POEZIA SI ARKEOLOGJI E KUJTESËS SË PUSHTETIT
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...

Kosova e ka dërguar një ekip të Forcës së saj të Sigurisë (FSK) në Rripin e Gazës për të bërë një vlerësim të vendit ku pritet të veprojnë trupat kosovare si pjesë e një force ndërkombëtare në territorin palestinez, njoftoi FSK të dielën.
Kuvendi i Kosovës e miratoi me shumicë dërrmuese votash më 17 prill vendimin e mëparshëm të Qeverisë për të dërguar trupa në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese (FNS), si pjesë e nismës së mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, pas armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit vitin e kaluar.
Hamasi është grup militant i shpallur terrorist nga SHBA dhe Bashkimi Evropian.
“Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka dërguar një ekip të FSK-së në Gazë për të realizuar rikonicionin e zonës ku do të operojnë trupat e FSK-së”, thuhet në një njoftim të FSK-së.
Ekipi do të bëjë vlerësime paraprake dhe bashkërendim të aktiviteteve lidhur me zhvendosjen e trupave të FSK-së, të cilat do të veprojë brenda misionit paqeruajtës të FNS-së, e cila është mekanizëm i themeluar si pjesë e nismës së ashtuquajtur Bordi i Paqes nga presidenti amerikan, Donald Trump, për arritjen e paqes në botë.
FSK-ja në njoftimin e saj në Facebook nuk tregoi se kur ka udhëtuar ekipi për në Gazë, e as se sa kohë do të zgjasë vlerësimi i terrenit.
Forca Ndërkombëtare Stabilizuese nuk është vendosur në Gazë ende për të ndihmuar në ruajtjen e paqes, si dhe për rindërtimin e territorit të rrënuar palestinez, në përputhje me Bordin e Paqes.
Sipas raportimeve të transmetuesit publik izraelit KAN, misioni pritet të nisë angazhimin në Gazë nga muaji maj, përfshirë edhe dhjetëra ushtarë nga Kosova, megjithëse institucionet në Prishtinë nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht këtë afat.
Kosova është në mesin e pesë shteteve të para, së bashku me Indonezinë, Marokun, Kazakistanin dhe Shqipërinë – që janë zotuar për angazhim në këtë mision.
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë më herët se kontingjenti i Kosovës do të përbëhet nga disa dhjetëra oficerë, përfshirë edhe njësi për çminim.
Sipas tij, trupat do të kenë detyra për ofrimin e ndihmës humanitare, asistencë në siguri dhe detyra të tjera të përcaktuara nga mandati i forcës për Gazën.
Përveç autorizimit për dërgimin e trupave, Kuvendi duhet të miratojë edhe marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes.
FSK-ja ka rreth 4.000 pjesëtarë dhe është në proces të shndërrimit në ushtri të plotë profesionale deri në vitin 2028./Rel
Incidenti më të shtëna që ndodhi në Washington Hilton në C...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Kjo video që po qarkullon në mediat e huaja dhe rrjetet so...
Një person i armatosur sulmoi hollin e hotelit Hilton në U...
Një burrë i armatosur hapi zjarr pranë sallës së vallëzimi...
Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif tha sot se zhvilloi...
Kryeministri nacionalist hungarez në largim, Viktor Orbán ...
Prokurorët në Prishtinë e kanë autorizuar Policinë e Kosov...
Presidenti amerikan Donald Trump anuloi udhëtimin e të dër...
Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi u largua nga Pak...
Që më 28 shkurt, kur SHBA-të dhe Izraeli goditën Pallatin ...
Fluturimi midis qyteteve afrikane i detyron shumë udhëtarë...
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, ka mbërritur n...
Partia në pushtet e kryeministrit Albin Kurti, Lëvizja Vet...
Rritja e fortë e çmimeve të karburantit për avionë, e nxit...
Revista kryesore mjekësore "The Lancet" ka refuzuar kërkes...
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se ...
Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetë...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha se Bashkimi Evropia...
NATO është shprehur përmes një deklarate se traktati nuk p...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt për motive të dobëta është shënuar sot në fsh...
Një aksident me përfshirjen e tri automjeteve ka ndodhur p...
Ndërron jetë 51-vjeçarja Belere Plaka, që u plagos sot me ...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Marine Le Pen po hyn në fazën vendimtare të garës presiden...
Shtetet anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare votuan pë...
Nga rënia e rolit të eksporteve te investimet e reja publi...
Koreja e Jugut po shndërrohet në një nga destinacionet më ...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...