Nga njohja me Laert Haxhiun te shpërthimi në lokalin e Noizyt/ Zbardhet dëshmia e Cllevio-s në GJKKO
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...

Koalicioni qeveritar i përbërë nga tri parti dhe i drejtuar nga kancelari Olaf Scholz, shënoi humbje në zgjedhjet e zhvilluara në landet e Bavarisë dhe Hesenit. I vështirë për Scholz dhe socialdemokratët e tij ishte sidomos fakti që rezultati i marrë në të dyja landet federale ka qenë rezultati më i keq, arritur ndonjëherë në zgjedhjet e landeve në gjithë historinë e Republikës Federale. Kurse partneri liberal-demokrat në qeveri, partia FDP, në Bavari nuk arriti të hynte madje as në parlamentin e landit.
Ndërkohë fitore ka pasur partia pjesërisht ekstreme e djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD). Kjo parti, e cilësuar nga shërbimi informativ i vendit se dyshohet që të jetë antikushtetuese, mori rezultate rekord në zgjedhjet në të dyja landet. Në Bavari, AfD mori 14,6 për qind të votave, duke u kthyer në forcën e tretë politike të landit, në Hesen mori 18,4 për qind duke u kthyer në forcën e dytë më të madhe politike të landit.

Në përgjithësi këto zgjedhje nuk kanë ndikim direkt në raportet e forcave politike në Gjermani, sepse aleanca qeveritare mund të vazhdojë të qeverisë si në Bavari edhe në Hesen duke u udhëhequr nga konservatorët. "Në Gjermani vazhdon të dominojnë forcat politike të qendrës,” thotë studiuesi i shkencave politike, Karl-Rudolf Korte, kur analizon rezultatin e zgjedhjeve për stacionin e dytë televiziv gjerman, (ZDF). "Por pas kësaj ne shohim se rrëshqitja djathtas nuk ka ndodhur vetëm në diskutimin publik, por po ndodh edhe në zgjedhje,” thotë Korte.
AfD luftoi në fushatën zgjedhore kryesisht me temën e azilit dhe migracionit. Kjo parti kërkon dëbimin nga Gjermania dhe Europa të miliona azilkërkuesve. Dhe ajo nxit prej vitesh frikën nga myslimanët dhe emigrantët, sidomos atyre që vijnë nga Afrika, Afganistani dhe Lindja e Mesme.
AfD kërkon të kufizojë shumë ardhjen e migrantëve në Gjermani. Duket se kjo gjë pritet mirë nga shumë votues: sipas shifrave aktuale të Institutit Infratest dimap që merret me studimin e opinionit, AfD mund të marrë mbështetjen e zgjedhësve që vijnë nga të gjitha kampet politike. Ajo është kthyer në forcën e dytë politike më të madhe, mes të rinjve. Infratest dimap analizon, se AfD është duke u zgjedhur gjithnjë e më shumë për shkak të bindjeve, dhe jo si protestë ndaj partive të etabluara deri më sot.
Në një konferencë shtypi të AfD, mbajtur për të komentuar rezultatin e zgjedhjeve, bashkëkryetarja e partisë, Alice Weidel, kritikoi Gjermaninë se lejon "pa frena” të hyjnë në vend njerëz nga Iraku, Siria dhe vende të tjera. Weidel kërkon që: "Duhet të ndalohet menjëherë ardhja e njerëzve të tjerë nga këto vende.” Por ajo nuk flet, për faktin se pjesa më e madhe e azilkërkuesve vijnë nga vende si Siria, të cilët kanë të drejtë të kërkojnë azil, dhe kështu qëndrimi i tyre në Gjermani është i ligjshëm.
Tema e azilit sundon debatin politik në Gjermani prej muajsh. Kërkesat për shtimin e numrit të dëbimeve të azilkërkuesve të cilëve u është refuzuar e drejta e azilit, janë bërë më të zëshme. Shifrat e azilkërkuesve janë rritur sërish. Në vitin 2023, përfshirë edhe shtatorin janë bërë 250 mijë kërkesa azili në Gjermani, shifër kjo që është më e madhe se shifra e përgjithshme e gjithë vitit të kaluar. Shumica e azilkërkuesve, sipas të dhënave të autoriteteve kanë të drejtë të kërkojnë mbrojtje, pra kanë të drejtë të qëndrojnë. Në debatin që bëhet për azilin, janë shtuar zërat që kërkojnë kufizimin e shifrave, pa thënë si mund të bëhet kjo.
