më tej politikat e Presidentit Andrés Manuel López Obrador.
Kreu i Institutit Kombëtar të Zgjedhjeve në Meksikë, tha se sipas përllogaritjeve paraprake në zgjedhje, kandidatja Claudia Sheinbaum, ka marrë mes 58.3% dhe 60.7% të votave.
“Me këtë vendim populli meksikan mundëson vazhdimin e përparimit të programit të Presidentit Obrador, (që ligji zbatohet për të gjithë dhe askush nuk është mbi ligjin). Për herë të parë në 200 vjet, Meksika ka një grua presidente të republikës”, tha presidentja e zgjedhur e Meksikës, Claudia Sheinbaum.
Në një vend me afro 100 milionë katolikë, zonja Sheinbaum do të jetë gjithashtu presidentja e parë në historinë e Meksikës me prejardhje hebraike.
Zonja Sheinbaum i detyrohet presidentit në largim, Andrés Manuel López Obrador, për një pjesë të madhe të popullaritetit të saj. Zoti Obrador, i cili i përket vijës së majtë sikurse edhe presidentja e zgjedhur, ka qenë mentor i saj dhe 60 për qind e popullsisë e miraton punën e tij .
Rezultatet paraprake tregojnë se Partia Morena fitoi shumicën e vendeve në të dyja dhomat e Kongresit. Kundërshtarja e saj, Xóchitl Gálvez, senatore e opozitës dhe përfaqësuese biznesi me prejardhje indigjene, ka marrë mes 26.6% dhe 28.6% të votave.
“Është koha të lëmë pas fushatat dhe të hyjmë në një fazë pajtimi ku ajo që na bashkon si banorë të Meksikës, ka përparësi. Nuk mund të anashkalojmë faktin se ky ishte një proces i pabarabartë, i karakterizuar nga ndërhyrja e presidentit dhe përdorimi i programeve sociale. Ky ka qenë edhe procesi zgjedhor më i dhunshëm në historinë e vendit tonë”, tha Xóchitl Gálvez, kandidate për presidente e Meksikës.
Disa orë përpara hapjes së qendrave të votimit të dielën, një kandidat lokal u vra në një shtet të Meksikës, thanë autoritetet, një nga të paktën 25 kandidatët e tjerë politikë të vrarë gjatë fushatës aktuale, sipas të dhënave zyrtare.
Më shumë se 450,000 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra mijëra janë zhdukur që nga viti 2006, kur qeveria angazhoi ushtrinë për të luftuar trafikun e drogës.
Zonja Sheinbaum është zotuar të vazhdojë strategjinë e debatueshme të Presidentit López Obrador “përqafime jo plumba” për të luftuar krimin në themelet e tij./ VOA
Më shumë se 50 njerëz vdiqën në Indi gjatë tri ditëve të f...
Nikos Michaloliakos është arrestuar mesditën e së hënës, p...
Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet në Serbi duke...
Claudia Sheinbaum pritet të bëhet presidentja e parë grua ...
Kina ka akuzuar Shërbimin e Inteligjencës Sekrete të Mbret...
Kandidatët për president Joe Biden dhe Donald Trump kanë q...
Partia Përparimtare serbe e presidentit të Serbisë Aleksan...
Serbia mbajti zgjedhje lokale në Beograd dhe në 88 qytete ...
Rajoni Svalbard i Norvegjisë është një zonë e lirë pa viza...
Zyrtarë amerikanë dhe kinezë të mbrojtjes ofruan qëndrime ...
Vendimi i NATO-s së voni për ta përforcuar kufirin e vet l...
Partitë e Frontit Evropian, që udhëhiqen nga Bashkimi Demo...
Ish presidenti iranian i vijës së ashpër, Mahmud Ahmadinex...
Një ndihmës i kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu...
Një lojë virale në rrjetin social “TikTok” që po rrezikon ...
Kina ka njoftuar se misioni i saj pa ekuipazh u ul me ...
Shi, shi dhe vetëm shi në Gjermani në javët e fundit. Ende...
Qytetarët serbë po votojnë më 2 qershor në zgjedhjet lokal...
Motrat supermodele Bella dhe Gigi Hadid dhurojnë 1 mil...
Pothuajse 100 milionë votues do të zgjedhin këtë të di...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...