Lëkundje të forta tërmeti në Kretë/ Ja sa ishte magnituda
Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë goditi Kretën pak pas or...

Bllagoje Spasojeviç dhe Vlladimir Tolliç u dënuan me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për sulmin e armatosur në Banjskë, ndërkaq Dushan Makismoviç u dënua me 30 vjet burgim.
Vendimi u mirëprit nga autoritetet në Kosovë, por u kritikua nga Lista Serbe dhe Serbia.
Në shpalljen e aktgjykimit për sulmin në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, kur u vra rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, i pranishëm ishte vetëm Dushan Maksimoviç.
"Përmes planit të mirëorganizuar, kanë tentuar që të shkëpusin pjesën veriore të territorit të Kosovës dhe këtë pjesë t’ia bashkojë Serbisë", tha ai.
Pas shpalljes së aktgjykimit, prokurori special, Naim Abazi, tha se vendimi është i mangët, pasi në të nuk është përfshirë edhe pjesa tjetër e të akuzuarve, përfshirë edhe Millan Radoiçiç, por shtoi se Prokuroria po bën të gjitha përpjekjet që ata të sillen para drejtësisë.
Duke e vlerësuar si rastin më kompleks në Kosovë, Abazi tha se vendimi i sotëm është mesazh për këdo që tenton të kryejë vepra të tilla se do të përballen “me dënim të merituar”.
Ai u pyet se si synon Prokuroria Speciale të sjellë para drejtësisë të akuzuarin kryesor, Millan Radoiçiq, dhe Abazi tha se do të shfrytëzohen mekanizmat ndërkombëtarë, sikurse INTERPOL-i.
“Serbia sigurisht do të bashkëpunojë sepse drejtësia nuk ka të bëjë fare, në këtë rast, me politikën. Nuk ka kompromis me drejtësinë”, tha Abazi për mediat pas shpalljes së aktgjykimit.
Sa i përket vendimit për Maksimoviçin, Abazi tha se do të vlerësohet aktgjykimi dhe do të paraqitet ankesë.
Avokatët e të dënuarve kundërshtojnë vendimin
Avokatët e tre të dënuarve e kundërshtuan vendimin, duke argumentuar se është në shkelje të së drejtës penale.
Avokati i Bllagoje Spasojeviçit, Ljubomir Pantoviç, vlerësoi se dënimi ndaj klientit të tij është “tepër i ashpër” dhe jashtë Kodit të Procedurës Penale dhe rregullave për caktimin e dënimit.
“Trupi gjykues nuk pati forcë t’i rezistonte presionit të vazhdueshëm të opinionit publik në Kosovë dhe pritjeve lidhur me rastin Banjska”, tha ai, duke shtuar se do të paraqesë ankesë ndaj aktgjykimit.
Të akuzuarit kanë 30 ditë kohë që të ankohen për aktgjykimin.
Jovana Fillipoviç, avokatja e Dushan Maksimoviçit, tha se klienti i saj është dënuar për përdorim të armës, megjithëse, sipas saj, rezultati i ADN-së për grimcat e barutit kishte dalë negativ për të.
“Me një aktgjykim të tillë janë shkelur të gjitha parimet juridike të së drejtës penale. Jam e sigurt se kolegji i Gjykatës së Apelit do ta shqyrtojë më me kujdes këtë aktgjykim dhe do të marrë një vendim të bazuar në ligj, e jo në pritje”, tha ajo.
Mbrojtësi i Vladimir Vlladimir Tolliçit, Millosh Delleviç, po ashtu tha se gjykata “iu nënshtrua presionit të opinionit publik” dhe se cilësimi i veprave penale ishte “politik”.
“Nuk ka elemente të veprës penale të terrorizmit, e aq më pak elemente për pikën e dytë të aktakuzës, shkëputjen e pjesës veriore të Kosovës. Ne do të ankohemi ndaj këtij vendimi”, deklaroi ai.
Reagime pas vendimit
Aktgjykimi është mirëpritur nga udhëheqës institucionalë në Kosovë, por jo edhe nga Lista Serbe dhe Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe.
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, mirëpriti aktgjykimin dënues ndaj tre të akuzuarve për rastin Banjska.
“Ky vendim është dëshmi se sulmi ndaj Policisë së Kosovës, ndaj rendit kushtetues dhe ndaj sigurisë së vendit tonë nuk do të mbetet pa ndëshkim”, shkroi Haxhiu në Facebook.
Megjithatë, ajo tha se drejtësia për sulmin në Banjskë do të përmbyllet vetëm kur të gjithë përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se vendimi i gjykatës do të duhej të ishte “dënim maksimal për të gjithë të përfshirët”.
Megjithatë, ai tha se vendimi i Gjykatës Themelore është mesazh i qartë se “kushdo që cenon Republikën e Kosovës dhe Policinë e saj, do të përballet me drejtësinë”.
“Drejtësia për Banjskën nuk përfundon këtu. Ajo përmbyllet vetëm kur të gjithë përgjegjësit të dalin para drejtësisë, me në krye Milan Radoiçiçin”, shkroi Sveçla në rrjetet sociale.
Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – tha se tre të akuzuarit u dënuan “pa prova të vlefshme, pa përcaktim të përgjegjësisë individuale dhe pa arsyetim të qartë për veprimet konkrete që kanë ndërmarrë”.
