Khamenei: Irani dhe aleatët e tij nuk do të zmbrapsen nga Izraeli
Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei, tha të ...

Ndërsa po shënohet pothuajse një vit nga fillimi i luftës, për banorët e Gazës, shtëpitë e të cilëve janë shkatëruar plotësisht, orvatjet për të garantuar nevojat bazë, janë bërë pjesë e përditshmërisë. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara 1.9 milionë njerëz ose 86% e popullatës që kishte ky rajon para luftës, janë zhvendosur. Shumë prej tyre jetojnë në kampe refugjatësh me mungesa të theksuara të produkteve ushqimore e kujdesit shëndetësor. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones njofton.
Kampi Beit Lahyia, në pjesën jugore të Gazës, shërben si strehë për 200 familje.
Një prej tyre, familja Salha, qe u shpërngul nga pjesa veriore, pasi një sulm izraelit i shkatërroi shtëpinë.
Warda Almoslami, bashkëshorti i saj Monder, pesë djemtë dhe dy vajzat e tyre, jetojnë tani në një tendë me mbulesa plastike.
Çdo ditë është një sfidë më vete për ta.
"Gjithçka është bërë e vështirë sepse nuk ka ujë, energji apo gjëra të tjera të nevojshme. Gjëja e parë që bëjmë çdo ditë është të sigurojmë ujë të pijshëm. Me atë u laj fëmijëve fytyrën, u kreh flokët. Secili prej nesh ka detyrat e veta të përditshme”, thotë Warda Almoslami, një prej shumë të zhvendosurve në Gazë.
Sot, është detyrë e 13-vjeçares Bana Salha të mbushë ujë.
Bana, e cila së bashku me familjen e saj janë shpërngulur katër herë që kur u shkatërrua shtëpia, thotë se e ka marrë malli t'i kthehet normalitetit.
"Shpresojmë ta rindërtojmë shtëpinë. Duam ta rindërtojmë e të kthehemi në veri. Duam të shohim miqtë, shokët e shkollës, mësuesit e të kthehemi në shkollë”, thotë ajo.
Babai i Banës, Monderi, punonte në ndërtim.
Kjo është hera e katërt që ai ndërton një tendë me mbulesa plastike për familjen e tij, pasi i është dashur të lëvizë vazhdimisht për t'i shpëtuar luftimeve. Por me temperaturat që arrijnë deri në 8 gradë Celsius, Monderi thotë se po bën më të mirën për të ndërtuar një tendë që të mund t’i rezistojë dimrit. Ai thotë se nuk ka para për një strehë më të fortë, pasi nuk mund të gjejë punë.
"Gjetja e punës varet nga marrëdhënia që ke me komunitetin. Ne jemi të huaj këtu, pasi kemi ardhur nga një pjesë tjetër e Gazës dhe me luftën që vazhdon, nuk ka punë", thotë ai.
Sikurse dhe gratë e tjera në kamp, Warda, e kalon pjesën më të madhe të ditës duke gatuar e pjekur bukë në një furrë prej balte. Disa prej bukëve ajo i shet, duke siguruar një sasi të vogël të ardhurash.
Në fund të ditës, ajo mblidhet me gratë e tjera për të pushuar, por bisedat e tyre siç thotë ajo, dominohen nga lufta dhe dimri i ftohtë që po afron.
“Kudo ka bombardime, në çdo zonë. Nuk ka rëndësi nëse aty ka njerëz apo jo. Ka bombardime në tregje, në shkolla, gjithandej. Tashmë druhemi edhe nga shiu pasi nuk jemi të përgatitur për dimër”, thotë Warda Almoslami.
Përpjekjet e shumta për paqe në Gazë kanë dështuar. Izraeli thotë se lufta do të përfundojë vetëm me shkatërrimin e Hamasit dhe me kthimin e gjithë atyre pengjeve që vazhdojnë të jenë në duart e grupit militant që nga sulmi i 7 tetorit ndaj shtetit hebre, një vit më parë./ VOA
Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei, tha të ...
Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut janë pajtuar për nj...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se shteti i ti...
Pamjet në mediat sociale tregojnë se sa shpejt shirat përm...
Mickoski tha se qeveria e tij nuk do të bëjë asgjë në kund...
Pas hetimeve të brendshme disamujore zyrtari përgjegjës pë...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka vizituar t...
Ushtria amerikane tha se i ka kryer 15 sulme ajrore të pre...
Komisioni Evropian njoftoi të premten se duke filluar nga ...
Mali i Zi duhet t’i lërë pas përçarjet e brendshme dhe fan...
Shtatëmbëdhjetë vende evropiane i bënë thirrje Komisionit ...
Që prej largimit prej administratës Trump, Jared Kushner, ...
Disa shtëpi dhe rrugë janë përmbytur të premten në ver...
Ndërsa Kina dhe Perëndimi bëjnë përpjekje të rrisin numrin...
Qeveria serbe njoftoi të premten se ministri i saj pa port...
Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thanë të premten se shumic...
Së paku tre civilë janë vrarë nga granatimet ruse në katër...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha të enjten se rajon...
Sulmet izraelite mbyllën pikëkalimin kryesor kufitar të Li...
Melania Trump duket se i është bashkuar një vargu të gjatë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...