
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se autoritetet serbe do të ngrenë aktakuzë ndaj Millan Radoiçiçit, pasi të përfundojnë hetimet që janë duke u zhvilluar kundër ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili mori përgjegjësinë për sulmin në veri të Kosovës.
“Prokurori po e ndjek atë për krime serioze, të cilat ai vetë i ka pranuar. Hetimi do të vazhdojë dhe më pas do të ngrihet aktakuzë. Kjo do të tregojë se prej nga kanë ardhur paratë dhe armët e paligjshme. Zbulimi i kësaj është obligimi ynë ndërkombëtar dhe kjo do të bëhet”, tha Vuçiç më 11 tetor, gjatë një vizite në një institut mjekësor në Beograd të Serbisë.
Ai shtoi se autoritetet ushtarake dhe civile po hetojnë rrethanat e ngjarjes në Banjskë dhe se publiku do të informohet për rezultatet e hetimit.
Më 24 shtator, një grup i armatosur i serbëve, sulmoi policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve u vranë edhe tre sulmues.
Përgjegjësinë për organizimin e sulmit e mori Radoiçiç, i cili dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Kosova ka akuzuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të. Institucionet në Kosovë dhe Serbi po kryejnë hetime të ndara për këtë ngjarje.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Vuçiç konfirmoi se në Serbi më 21 tetor do të arrijnë përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it.
Në dhjetë ditë, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, përfaqësuesit e qeverive në Shtetet e Bashkuara, Francë, Gjermani dhe kryeministrja e Italisë, por edhe Gabriel Escobar, Emmanuel Bonn, Jens Plotner dhe Flanceso Talo do të qëndrojnë në Beograd.
Pritet që tema të takimit në Beograd të jenë harmonizimi i Serbisë me politikën e jashtme të BE-së dhe vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, dhe zbatimi i Marrëveshjes drejt normalizimit që Kosova dhe Serbia arritën më herët gjatë këtij viti./ REL
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, ka bërë një...
Zëvendësministri turk i Arsimit, Nazif Yilmaz, ka bërë një...
Të mërkurën, Policia e Kosovës është duke kryer kontro...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të mër...
Që prej mëngjesit të së mërkurës, ushtria izraelite nuk po...
Luftimet mes Izraelit dhe Palestinës vijojnë të jenë të as...
Gjatë orëve të fundit, një tjetër tërmet ka goditur Afgani...
Koalicioni qeveritar i përbërë nga tri parti dhe i dre...
Një vajzë izraelite është cilësuar si heroinë pasi shpëtoi...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një bisedë me k...
Pas lëshimit të raketës nga Libani drejt Izraelit, ku ...
Forcat Ajrore izraelite konfirmojnë sulmin ndaj Universite...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, k...
Vajzat në 44 vende në Evropë dhe Azinë Qendrore kanë s...
801.459 kërkesa për azil janë dorëzuar që nga fillimi i kë...
Kina e ka liruar gazetaren australiane Cheng Lei, pas më s...
Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Koresë së Jugut, Kang Shin ...
Miliarderi amerikan Elon Musk i është përgjigjur letrë...
Termocentrali i Gazës është aktualisht burimi i vetëm ...
Flamuri rus është në gjysmështizë, buqetat me lule jan...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...