Koreja e Jugut po bëhet një pikë e nxehtë e turizmit mjekësor
Koreja e Jugut po shndërrohet në një nga destinacionet më ...
Koreja e Jugut po shndërrohet në një nga destinacionet më ...

Dy politikanë të lartë rusë vizituan gjatë fundjavës Korenë e Veriut dhe inauguruan një monument përkujtimor për trupat koreano-veriorë që humbën jetën duke luftuar kundër Ukrainës. Po ashtu ata biseduan për një marrëveshje të re bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, e cila pritet të zgjasë deri në vitin 2031.
Bashkëpunimi ushtarak, politik dhe ekonomik mes dy vendeve është intensifikuar në kuadër të pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Pheniani i ka ofruar mbështetje ushtarake Moskës, veçanërisht për të zmbrapsur forcat ukrainase nga rajoni kufitar rus i Kurskut.
Në qershor të vitit 2024 Moska dhe Pheniani nënshkruan një marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë, gjatë një takimi mes Kim Jong Un dhe presidentit rus Vladimir Putin në Phenian.
Ministri rus i Mbrojtjes vlerëson marrëveshjen e re ushtarake
Ministri rus i Mbrojtjes, Andrei Belousov, po zhvillon një vizitë në Korenë e Veriut dhe do të zhvillojë bisedime me Kim dhe zyrtarë të tjerë.
Po ashtu Belousov pritet të zhvillojë takime me udhëheqjen më të lartë të Koresë së Veriut dhe me zyrtarë të lartë ushtarakë, si dhe të marrë pjesë në "ceremoni dhe aktivitete përkujtimore” në kryeqytet. Në fotografitë e publikuara nga Ministria ruse e Mbrojtjes ai shihet duke përqafuar Kim-in.
"Ramë dakord me Ministrinë e Mbrojtjes së RPDK-së që bashkëpunimin tonë ushtarak ta vendosim mbi baza të qëndrueshme dhe afatgjata”, tha Belousov, duke përdorur inicialet e emrit zyrtar të Koresë së Veriut, Republika Popullore Demokratike e Koresë.
"Ne jemi të gatshëm të nënshkruajmë këtë vit një plan për bashkëpunimin ushtarak ruso-korean për periudhën 2027–2031”, tha ai në bisedimet ku mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, No Kwang.
Kryetari i Dumës në ceremoninë përkujtimore për ushtarët koreano-veriorë
Andrei Belousov gjithashtu ndau dekorata ushtarake për ushtarët koreano-veriorë që kishin luftuar kundër forcave ukrainase në rajonin kufitar rus të Kurskut, pjesë të të cilit Ukraina i kishte marrë për disa muaj gjatë një kundërofensive.
Koreja e Veriut ka ndërtuar në Phenian një monument për ushtarët e saj të vrarë në luftë kundër Ukrainës.
Vladimir Putin-i i dërgoi Kim Jong Un një telegram me rastin e inaugurimit, njoftoi Kremlini, duke e falënderuar atë dhe ushtarët për përpjekjet për të ndihmuar në rimarrjen e rajonit të Kurskut nga Rusia.
Kryetari i Dumës Shtetërore, dhoma e ulët e Parlamentit rus, Vyaheslav Volodin, mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit në kryeqytetin koreano-verior.
Detajet mbi humbjet e trupave koreano-veriorë që luftojnë për Rusinë janë të pakta, por sipas vlerësimeve të Koresë së Jugut deri në shtatorin e vitit të kaluar mund të jenë vrarë rreth 2.000 syresh. Nga forcat ukrainase janë kapur vetëm dy ushtarë koreano-veriorë. /DW
Të shtënat me armë zjarri jehuan midis trafikut të bllokua...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaruar se nuk ishte ...
Personi i armatosur që hapi zjarr në Darkën e Korresponden...
Të paktën nëntë persona janë plagosur pas të shtënave me a...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është shprehur se ka z...
Pallati i Buckinghamit ka konfirmuar se vizita shtetërore ...
Presidenti rus Vladimir Putin pritet të zhvillojë një taki...
Një sulm me bombë në një autostradë në Kolumbinë jugperënd...
Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron, ka dhënë një inte...
Presidenti Donald Trump ka dhënë një intervistë për Fox Ne...
Autori i të shtënave me armë zjarri në darkën e Korrespond...
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë ka bërë një reag...
Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar lidhur me të ...
Ministri i Jashtëm i Iranit zhvilloi bisedime me udhëheqës...
Kosova e ka dërguar një ekip të Forcës së saj të Sigurisë ...
Incidenti më të shtëna që ndodhi në Washington Hilton në C...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Kjo video që po qarkullon në mediat e huaja dhe rrjetet so...
Një person i armatosur sulmoi hollin e hotelit Hilton në U...
Një burrë i armatosur hapi zjarr pranë sallës së vallëzimi...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt për motive të dobëta është shënuar sot në fsh...
Një aksident me përfshirjen e tri automjeteve ka ndodhur p...
Ndërron jetë 51-vjeçarja Belere Plaka, që u plagos sot me ...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Koreja e Jugut po shndërrohet në një nga destinacionet më ...
Pasuria mesatare për të rritur në Evropën Perëndimore ësht...
"Ndryshimi i klimës, zjarret në pyje dhe ndotja e ajrit ja...
Arabia Saudite nisi sulme ajrore ndaj objektivave të rebel...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...