Ndryshimi mund të presë edhe pak...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...

Policia franceze e ka arrestuar një të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në një sinagogë në qytezën jugperëndimore La Grande Motte, ku u lëndua një oficer i policisë, tha të dielën ministri i Brendshëm në detyrë, Gerald Darmanin.
Dy vetura të parkuara në parkingun e sinagogës, Beth Yaacov, në La Grande Motte, afër Montpellier-it, u dogjën të shtunën pas orës 20:00. Zjarrfikësit zbuluan zjarre shtesë në dy hyrjet e sinagogës.
Një oficer i policisë, i cili shkoi në vendin e ngjarjes u lëndua kur shpërtheu një bombol gazi e vendosur pranë veturave që po digjeshin.
Pesë njerëz, përfshirë rabinin, ndodheshin në sinagogë në kohën e sulmit, por ata shpëtuan pa lëndime.
“I dyshuari për zjarrvënie të qëllimshme në sinagogë është arrestuar”, tha Gerald Darmanin në "X".
Prokurorët francezë thanë se i dyshuari u arrestua në qytetin jugor Nimes, pak para mesnatës të shtunën.
“Ai shtiu ndaj njësitit policor që intervenoi. Policia iu përgjigj zjarrit dhe e plagosi [të dyshuarin] në fytyrë”, tha të dielën Zyra Kombëtare Kundër Terrorizmit.
Dy persona të tjerë të lidhur me të dyshuarin janë futur në paraburgim gjithashtu, tha ajo.
Prokurorët janë duke e hetuar rastin si tentim vrasjeje të lidhur me një grup terrorist dhe i dëmtim i pronës me mjete të rrezikshme, si dhe si një krim të planifikuar nga një grup terrorist me qëllim për të shkaktuar dëm, thuhet në komunikatë.
Pas këtij incidenti, Darmanin i urdhëroi forcat e sigurisë t’i mbrojnë vende fetare hebraike pas “kësaj vepre të qartë kriminale”.
Prokurorët thanë se një burrë i dyshuar u kap nga kamerat e vëzhgimit duke ikur nga vendi i ngjarjes me një flamur palestinez në dorë dhe me një armë. Ata folën në kushte anonimiteti në përputhje me rregulloret e procesit të hetimit.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se sulmi në sinagogë ishte “vepër terroriste”.
“Lufta kundër antisemitizmit është betejë e vazhdueshme”, shkroi Macron në X./REL
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi s...
Kandidati për zëvendëspresident i Partisë Demokrate në...
Policia gjermane ka arrestuar agresorin që vrau tre pe...
Hezbollahu njoftoi se ka lëshuar më shumë se 320 raket...
Shefi ekzekutiv i "Telegram"-it, Pavel Durov, është ar...
Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Ukraina së shpe...
Shefi i politikës ë jashtme hungareze tha të shtunën s...
Prokurori italian Ambrogio Cartosio ka hapur hetime për vr...
Ukraina dhe Rusia i kanë këmbyer qindra të burgosur të...
Zyrtarët në Gjermani kanë deklaruar se nuk mund të përjash...
Ish-presidenti i SHBA-së dhe kandidati republikan për ...
Mësimdhënësit në Bullgari thonë se po përballen me kërcëni...
Ukraina dhe Rusia i kanë këmbyer qindra të burgosur të luf...
Mbi 30 palestinezë u vranë si pasojë e sulmeve të shumta i...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të shtunën...
Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja të premten ...
Administrata e Presidentit Biden po dërgon rreth 125 milio...
Autoritetet gjermane kanë bërë me dije se tre persona janë...
“Forcat në front po luftojnë me predha dhe pajisje, jo...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, bisedoi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...