
Partia Përparimtare serbe e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, pretendon një fitore të thellë në zgjedhjet për pushtetin lokal të së dielës, përfshirë edhe zgjedhjet e përsëritura në Beograd.
Presidenti serb duke shpallur fitoren, tha se partia e tij do të ketë shumicën në kuvendin e Beogradit prej 110 vendesh. "Kjo është një fitore e pabesueshme", tha ai gjatë një konnference shtypi.
Por disa parti opozitare thanë se votimet u përcollën me parregullsi të mëdha.
Kandidati kryesor i opozitës nga lista “Lëvizje dhe Ndryshim” Savo Manojloviç tha se aleanca e tij nuk do t'i njohë rezultatet. "Këto ishin zgjedhjet më të parregullta ndonjëherë," u tha ai mbështetësve.
Më herët gjatë ditës, mbështetësit e opozitës u përleshën me veprimtarët e Partisë Përparimtare serbe në Beograd dhe në qytetin verior të Novi Sadit.
Autoritetet e rendit në Serbi thanë zgjedhjet ishin të qeta dhe nuk ka pasur incidente të rënda.
Partia Përparimtare e presidentit serb Aleksandar Vuçiç do të forcojë edhe më tej kontrollin e gjerë mbi pushtetin në vend, mes kritikave për shtypje të demokracisë.
Zgjedhjet në kryeqytetin serb u përsëriten pasi raportet për parregullsi të gjera dhjetorin e kaluar nxitën tensione politike dhe akuza se Partia Përparimtare Serbe e presidentit Aleksandër Vuçiç manipuloi votimet. Populistët në pushtet u akuzuan në dhjetor të vitit të kaluar nga opozita dhe vëzhguesit e pavarur për transportim me autobusë të votuesve nga zona të tjera të Serbisë dhe nga Bosnja fqinje, gjë që ata e kanë mohuar. Raportime të ngjashme u publikuan nga mbështetësit e opozitës të dielën në rrjetet sociale.
Presidenti Vuçiç kërkon zyrtarisht që kombi i tij i trazuar të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por është larguar vazhdimisht nga vlerat evropiane të demokracisë, ndërsa ruan lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën. Serbia ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë. Partia Përparimtare Serbe e ka paraqitur veten si të vetmen forcë politike të aftë për ta drejtuar vendin dhe për ta mbajtur atë të sigurt në një kohë trazirash globale.
Grupet opozitare properëndimore e kanë akuzuar presidentin Vuçiç për lidhje me krimin, korrupsionin e shfrenuar dhe shtypjen e demokracisë. Por një aleancë e gjerë e cila qëndroni prapa protestave të mëdha antiqeveritare në rrugë vitin e kaluar është ndarë dhe ish aleatët janë ë kthyer kundër njëri-tjetrit, duke nxitur apatinë mes 6.5 milionë votuesve në Serbi.
Partia në pushtet e presidentit Vuçiç pritet të jetë fituese të dielën. Ajo kontrollon për më shumë se një dekadë të gjitha nivelet e pushtetit në Serbi, kështu që nëse opozita arrin të fitojë disa nga kuvendet komunale, për të mos përmendur qytetet e mëdha, do të ishte një ndryshim i rëndësishëm.
Grupet opozitare u ndanë rreth çështjes nëse duhet të marrin pjesë në zgjedhje apo të vazhdojnë me kërkesat për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ata që konkurruan për pushtetin në qytetin e Beogradit, zhvilluan fushatën nën parullën “Ne zgjedhim të luftojmë”!
Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve thanë se zgjedhjet parlamentare dhe lokale të dhjetorit të vitit të kaluar mbajtën në "kushte të padrejta", pjesërisht për shkak të përfshirjes së presidentit dhe përparësive sistematike për partinë në pushtet.
Një raport i OSBE/ODIHR-it tha se zgjedhjet ishin “dëmtuar nga retorika e ashpër, paragjykimet në media, trysnia ndaj punonjësve të sektorit publik dhe keqpërdorimi i burimeve publike”.
Vëzhguesit vendas të zgjedhjeve thanë se nuk kanë ndryshuar shumë gjëra pavarësisht një sërë rekomandimesh të renditura nga vëzhguesit ndërkombëtarë pas votimeve të dhjetorit.
Zgjedhjet për pushtetin lokal u mbajtën edhe në dy nga tri komunat e banuara me shqiptarë në jug të Serbisë.
Në komunën e Preshevës në konkurrencë ishin 6 parti politike shqiptare dhe një parti serbe, Në Bujanoc ndërkaq në konkurrencë ishin 4 parti shqiptare, 4 serbe dhe një parti e pakicës kombëtare rome.
Përfaqësuesit e shqiptarëve thonë se vështirësitë më të cilat përballet rajoni, që nga mungesa e investimeve ekonomike e deri te mosnjohja e diplomave dhe posaçërisht procesi i “pasivizimit” të adresave të shqiptarëve, kanë ndikuar në ekuilibrin etnik dhe rrjedhimisht përfaqësimin politik të shqiptarëve nga ky rajon./ VOA
Serbia mbajti zgjedhje lokale në Beograd dhe në 88 qytete ...
Rajoni Svalbard i Norvegjisë është një zonë e lirë pa viza...
Zyrtarë amerikanë dhe kinezë të mbrojtjes ofruan qëndrime ...
Vendimi i NATO-s së voni për ta përforcuar kufirin e vet l...
Partitë e Frontit Evropian, që udhëhiqen nga Bashkimi Demo...
Ish presidenti iranian i vijës së ashpër, Mahmud Ahmadinex...
Një ndihmës i kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu...
Një lojë virale në rrjetin social “TikTok” që po rrezikon ...
Kina ka njoftuar se misioni i saj pa ekuipazh u ul me ...
Shi, shi dhe vetëm shi në Gjermani në javët e fundit. Ende...
Qytetarët serbë po votojnë më 2 qershor në zgjedhjet lokal...
Motrat supermodele Bella dhe Gigi Hadid dhurojnë 1 mil...
Pothuajse 100 milionë votues do të zgjedhin këtë të di...
Zohre Elahian u bë gruaja e parë që u regjistrua për zgjed...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJ...
Janë zgjedhjet më të mëdha demokratike në botë, po të lemë...
Dy ministra izraelitë të ekstremit të djathtë kanë kërcënu...
Donald Trump, kandidati me shumë gjasa i Partisë Republika...
Partia opozitare Lëvizja për Bashkim Kombëtar e Gjeorgjisë...
Turqia ka njoftuar se do të vërë në funksionim këtë vit ce...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...