Sot protesta e 47-të kundër qeverisë/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”
Këtë të enjte po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 47-t...
Këtë të enjte po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 47-t...

Ushtria izraelite paralajmëroi banorët e më shumë se 20 qyteteve dhe fshatrave të Libanit jugor të enjten që të evakuojnë menjëherë shtëpitë e tyre dhe të zhvendosen në veri, ndërsa Izraeli vazhdon fushatën tokësore kundër Hezbollahut.
Zëdhënësi arab i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), nënkoloneli Avichay Adraee këshilloi banorët me një postim në platformën "X", që të zhvendoseshin në veri të lumit Awali për të "shpëtuar jetët" e tyre. Ai paralajmëroi se çdo lëvizje drejt jugut do t'i vendoste ata në rrezik.
"Aktivitetet e Hezbollahut e detyrojnë IDF-në të veprojë kundër tij me forcë," shkruante ai, duke shtuar se IDF-ja do t'i njoftonte kur të ishte e sigurt të ktheheshin në shtëpi.
Adraee lëshoi gjithashtu një urdhër të ri evakuimi të enjten në mbrëmje vonë për banorët e lagjes Burj al-Barajneh në periferitë jugore të Bejrutit, duke thënë se ata ndodheshin pranë "objekteve dhe interesave të Hezbollahut".
Organizata për të drejtat e njeriut "Amnesty International" tha se ishte e shqetësuar nga urdhrat e evakuimit, të cilët u janë dhënë njerëzve në më shumë se 70 qytete dhe fshatra gjatë tri ditëve të fundit. Banorët janë urdhëruar të largohen menjëherë nga shtëpitë e tyre, duke u dhënë pak kohë për të mbledhur sendet e tyre.
“Duam të theksojmë se këto paralajmërime nuk parashikojnë një zonë të sigurt në Libanin jugor dhe nuk e çlirojnë ushtrinë izraelite nga detyrimet e saj sipas ligjit ndërkombëtar humanitar që të mos vërë në shënjestër civilët dhe të marrë të gjitha masat e mundshme për të minimizuar dëmin ndaj civilëve u tha gazetarëve Aya Majzoub, zëvendësdrejtoresha rajonale e "Amnesty "për Lindjen e Mesme, në një telefonatë nga Bejruti të enjten.
IDF-ja tha se ushtria është aktualisht e pranishme në jug "duke kryer bastisje për të frenuar dhe shkatërruar infrastrukturën terroriste të organizatës terroriste Hezbollah", thuhet në një deklaratë.
IDF-ja tha gjithashtu të enjten se avionët luftarakë izraelitë vranë komandantin e Hezbollahut Khader Al-Shahabiya në një sulm të mërkurën. Në deklaratë thuhet se Shahabiya ishte përgjegjës për sulmin me raketë të korrikut që goditi një fushë futbolli në qytetin Majdal Shams në Lartësitë Golan, duke vrarë 12 fëmijë.
IDF tha se forcat e saj ajrore kishin "goditur me saktësi" disa objekte të armëve të Hezbollahut; objektiva të zbulimit të Hezbollahut, përfshirë operativë; dhe infrastrukturë tjetër të grupit në zonën e Bejrutit të enjten.
Zyrtarët libanezë të shëndetësisë thanë të enjten se një sulm ajror izraelit goditi një ndërtesë apartamentesh gjatë natës në Bejrut, duke vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur shtatë të tjerë. Ministria tha gjithashtu se dy persona u vranë dhe 14 u plagosën në sulmet izraelite në provincën Bekaa në Libanin lindor.
Ministri i Shëndetësisë i vendit tha të enjten se më shumë se 1,900 vetë janë vrarë që nga 8 tetori 2023, kur Hezbollahu lëshoi raketa në Izrael në mbështetje të Hamasit palestinez dhe Izraeli filloi të kundërpërgjigjet.
Shumica dërrmuese ka vdekur në sulme ajrore dhe sulme të tjera që nga mesi i shtatorit./ Voa
Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, ka ngritur polem...
Një grup hakerësh, i lidhur me inteligjencën ruse, është p...
Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte vizitoi ...
Ballafaqimi i tanishëm mes Rusisë dhe Perëndimit për U...
Evropa duket e gatshme të ashpërsojë ligjet e migracionit ...
Prej muajsh, Presidenti Joe Biden ka paralajmëruar Izraeli...
Si demokratët, ashtu edhe republikanët në Ohajo shpresojnë...
Irani i hodhi gati 200 raketa balistike drejt Izraelit, du...
Ushtria ukrainase ka konfirmuar të mërkurën se është tërhe...
CIA nisi të mërkurën një përpjekje të re për të rekrutuar ...
Ushtria izraelite njoftoi të mërkurën vonë se tetë ushtarë...
Ish-Presidenti Jimmy Carter mbushi 100 vjeç, ndërsa hi...
Ministri Jashtëm i Izraelit ka bërë të ditur se sekretarit...
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po diskuton pë...
Më shumë se 20.000 ushtarë nga Povolzhei e Rusisë – territ...
Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Ozkan Utu...
Kandidatët e dy partive për postin e nënpresidentit të Sht...
Kufizimi i fjalës së lirë është bërë kërcënimi më i madh p...
Pas gati një viti luftimesh mes Izraelit dhe Hamasit, ...
Gjatë një sesioni të jashtëzakonshëm të Këshillit të S...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...