Koreja e Jugut po bëhet një pikë e nxehtë e turizmit mjekësor
Koreja e Jugut po shndërrohet në një nga destinacionet më ...
Koreja e Jugut po shndërrohet në një nga destinacionet më ...

Të martën në mesnatë përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Pa zgjedhjen e tij vendi shkon në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme brenda 45 ditësh, të tretat pas atyre në shkurt e dhjetor.
Nuk ka ujdi ndërmjet subjekteve politike parlamentare për një kandidat konsensual për zgjedhjen e presidentes/it të Kosovës që do ta shpëtonte vendin nga zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme parlamentare. Vetëm deri në mesnatën e së martës, (28.04) ka efekt afati i dhënë nga Gjykata Kushtetuese kur Kosova duhet të ketë presidentin, pastaj automatikisht shpërndahet Parlamenti.
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, u ofroi së fundi partive opozitare Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës që t'i paraqesin së bashku tre kandidatë jopartiakë për president. Partia në pushtet bëri një deklaratë në rrjetin social "Facebook", ku tha se do t'i tërhiqte kandidatët e vet nga gara për president të propozuar më parë, "zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca, dhe deputeten Fatmire Mulhaxha-Kollçaku”, nëse dy partitë opozitare i sjellin tre emrat e kërkuar.
"Kandidatët duhet të jenë figura unifikuese, me integritet të lartë qytetar e kombëtar, me kontribut të dëshmuar në jetën profesionale dhe shoqërore, dhe jashtë skenës aktuale politike”, u tha në njoftimin e Vetëvendosjes.
Opozita e cilëson ofertën e Vetëvendosjes "joserioze"
Dy subjektet politike opozitare ofertën e Vetëvendosjes e cilësuan "joserioze”, duke e lidhur me faktin që, siç u shprehën, "ata bëjnë deklarata në 'Facebook'” për çështje kaq serioze dhe jetike. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se "unë e kam thënë edhe më herët se çështja e presidentit është e mbyllur për PDK-në”, duke e cilësuar ofertën e Vetëvendosjes "shumë joserioze”. "Për ne nuk është ofertë aspak serioze. Ne jemi parti të ndryshme politike. LDK është subjekt politik në vete. PDK është subjekt politik në vete”, tha Hamza.
Po këtë qëndrim pati edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili tha se "çështja e zgjedhjes së presidentit është shumë serioze sesa për t'u diskutuar përmes rrjeteve sociale”. Megjithatë, ai tha se "nëse Kurti dëshiron marrëveshje politike me LDK-në, duhet ta bëjë vetëm me LDK-në”, dhe shtoi se oferta e Vetëvendosjes "duket më shumë si manovër politike”.
Abdixhiku, duke iu drejtuar Vetëvendosjes, tha se "nëse doni marrëveshje politike me LDK-në, atëherë flisni me ne. Presidentin e propozojmë ne me plot përgjegjësi. Mund ta propozojmë edhe Vjosa Osmanin, nëse na i garantoni 66 vota për të”.
LDK ka vetëm 15 ulëse në Kuvend. Javën e shkuar, kryeministri Kurti i kishte ofruar LDK-së postin e zëvendëskryeministrit dhe katër ministri, ndërsa Partisë Demokratike të Kosovës postin e kryeparlamentarit, në mënyrë që presidenti të mbetej nga Lëvizja Vetëvendosje, përkatësisht njëri nga kandidatët e saj, Glauk Konjufca apo Fatmire Mulhaxha-Kollçaku. Të dyja partitë opozitare, PDK dhe LDK, refuzuan ofertën e Albin Kurtit, duke e akuzuar atë që po synon t'i kontrollojë institucionet kryesore në vend.
Për kryeministrin Albin Kurti oferta e Vetëvendosjes për partitë politike opozitare ishte "gjeneroze”, duke paralajmëruar se vendi mund të shkojë në zgjedhje të njëpasnjëshme për faktin që asnjë parti politike nuk mund t'i sigurojë 80 deputetë sa janë të nevojshëm për zgjedhjen e Presidentit.
Ngërçi i tejzgjatur për zgjedhjen e presidentes/it
Presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy raundet e para të votimit, apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që procesi i zgjedhjes së presidentit të mund të vazhdojë. Lëvizja Vetëvendosje, me partnerët në qeverisje, pakicat joserbe, ka vetëm 66 ulëse në Kuvend, nga 120 vende sa i ka Parlamenti i Kosovës. Pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit si presidente dhe dështimit të Kuvendit që ta zgjedhë presidenten/in e ri, më 4 prill, sipas Kushtetutës, ushtruese e detyrës së presidentes u emërua kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila nuk mund ta ushtrojë këtë post më shumë se gjashtë muaj.
Vetë Haxhiu, e cila vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, disa herë u ka bërë thirrje partive politike për arritjen e një konsensusi për zgjedhjen e presidentit, duke thënë se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme. Të martën në mesnatë (28.04.) përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës; në të kundërtën vendi duhet të mbajë zgjedhje të reja të jashtëzakonshme brenda 45 ditësh, që do të ishin të tretat pas atyre në shkurt dhe në dhjetor të vitit 2025./ DW
Lufta në Iran ka sjellë pasoja për të gjithë botën, por at...
Rritja e pabarazisë në të ardhura dhe shfaqja publike e pu...
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka mbërritur n...
Dy politikanë të lartë rusë vizituan gjatë fundjavës Koren...
Të shtënat me armë zjarri jehuan midis trafikut të bllokua...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaruar se nuk ishte ...
Personi i armatosur që hapi zjarr në Darkën e Korresponden...
Të paktën nëntë persona janë plagosur pas të shtënave me a...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është shprehur se ka z...
Pallati i Buckinghamit ka konfirmuar se vizita shtetërore ...
Presidenti rus Vladimir Putin pritet të zhvillojë një taki...
Një sulm me bombë në një autostradë në Kolumbinë jugperënd...
Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron, ka dhënë një inte...
Presidenti Donald Trump ka dhënë një intervistë për Fox Ne...
Autori i të shtënave me armë zjarri në darkën e Korrespond...
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë ka bërë një reag...
Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar lidhur me të ...
Ministri i Jashtëm i Iranit zhvilloi bisedime me udhëheqës...
Kosova e ka dërguar një ekip të Forcës së saj të Sigurisë ...
Incidenti më të shtëna që ndodhi në Washington Hilton në C...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt për motive të dobëta është shënuar sot në fsh...
Një aksident me përfshirjen e tri automjeteve ka ndodhur p...
Ndërron jetë 51-vjeçarja Belere Plaka, që u plagos sot me ...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Koreja e Jugut po shndërrohet në një nga destinacionet më ...
Pasuria mesatare për të rritur në Evropën Perëndimore ësht...
"Ndryshimi i klimës, zjarret në pyje dhe ndotja e ajrit ja...
Arabia Saudite nisi sulme ajrore ndaj objektivave të rebel...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...