Koreja e Jugut po bëhet një pikë e nxehtë e turizmit mjekësor
Koreja e Jugut po shndërrohet në një nga destinacionet më ...
Koreja e Jugut po shndërrohet në një nga destinacionet më ...

Bashkimi Europian i ka thënë të hënën Radios Evropa e Lirë se shpreh keqardhje që Serbia nuk i ka marrë ende hapat e nevojshëm për t'i përballur me drejtësinë përgjegjësit për sulmin në fshatin Banjskë të Kosovës në vitin 2023.
Një zëdhënës i BE-së i ka bërë këto deklarata, teksa e ka komentuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila më 24 prill i ka dënuar tre të akuzuarit për sulmin: Bllagoje Spasojeviçin dhe Vladimir Tolliçin me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviçin me 30 vjet burgim.
Sulmi në Banjskë ndodhi më 24 shtator 2023, si pasojë e të cilit u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Në këmbim e sipër të të shtënave u vranë edhe tre sulmues serbë.
Millan Radoiçiç, asokohe nënkryetar i Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar - mori përgjegjësinë për sulmin.
Tre të dënuarit kanë qenë pjesë e grupit prej 45 personash ndaj të cilëve kanë ngritur aktakuzë autoritetet e Kosovës, përfshirë Radoiçiçin. Përveç tre të dënuarve, pjesa tjetër e të akuzuarve janë në arrati.
Për autoritetet e Kosovës, Radoiçiç ka qenë "udhëheqësi i grupit terrorist" dhe sulmi është organizuar nga shteti i Serbisë. Beogradi, në anën tjetër, i hedh poshtë këto akuza.
Autoritetet në Kosovë i kanë ndarë procedurat penale kundër Spasojeviçit, Tolliçit dhe Maksimoviçit, të cilët ndodheshin në paraburgim që nga shtatori 2023, ndërsa e kanë hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë Speciale për një gjykim në mungesë për 42 të pandehurit e tjerë.
Institucionet e Bashkimit Europian u kanë bërë thirrje rregullisht autoriteteve të Beogradit që të përcaktojnë përgjegjësinë për sulmin dhe t'i nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë.
Megjithatë, pavarësisht thirrjeve nga blloku europian, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja, autoritetet në Serbi nuk kanë ngritur asnjë aktakuzë, madje as ndaj Radoiçiqit, i cili besohet se është në Beograd.
Gjykata e Lartë në Beograd ka bërë të ditur se ekziston vendimi që ia ndalon Radoiçiqit largimin nga banesa e tij dhe ka detyrim që të paraqitet në polici, ndërsa Zyra e Prokurorit nuk e ka komentuar ndonjë aktakuzë eventuale. /REL
Të martën në mesnatë përfundon afati kushtetues për zgjedh...
Lufta në Iran ka sjellë pasoja për të gjithë botën, por at...
Rritja e pabarazisë në të ardhura dhe shfaqja publike e pu...
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka mbërritur n...
Dy politikanë të lartë rusë vizituan gjatë fundjavës Koren...
Të shtënat me armë zjarri jehuan midis trafikut të bllokua...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaruar se nuk ishte ...
Personi i armatosur që hapi zjarr në Darkën e Korresponden...
Të paktën nëntë persona janë plagosur pas të shtënave me a...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është shprehur se ka z...
Pallati i Buckinghamit ka konfirmuar se vizita shtetërore ...
Presidenti rus Vladimir Putin pritet të zhvillojë një taki...
Një sulm me bombë në një autostradë në Kolumbinë jugperënd...
Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron, ka dhënë një inte...
Presidenti Donald Trump ka dhënë një intervistë për Fox Ne...
Autori i të shtënave me armë zjarri në darkën e Korrespond...
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë ka bërë një reag...
Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar lidhur me të ...
Ministri i Jashtëm i Iranit zhvilloi bisedime me udhëheqës...
Kosova e ka dërguar një ekip të Forcës së saj të Sigurisë ...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt për motive të dobëta është shënuar sot në fsh...
Një aksident me përfshirjen e tri automjeteve ka ndodhur p...
Ndërron jetë 51-vjeçarja Belere Plaka, që u plagos sot me ...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Nga rënia e rolit të eksporteve te investimet e reja publi...
Koreja e Jugut po shndërrohet në një nga destinacionet më ...
Pasuria mesatare për të rritur në Evropën Perëndimore ësht...
"Ndryshimi i klimës, zjarret në pyje dhe ndotja e ajrit ja...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...