Vendet e BE-së kërkojnë dëbimin e emigrantëve të parregullt
Shtatëmbëdhjetë vende evropiane i bënë thirrje Komisionit ...

Mali i Zi duhet t’i lërë pas përçarjet e brendshme dhe fantazmat e së shkuarës, tha ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Judy Reising Reinke. Zonja Reinke i bëri këto komente në Forumin e Sigurisë të Aleancës Atlantike 2BS me temën “Prioritetet dhe sfidat për Ballkanin Perëndimor” i cili të premten i zhvilloi punimet në qytetin bregdetar Budva.
Zonja Reinke theksoi se SHBA-ja mbështet plotësisht përparimin e mëtejshëm në bashkëpunimin rajonal ekonomik dhe të sigurisë, veçanërisht në përpjekjet e Malit të Zi drejt integrimit evropian.
“Megjithatë, politika e identitetit, e inkurajuar dhe e manipuluar nga aktorë keqdashës dhe përfaqësuesit e tyre, krijon një klimë ndarjeje që mund të pengojë këtë vend, por edhe çdo vend tjetër ku të gjithë anëtarët e grupeve të ndryshme nuk respektohen dhe pranohen”, tha ambasadorja Reinke.
Sipas saj, fuqia e pajtimit të vërtetë është në duart e njerëzve.
"Çdo qytetar ka fuqinë e respektit, tolerancës, përfshirjes dhe faljes, si dhe aftësinë për të refuzuar provokimet. Përhapja e tolerancës, faljes dhe respektit janë një nga çelësat kryesorë për të zhbllokuar një të ardhme të sigurt dhe paqësore," tha ambasadorja Reinke.
Ndërsa gjeneral lejtnant Andrew M. Rohling, zëvendëskryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s tha se aleanca është plotësisht e përkushtuar ndaj Malit të Zi dhe se është e rëndësishme për NATO-n që të ketë një udhëheqje të fortë në vend.
Duke nënvizuar ndikimin rus në rajon dhe mekanizmave për t'i rezistuar këtij ndikimi, zyrtari ushtarak i NATO-s tha:
“Rusia ndërmori një sulm të fortë kibernetik ndaj Malit të Zi dhe NATO-s, por së bashku morën masa të forta për t'i rezistuar. Ishte një mënyrë për të ndihmuar Malin e Zi dhe të 32 shtetet anëtare ndihmuan në këtë situatë. Rusia përhap dezinformata dhe përdor mënyra të tjera për të dobësuar vendosmërinë tonë, por Aleanca dhe Mali i Zi së bashku ofrojnë një mjedis të sigurisë kolektive," tha Rohling.
Duke folur për rreziqet në Ballkan, Gjen. Lejtnant Rohling tha se NATO është e përkushtuar ndaj Ballkanit Perëndimor.“Edhe pse Mali i Zi është një vend i sigurt, ka aktorë që përpiqen ta minojnë atë, por NATO është e përkushtuar dhe ne kemi të njëjtën prani si në të kaluarën. Ka arsye për shqetësim në Ballkan, sepse ka edhe elementë jostabiliteti, por kjo është arsyeja pse NATO është edhe më e përgatitur për çdo gjë që mund të na dalë”, theksoi Rawling.
Ai vlerësoi se lufta në Ukrainë është një kërcënim serioz për Ballkanin, por paqëndrueshmëria në Ballkan është e pranishme prej një kohe të gjatë.
“Është e rëndësishme që ne të mos lejojmë paqëndrueshmëri, prandaj promovojmë stabilitetin në këtë rajon”, përfundoi Rohling.
I dërguari posaçëm i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, vlerësoi se ka lëvizje dhe përparim dhe se Mali i Zi ka gjasat më të mira për t'u anëtarësuar në BE. Megjithatë, ai beson se sfida më e madhe është se rajoni ende nuk e ka tejkaluar trashëgiminë e Jugosllavisë.
“Ka ende shumë nga e kaluara në jetën aktuale, dhe shumë politikanë që e ndërtojnë karrierën e tyre duke interpretuar të kaluarën, jo duke u përgatitur për të ardhmen. Dhe nuk ka asnjë ndjenjë pajtimi dhe drejtësie, dhe gjithashtu, mendoj se ka shumë elementë etnikë dhe fetarë, gjë që gjithashtu pengon përparimin”, tha zoti Lajçak.
Duke folur për mospërputhjes mes pikëpamjes politike dhe realitetit në Ballkan, Lajçak tha se mospërputhja ka ekzistuar viteve të fundit.
“BE-ja i është përkushtuar rajonit dhe kjo nuk është ndjerë në kryeqytetet evropiane, kështu që tani duhet ta bindim rajonin se këtë herë është reale dhe se është një perspektivë e duhur, dhe pastaj ne jemi të interesuar për si do ta shfrytëzojnë momentin vendet e Ballkanit. Mali i Zi është në pozitën më të mirë, por ai proces nuk do të ndodhë vetëvetiu, por kërkon rezultate,” tha zoti Lajçak.
Ndërkaq, kryetarja e Forumit të Sigurisë të Aleancës Atlantike Milica Pejanoviç-Gjurishiç u përqendrua tek situate në nivel global, kur bëhet fjalë për luftrat në Evropë dhe Lindjen e Mesme, ashtu edhe kur bëhet fjalë për konflikte më pak të dukshme në mbarë botën.
Nga ana tjetër, zonja Gjurishiç foli për sfidat e njohura rajonale që po fitojnë përsëri intensitet dhe janë një barrë e rëndë për Ballkanin Perëndimor, duke ngadalësuar integrimin evropian dhe zhvillimin e përgjithshëm.
"Kosova dhe Bosnja e Hercegovina mbeten pikat kyçe të përshkallëzimit të mundshëm, gjithnjë e më shumë po vijnë paralajmërime për këtë. Fushatat e dezinformimit dhe propagandës që vijnë nga Moska përmes Beogradit dhe Banja Lukës kanë për qëllim destabilizimin e rajonit, duke nxitur tensione ndëretnike dhe ngadalësimin e integrimit, nga ana tjetër, ndikimi ekonomik i Kinës mbetet pjesë e presionit gjeopolitik që ndërlikon më tej dinamikën rajonale”, tha zonja Gjurishiç./ VOA
Shtatëmbëdhjetë vende evropiane i bënë thirrje Komisionit ...
Që prej largimit prej administratës Trump, Jared Kushner, ...
Disa shtëpi dhe rrugë janë përmbytur të premten në ver...
Ndërsa Kina dhe Perëndimi bëjnë përpjekje të rrisin numrin...
Qeveria serbe njoftoi të premten se ministri i saj pa port...
Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thanë të premten se shumic...
Së paku tre civilë janë vrarë nga granatimet ruse në katër...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha të enjten se rajon...
Sulmet izraelite mbyllën pikëkalimin kryesor kufitar të Li...
Melania Trump duket se i është bashkuar një vargu të gjatë...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSH...
Bombardimet izraelite shkaktuan shpërthime të mëdha jashtë...
Ushtria izraelite paralajmëroi banorët e më shumë se 20 qy...
Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, ka ngritur polem...
Një grup hakerësh, i lidhur me inteligjencën ruse, është p...
Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte vizitoi ...
Ballafaqimi i tanishëm mes Rusisë dhe Perëndimit për U...
Evropa duket e gatshme të ashpërsojë ligjet e migracionit ...
Prej muajsh, Presidenti Joe Biden ka paralajmëruar Izraeli...
Si demokratët, ashtu edhe republikanët në Ohajo shpresojnë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...