Pse Evropa Qendrore nuk është e përgatitur për valën e të nxehtit që po afron?
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Evropën Qen...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Evropën Qen...

Të krijosh shanse negocimi - ky përmendet gjithnjë si qëllim i mundshëm i Ukrainës, prandaj edhe ushtria ukrainase më 6 gusht depërtoi në territorin rus. Sipas të dhënave të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenski, pas pushtimeve në rajonin Kursk qëndron objektivi i krijimit të një zone të ndërmjetme në territorin e agresorit. Ekspertët ushtarakë kanë dyshime, nëse Ukraina mund t'i mbajë për një kohë të gjatë këto territore. Por në Kiev duket të jetë e qartë - nëse një ditë fillojnë negociatat, Rusia nuk ka për t'u tërhequr nga Donbasi, Zaporizhia apo Krimeja pa kërkuar një çmim për këtë. Negociatat janë ende larg, por për rastin, kur ato herët a vonë do të fillojnë, ka disa vende që vijnë në konsideratë si ndërmjetësues.
India
"India është e bindur se asnjë problem nuk zgjidhet në fushën e betejës", këtë ide e hodhi kryeministri Narendra Modi në Varshavë, para se të nisej me tren për në Kiev, ku u takua javën që po mbaron me presidentin Zelenski. Sipas Modit ai po shikon për "perspektivat e një zgjidhjeje paqësore të konfliktit aktual të Ukrainës". India nuk e ka dënuar asnjëherë hapur invazionin rus dhe ruan një bashkëpunim të ngushtë ekonomik me Rusinë, duke blerë në mënyrë masive armë prej saj. Nga fillimi i luftës, India blen madje më shumë naftë nga Rusia duke ndihmuar kështu industrinë e luftës. Pamjet e përqafimit të Modit me presidentin rus në Moskë nuk e bëjnë më të lehtë synimin për ndërmjetësim të Indisë. Mbetet të shihet se sa ndërmjetësues i përshtatshëm do të jetë Modi pas përqafimit edhe me presidentin Zelenski në Kiev. Vetë Modi tha se ai vetë personalisht është i gatshëm.
Kina
Edhe Kina prej kohësh nga ana ekonomike faktikisht është në anë të Rusisë, duke e përdorur si treg shitjeje, por Rusia është edhe një furnizuese me lëndë të parë me rëndësi për Kinën. Pekini ka abstenuar gjithmonë në votimet në Këshillin e Sigurimit. Në vend të kritikojë Rusinë për luftën, presidenti Jinping e priti në maj Putin-in me nderime ushtarake. Kina megjithatë e ka ofruar veten si ndërmjetësuese. Më 24 shkurt 2023, përvjetorin e parë të luftës në Ukrainë, ky vend prezantoi një plan me 12 pika që paraqiste pozicionin kinez. Si pika kryesore ishin integriteti territorial, respektimi i së drejtës ndërkombëtare dhe mbrojtja e popullsisë civile, por edhe refuzimi i sanksioneve të njëanshme.
Kina dërgoi të dërguar të saj të posaçëm në disa nga vendet neutrale të jugut global. Ajo nuk mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Paqes në Zvicër në qershor 2024 - Ukraina akuzoi Pekinin atëherë se po e hedh poshtë këtë format.
Brazili
Pas vizitës së të dërguarit kinez në Brazil, ky vend së bashku me Kinën paraqiti një plan gjashtë pikësh. Nga palët kërkohet që të mos e zgjerojnë më tej zonën e konfliktit dhe se Rusia e Ukraina duhet të hyjnë në dialog të drejtpërdrejtë. Kërkohet përjashtimi i mundësisë së përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë, mbrojtja e civilëve dhe shkëmbimi i të burgosurve.
Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva nuk ka pasur ndonjë sukses si ndërmjetuses. Në vitin 2023 takimet si me Putin-in dhe me Zelensk-in dështuan dhe ai u shpreh, se asnjëra nga palët nuk është e interesuar për paqen. Në konferencën e Zvicrës, Da Silva nuk e nënshkroi një dokument përfundimtar, duke thënë se asnjë konflikt nuk mund të zgjidhet, nëse flitet vetëm me njërën palë. Por Brazili për të dyja vendet është një partner i rëndësishëm në skenën diplomatike, kur të vijë koha që të ketë negociata. Këtu mendohet se Lula mund të arrijë diçka.
