Kurti: Serbia dëshiron të dëmtojë Kosovën pavarësisht bisedimeve për normalizim të marrëdhënieve
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të shtunën se S...

Në një paraqitje të rrallë në dhomën e konferencës në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Joe Biden tha të premten se Izraeli nuk ka vendosur ende se si do t’u përgjigjet sulmeve me raketa të Teheranit dhe siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara i kërkoi kryeministrit izraelit që të konsideronin objektiva të tjera përveç rezervave iraniane të naftës.
Izraeli zgjeroi sulmet ajrore në Liban, duke goditur periferitë jugore të Bejrutit.
Izraeli njoftoi të shtunën se ka vrarë dy anëtarë të Hamasit, njërin në një goditje ajrore dhe tjetrin në një operacion gjatë natës.
Ushtria izraelite goditi për herë të parë një kamp refugjatësh palestinezë thellë në Libanin verior dhe grupi militant palestinez tha se sulmi pranë qytetit verior të Tripolit të shtunën herët në mëngjes shkaktoi vdekjen e një zyrtari të krahut ushtarak të Hamasit, së bashku me gruan dhe dy vajzat e tij të vogla. Ushtria izraelite tha gjithashtu se forcat speciale po kryenin sulme tokësore kundër infrastrukturës së Hezbollahut në Libanin jugor.
Izraeli po shqyrton gjithashtu alternativat për hakmarrje ndaj Iranit për sulmin me 180 raketa të Teheranit në fillim të kësaj jave, duke diskutuar nëse do të sulmojë rezervat iraniane të naftës.
“Izraelitët nuk kanë marrë ende një vendim se çfarë do të bëjnë, si do të reagojnë pas sulmit. Është në diskutim. Mendoj se po të isha në vendin e tyre, do të mendoja për alternativa të tjera.”
Kjo ishte deklarata e presidentit Biden në një paraqitje të paparalajmëruar në Shtëpinë e Bardhë të premten, e para në pothuajse katër vitet e tij në detyrë.
Biden tha në fillim të kësaj jave se ai nuk mbështet një goditje të objekteve bërthamore iraniane nga Izraeli.
Analistët mendojnë se industria iraniane e naftës është nën sanksione dhe një sulm ndaj objekteve të saj do të kishte pak ndikim në furnizimin global. Por hakmarrja e Teheranit sipas tyre mund të jetë shkatërruese.
“Nëse Irani më pas do të hakmerrej duke bllokuar Ngushticën e Hormuzit, kjo do të ndikonte jo vetëm në eksportet e naftës iraniane, por edhe në eksportet e naftës të shumë vendeve të Gjirit, vendeve Arabe të Gjirit, kështu që mund të ishte katastrofike për furnizimet botërore me energji”, thotë Ellen Laipson, nga Universiteti George Mason.
Që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar që shkaktoi luftën e Izraelit kundër grupit militant në Gazë, Presidenti Biden ka luftuar për të ndaluar konfliktin. Tani është përhapur jo vetëm në Liban, por edhe në Bregun Perëndimor.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk i ka dëgjuar thirrjet e zotit Biden për një armëpushim në Gazë apo Liban. Përfundimi i luftës është një çështje kyçe për amerikanët përpara zgjedhjeve të tyre presidenciale të nëntorit.
“Asnjë administratë nuk e ka ndihmuar Izraelin më shumë se unë, asnjë. Dhe unë mendoj se Netanyahu duhet ta mbajë mend këtë. Nuk e di nëse ai po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet amerikane, nuk e di, por nuk po e llogaris këtë”, tha Presidenti Biden.
Në shenjë mbështetjeje për grupin militant Hezbollah, kryediplomati i Iranit dha një paralajmërim.
“Nëse Izraeli ndërmerr ndonjë hap apo masë kundër nesh, hakmarrja jonë do të jetë më e fortë se ajo e mëparshme”, tha ai.
Ndërkohë, për të ndaluar përshkallëzimin e mëtejshëm, ushtria amerikane të premten goditi objektet ushtarake në Jemen të grupit milintat Houthi, një tjetër grup i mbështetur nga Irani dhe se kohët e fundit ka goditur anijet e tranportit në Detin e Kuq./VOA
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të shtunën se S...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje...
Ukraina ka prova të dokumentuara për ekzekutimin e 93 të b...
Në një paraqitje të rrallë në dhomën e konferencës në Shtë...
Izraeli ka zgjeruar bombardimet në Liban më 5 tetor, duke ...
Kryepeshkopi i dioqezës së kryeqytetit boshnjak të Vrhbosn...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të prezantojë ...
Forcat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Liban thanë...
Një sulm izraelit në një kamp refugjatësh në veri të Liban...
Administrata e Presidentit Biden nuk do të ripërtërijë një...
Presidenti Joe Biden tha të premten se nuk e dinte nës...
Ndërsa po shënohet pothuajse një vit nga fillimi i luftës,...
Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei, tha të ...
Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut janë pajtuar për nj...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se shteti i ti...
Pamjet në mediat sociale tregojnë se sa shpejt shirat përm...
Mickoski tha se qeveria e tij nuk do të bëjë asgjë në kund...
Pas hetimeve të brendshme disamujore zyrtari përgjegjës pë...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka vizituar t...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...