Scholz: Do ta mbrojmë çdo centimetër katror të territorit të NATO-s
Vendimi i NATO-s së voni për ta përforcuar kufirin e vet l...

Zyrtarë amerikanë dhe kinezë të mbrojtjes ofruan qëndrime të ndryshme për Azinë, ndonëse ranë dakord të mbanin të hapura kanalet e komunikimit, gjatë takimit në Singapor për sigurinë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Bill Gallo, takimi i ministrave të mbrojtjes që njihet me emrin Forumi Shangri-La përfundoi të dielën në Singapor, ku palët u pajtuan se duhet vazhduar komunikimin me njëri tjetrin, por nuk munguan akuzat sidomos ndërmjet Uashingtonit dhe Pekinit.
Në Singapor u mbajt takimi i parë ballë për ballë i shefit të Pentagonit, Lloyd Austin, me homologun e tij kinez, Ministrin e Mbrojtjes Dong Jun.
Kina kishte refuzuar deri vonë mbajtjen e bisedimeve të këtij niveli.
“Kemi qenë gjithmonë të hapur për shkëmbime dhe bashkëpunim, por kjo kërkon që të dyja palët të bëjnë kompromis”, thotë shefi i mbrojtjes kineze, Dong Jun.
Disa dallime ishin të patejkalueshme në këtë takim ndërsa zyrtarët kinezë u hodhën në sulm.
“Faktet tregojnë se Uashingtoni është korruptuesi më i madh i rendit ndërkombëtar, pengesa më e madhe për përparim në qeverisjen globale dhe sfida më e madhe për paqen dhe stabilitetin rajonal”, tha Jing Jiangfeng, gjeneral i ushtrisë kineze.
Shefi i Pentagonit, Lloyd Austin këmbënguli se lufta është e shmangshme dhe dialogu është i nevojshëm.
“Nuk ka mundësi që çdo bisedë që bëhet të jetë një bisedë e lumtur. Është e rëndësishme megjithatë që ne të vazhdojmë të flasim me njëri-tjetrin”, thotë Sekretari Austin.
Disa prej temave që të dy vendet mund t’i diskutojnë përfshijnë kërcënimet ushtarake të Kinës kundër Tajvanit.
Në Detin e Kinës Jugore, anijet kineze kanë ngacmuar anije shumë më të vogla filipinase, duke ngritur shqetësimin se kjo mund të aktivizojë traktatin e mbrojtjes SHBA-Filipine që kërkon që të dy vendet të mbështesin njëri-tjetrin nëse një palë tjetër sulmon Filipinet ose Shtetet e Bashkuara.
“Nëse një qytetar filipinas vritet nga një veprim i qëllimshëm që është shumë i përafërt me atë që ne e përkufizojmë si një akt lufte, ne do të përgjigjemi në përputhje me rrethanat”, tha Presidenti i Filipineve Ferdinand Marcos Jr.
Këto çështje të ndjeshme e bëjnë edhe më të rëndësishme për Uashingtonin dhe Pekinin që të vazhdojnë të bisedojnë, thonë shumë analistë rajonalë.
“Temperaturat po ulen, edhe pse nuk duhet të kemi iluzionin se problemet do të zgjidhen sepse këto janë probleme komplekse. Përparësia tani është ulja e tensioneve, dërgimi i mesazheve të duhura për ndërtim të besimit, si dhe më shumë dialog”, thotë profesori i Universitetit Kombëtar të Singaporit, Lim Tai Wei.
Të paktën tani për tani, Kina po pranon të vazhdojë ato takime./ VOA
Vendimi i NATO-s së voni për ta përforcuar kufirin e vet l...
Partitë e Frontit Evropian, që udhëhiqen nga Bashkimi Demo...
Ish presidenti iranian i vijës së ashpër, Mahmud Ahmadinex...
Një ndihmës i kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu...
Një lojë virale në rrjetin social “TikTok” që po rrezikon ...
Kina ka njoftuar se misioni i saj pa ekuipazh u ul me ...
Shi, shi dhe vetëm shi në Gjermani në javët e fundit. Ende...
Qytetarët serbë po votojnë më 2 qershor në zgjedhjet lokal...
Motrat supermodele Bella dhe Gigi Hadid dhurojnë 1 mil...
Pothuajse 100 milionë votues do të zgjedhin këtë të di...
Zohre Elahian u bë gruaja e parë që u regjistrua për zgjed...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJ...
Janë zgjedhjet më të mëdha demokratike në botë, po të lemë...
Dy ministra izraelitë të ekstremit të djathtë kanë kërcënu...
Donald Trump, kandidati me shumë gjasa i Partisë Republika...
Partia opozitare Lëvizja për Bashkim Kombëtar e Gjeorgjisë...
Turqia ka njoftuar se do të vërë në funksionim këtë vit ce...
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar ...
Vrasësi serial kanadez Robert Pickton, i cili u dënua për ...
Autoritetet në Venecia kanë miratuar masa të reja për të k...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...