Katari
Katari e ka ofruar veten si ndërmjetës jo vetëm në konfliktin e Lindjes së Mesme, por edhe në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Madje në Doha u zhvilluan deri në fillim të gushtit bisedime sekrete premtuese, raportoi disa ditë më parë "Washington Post". Këto dështuan nga ofensiva ukrainase në Kursk. Vitet e fundit, Katari ka fituar një pozicion të rëndësishëm si vend ndërmjetësues në konflikte të shumta.
Shteti i vogël, por i pasur i Gjirit duket të ketë mësuar nga konflikti diplomatik dhe bojkoti nga vendet e tjera arabe dhe afrikano-veriore në vitet 2017-2021 se është gjithashtu e dobishme për sigurinë e tij të ndërtojë marrëdhënie të qëndrueshme me shumë partnerë të ndryshëm.
Turqia
Në pranverën e vitit 2022, Rusia dhe Ukraina pothuajse ranë dakord për një armëpushim pas negociatave në tokën turke - por masakra e trupave ruse në Butsha, Ukrainë i shkatërroi shpresat për përfundimin e luftimeve. Për shkak të vendndodhjes së saj në të dyja anët e Bosforit, Turqia kontrollon hyrjen në Detin e Zi dhe për këtë arsye mund të ushtrojë presion në të dyja anët.
Nga korriku 2022 deri në korrik 2023, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan përdori kapitalin e tij diplomatik dhe e arriti marrëveshjen me të dyja palët që lejuan transportin e sigurt të grurit ukrainas nga deti. Rusia nuk e deshi më zgjatjen e mekanizmit të transportit. Ajo që mbetet është dëshmia, se Turqia mund të ndërmjetësojë me sukses ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.
Afrika e Jugut, Senegali, Zambia, Unioni Afrikan
Ndoshta ndërmjetësuesit e nënvlerësuar në këtë konflikt vijnë nga Afrika - një kontinent që është i rëndësishëm për të dyja palët ndërluftuese: Rusia po zgjeron sistematikisht ndikimin e saj, veçanërisht në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore. Ukraina po vepron kundër kësaj në pika të caktuara dhe po kërkon aleatë të mundshëm - Ministri i Jashtëm ukrainas, Kuleba ishte në Zambia, Malavi dhe Mauritius në fillim të gushtit.
Presidenti i Zambias, Hakainde Hichilema, ka vepruar tanimë personalisht si ndërmjetësues: në qershor 2023, ai udhëtoi së bashku me homologët e tij Cyril Ramaphosa nga Afrika e Jugut, Macky Sall nga Senegali dhe Azali Assoumani nga Komoret (vend kryesues i Unionit Afrikan në atë kohë) me përfaqësues nga shtete të tjera në Kiev dhe Shën Petersburg. Por udhëtimi nuk solli ndonjë rezultat të prekshëm. Megjithatë, disa shtete afrikane kanë vazhduar të angazhohen, si për shembull në Zvicër ose në raundin vijues të bisedimeve në Zhidah në fillim të gushtit. Mjaft vende në Afrikë kanë interes që të marrë fund lufta mes Rusisë dhe Ukrainës./DW
Një gjykatë në Gjermani la në paraburgim një të ri sirian ...
NASA vendosi të mos i kthejë në Tokë dy astronautët e saj ...
Shefi i Pentagonit urdhëroi që dy aeroplanmbajtëse luftara...
Papa Françesku e ka dënuar vendimin e Kievit për t’i ndalu...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar ...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se bis...
Malta u shfaq si vendi i BE-së me shkallën më të lartë të ...
Izraeli ndërmori një valë sulmesh ajrore kundër Libanit ju...
Policia franceze e ka arrestuar një të dyshuar për zjarrvë...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi s...
Kandidati për zëvendëspresident i Partisë Demokrate në...
Policia gjermane ka arrestuar agresorin që vrau tre pe...
Hezbollahu njoftoi se ka lëshuar më shumë se 320 raket...
Shefi ekzekutiv i "Telegram"-it, Pavel Durov, është ar...
Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Ukraina së shpe...
Shefi i politikës ë jashtme hungareze tha të shtunën s...
Prokurori italian Ambrogio Cartosio ka hapur hetime për vr...
Ukraina dhe Rusia i kanë këmbyer qindra të burgosur të...
Zyrtarët në Gjermani kanë deklaruar se nuk mund të përjash...
Ish-presidenti i SHBA-së dhe kandidati republikan për ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Evropën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...