Dosja "Toyota Yaris"/ GJKKO dërgon për gjykim me themel ish-oficeren e BKH
Gjykata e Posaçme ka dërguar në gjyq dy të pandehurit në d...
Gjykata e Posaçme ka dërguar në gjyq dy të pandehurit në d...

Shefi i politikës ë jashtme hungareze tha të shtunën se vendimi i Komisionit Evropian për të mos ndërmjetësuar në një mosmarrëveshje mbi bllokimin e furnizimeve me naftë nga Rusia nëpërmjet Ukrainës drejt vendit të tij, lë të kuptosh se Brukseli qëndronte pas bllokimit.
Hungaria dhe Sllovakia kanë protestuar që kur Ukraina e vendosi në qershor prodhuesin rus të naftës, Lukoil, në një listë sanksionesh, duke ndaluar kalimin e naftës ruse nëpër territorin ukrainas drejt rafinerive sllovake dhe hungareze.
Akuza pa prova nga Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, vjen një ditë pasi Komisioni Evropian refuzoi një kërkesë nga Hungaria dhe Sllovakia për të ndërmjetësuar me Ukrainën lidhur me sanksionet në fjalë.
“Fakti që Komisioni Evropian deklaroi se nuk ishte i gatshëm të ndihmonte për të siguruar furnizimin e Hungarisë dhe Sllovakisë me energji, sugjeron se urdhri u dërgua nga Brukseli në Kiev për të shkaktuar sfida dhe probleme në furnizimin me energji të Hungarisë dhe Sllovakisë”, tha zoti Szijjarto gjatë një takimi.
Një zëdhënës i Komisionit Evropian nuk pranoi të komentonte lidhur me akuzat e zotit Szijjarto.
KE, i cili e ka mbështetur Ukrainë që nga fillimi i agresionit të Rusisë në vitin 2022, u ka kërkuar vazhdimisht vendeve të BE-së që t'i japin fund varësisë nga furnizimet me energji nga Moska. BE-ja ka vendosur sanksione ndaj shumicës së importeve të naftës ruse.
Të premten, një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se nuk kishte tregues se sanksionet e Ukrainës kishin rrezikuar furnizimin e vendeve evropiane me energji, ndërsa nafta ruse vazhdon të transportohet përmes tubacionit Druzhba, i cili gjithashtu lidh Rusinë me Sllovakinë dhe Hungarinë duke kaluar nëpërmjet territorit të Ukrainës. Deri në publikimin e lajmit nuk ka patur reagime nga qeveria ukrainase.
Sllovakia dhe Hungaria janë vende anëtare të bllokut dhe e kanë kundërshtuar ndihmën ushtarake të aleatëve perëndimorë për Ukrainën, ndërsa ai vend lufton kundër pushtuesve rusë.
Dega jugore e tubacionit kalon përmes Ukrainës në Republikën Çeke, Sllovaki dhe Hungari dhe ka shërbyer si burimi kryesor i furnizimit të rafinerive të tyre për vite me radhë.
Muajin e kaluar zoti Szijjarto bëri komente të ngjashme ndërsa e akuzoi Komisionin Evropian për shantazh lidhur me mosmarrëveshjen për naftën, duke thënë se ndoshta "Brukseli, jo Kievi, ishte ai që kurdisi gjithçka”.
Një zyrtar i qeverisë hungareze tha të enjten se kompania hungareze e naftës “MOL” ishte në fazat përfundimtare të diskutimeve për të krijuar një mënyrë që do të siguronte furnizimin me naftë të papërpunuar nga Rusia./VOA
Prokurori italian Ambrogio Cartosio ka hapur hetime për vr...
Ukraina dhe Rusia i kanë këmbyer qindra të burgosur të...
Zyrtarët në Gjermani kanë deklaruar se nuk mund të përjash...
Ish-presidenti i SHBA-së dhe kandidati republikan për ...
Mësimdhënësit në Bullgari thonë se po përballen me kërcëni...
Ukraina dhe Rusia i kanë këmbyer qindra të burgosur të luf...
Mbi 30 palestinezë u vranë si pasojë e sulmeve të shumta i...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të shtunën...
Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja të premten ...
Administrata e Presidentit Biden po dërgon rreth 125 milio...
Autoritetet gjermane kanë bërë me dije se tre persona janë...
“Forcat në front po luftojnë me predha dhe pajisje, jo...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, bisedoi...
Kandidati i pavarur për zgjedhjet presidenciale në SHB...
Zbulohet detajet se çfarë ndodhi në minutat e fundit në bo...
Testimet e vaksinës së parë në botë për kancerin e mushkër...
Një emigrant 39-vjeçar ka ndërruar jetë në një incident të...
Shtetet e Bashkuara vendosën të premten sanksione ndaj...
Ministrave holandezë u kërkohet të dorëzojnë celularët e t...
Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se në vitin 2050 gja...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...