Sipas kësaj partie, ish-nënkryetari i së cilës Millan Radoiçiq, ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit, aktgjykimi “nuk do ta përmbushë drejtësinë”, por është “hakmarrje që rrezikon edhe më tej sigurinë dhe të drejtat e popullit serb”.
“Një vendim i tillë përbën shkelje të rëndë të parimeve themelore të drejtësisë dhe të gjykimit të drejtë. Është e papranueshme që aktgjykime të kësaj rëndësie të merren me procedurë të përshpejtuar, pa proces transparent dhe pa prova bindëse, gjë që thellon edhe më shumë mosbesimin e popullit serb ndaj institucioneve në Kosovë”, u tha në reagim.
Kjo parti i kërko bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë dhe të “sigurojë respektimin e sundimit të ligjit” dhe të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët, pavarësisht etnisë, duke argumentuar se gjykime të tilla “dëshmojnë se gjykatat e Kosovës nuk gjykojnë sipas ligjit dhe drejtësisë dhe se serbëve nuk u garantohet e drejta për gjykim të drejtë”.
Vendimi u kritikua edhe nga Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe, që e vlerësoi si “drakonik”.
Kjo zyrë pretendoi se Gjykata Themelore në Prishtinë e mori këtë vendim “nën presionin e drejtpërdrejt politik [të kryeministrit të Kosovës] Albin Kurti”.
Në njoftim po ashtu u tha se “ngjarjet tragjike në Banjskë ishin pasojë e terrorit shumëvjeçar të regjimit të Albin Kurtit ndaj popullit serb në veri të Kosovës”.
Kosova e ka karakterizuar sulmin si akt terrorizmi dhe e ka akuzuar Serbinë për përfshirje - por Beogradi i ka hedhur poshtë pretendimet e autoriteteve në Prishtinë.
Tre të dënuarit janë pjesë e një grupi prej 45 individëve, ndaj të cilëve u ngrit aktakuzë rreth një vit pas sulmit në pjesën veriore të Kosovës, duke përfshirë këtu Millan Radoiçiçin, ish-nënkryetar i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Listës Serbe, i cili në aktakuzë cilësohet si “kreu i grupit terrorist”.
Gjykata vendosi ta veçonte procedurën penale ndaj Spasojeviçit, Tolliçit dhe Maksimoviçit, të cilët ndodhen në paraburgim nga shtatori i 2023-tës, kurse për 42 të tjerë refuzoi kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për gjykim në mungesë.
Për çka akuzohen të dyshuarit?
Sipas Prokurorisë, të akuzuarit dyshohet se, përmes përdorimit të dhunës dhe armatimit të rëndë, kishin tentuar ta shkëpusnin pjesën veriore të Kosovës, për t’ia bashkuar Serbisë, me ç’rast ishte vrarë polici Bunjaku, ishte plagosur nga armë zjarri polici tjetër Alban Rashiti, ndërsa ishin lënduar policët Çlirim Sahiti, Mirsad Kryeziu dhe Sedat Dushi, por ishte rrezikuar edhe jeta e policëve të tjerë dhe e popullatës civile.
Për këto veprime, të njëjtit akuzohen për kryerjen e veprës penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.
I akuzuari si udhëheqës i të dyshuarve për sulmin në Banjskë, Radoiçiç, dyshohet se nga viti 2017 deri më 24 shtator 2023 ka siguruar të ardhura përmes një grupi të strukturuar, për t’i përdorur për armatim, logjistikë dhe financim të pjesëtarëve, me qëllim kryerjen e veprave terroriste. Për këto veprime të dyshuara, ai akuzohet për lehtësim dhe financim të terrorizmit.
Po ashtu, sipas Prokurorisë, dyshohet se, me ndihmën e njërit nga të akuzuarit, Radulle Steviç, si dhe bizneseve të tij, Radoiçiq ka konvertuar të ardhura nga aktiviteti kriminal në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, duke i transferuar edhe te persona të tretë, për të fshehur origjinën e tyre. Për këtë pjesë, ai akuzohet për shpëlarje parash. /REL
Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë goditi Kretën pak pas or...
Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Dannon,...
Papa Leo XIV i ka kërkuar SHBA-së dhe Iranit të vazhdojnë ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të enjten se nuk d...
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar së fundmi se...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të jetë i prani...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas ndarjes...
Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamenti i Drejt...
Në një parcelë në Beograd, e cila lidhet me organizatorin ...
Shtatë ministra nga partia më e madhe e Rumanisë, Social D...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Kosova ka shpallur të premten ditë zie në nderim të jetës ...
Nënkryetari i Parlamentit iranian, Hamidreza Hajibabayei, ...
Forcat amerikane kanë ndaluar në Oqeanin Indian një anije ...
Ministrja Sllovake e Ekonomisë, Denisa Sákova, njoftoi se ...
Ligjvënësit në Kosovë e kanë miratuar përfundimisht një pr...
Vlad Plahotniuc, dikur njeriu më i pasur i Moldavisë, ësht...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Agron Ba...
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha për median amerikan...
Çmimet e naftës u rritën të enjten pas raportimeve për sul...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...