web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trump anulon udhëtimin e Witkoff dhe Kushner në Pakistan për bisedimet me Iranin

25 Prill 2026, 18:49, Kosova & Bota CNA

Trump anulon udhëtimin e Witkoff dhe Kushner në Pakistan për

Presidenti amerikan Donald Trump anuloi udhëtimin e të dërguarve të tij të posaçëm, Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Pakistan për bisedime paqeje me një delegacion iranian.

"I telefonova njerëzit e mi pak kohë më parë dhe u thashë atyre: 'Jo, nuk do të merrni një fluturim 18-orësh për të shkuar atje dhe për të folur për asgjë. Iranianët mund të kontaktojnë Shtetet e Bashkuara me telefon kur të duan”,-mësohet të ketë thënë Trump sipas mediave amerikane.

Më parë, Ministria e Jashtme iraniane kishte njoftuar se delegacioni iranian që ka mbërritur tashmë në Pakistan po bën një vizitë ekskluzivisht dypalëshe dhe nuk planifikon kontakte me Shtetet e Bashkuara./CNA





Lajmet e fundit nga