Sidomos kristiandemokratët dhe socialdemokratët konservatorë kanë kapur temën e azilit dhe migracionit. Një ditë pas zgjedhjeve në Bavari dhe Hesen, kancelari Scholz kërkoi që të veprohet në politikën e migracionit. "Ne shohim se atmosfera po ndryshon në Gjermani,” tha në revistën televizive të mëngjesit të televizionit ARD, sekretari i përgjithshëm i kristiandemokratëve, Carsten Linnemann, duke pasur parasysh shifrat e larta të refugjatëve.
Shkollat dhe kopshtet nuk kanë personel të mjaftueshëm për t'u kujdesur për fëmijët, rëndimi shoqëror shihet edhe në sistemin e shëndetësisë. Ky është rënduar edhe më shumë nga refugjatët. Sipas vlerësimeve të shoqatës federale të mjekëve të sigurimeve shoqërore, ky pretendim nuk është i vërtetë. "Arsyeja nuk ka të bëjë me azilkërkuesit e refuzuar, por me financimin e keq të sistemit shëndetësor, në mënyrë të vazhdueshme", tha në intervistë me ZDF, kryetari i kryesisë, Andreas Gassen.
Diskutimi për azilin dhe migracionin do të nxisë shpejt që qeverija të veprojë. Kryetarja e partisë socialdemokrate në pushtet, Saskia Esken premtoi marrjen shpejt të vendimeve për temën e migracionit: "Kancleri Olaf Scholz u ka kërkuar landeve, komunave dhe Unionit Kristiandemokrat të bashkëpunojnë në këtë fushë,” tha Esken mbas takimit të kryesive të partive.
Ndërkohë shumë shoqata dhe organizata paralajmërojnë për rreziqet e reduktimit të të drejtave të azilit në Gjermani. Një grup i përbërë nga 270 shkencëtare dhe shkencëtarë kanë kërkuar që Gjermania të mbajë përgjegjësi historike. Në një deklaratë thuhet: "Në Luftën e Dytë Botërore dhuna nacionalsocialiste shkaktoi përndjekjen, dëbimin dhe vrasjen e miliona njerëzve. Përpjekjet për të bërë bashkë komunitetin ndërkombëtar që të pranonte refugjatët hebrej dhe refugjatët e tjerë, dështuan. Megjithëse rrezikoheshin nga vdekja, shumë njerëz u gjendën para dyerve të mbyllura.”
Në vend që të shtijë frikën nga migrantët dhe refugjatët, politika duhet të zhvillojë një debat "të orientuar nga faktet, të dhënat empirike dhe një debat konstruktiv”./ DW
Një vajzë izraelite është cilësuar si heroinë pasi shpëtoi...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një bisedë me k...
Pas lëshimit të raketës nga Libani drejt Izraelit, ku ...
Forcat Ajrore izraelite konfirmojnë sulmin ndaj Universite...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, k...
Vajzat në 44 vende në Evropë dhe Azinë Qendrore kanë s...
801.459 kërkesa për azil janë dorëzuar që nga fillimi i kë...
Kina e ka liruar gazetaren australiane Cheng Lei, pas më s...
Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Koresë së Jugut, Kang Shin ...
Miliarderi amerikan Elon Musk i është përgjigjur letrë...
Termocentrali i Gazës është aktualisht burimi i vetëm ...
Flamuri rus është në gjysmështizë, buqetat me lule jan...
Një tjetër tërmet i fuqishëm ka lëkundur pjesë të Afganist...
Sulmet hakmarrëse izraelite ndaj palestinezëve kanë vazhdu...
Lufta në Izrael po merr jetë njerëzish. Sulmet ajrore ...
Një letër nga grupet studentore të Universitetit të Ha...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të vi...
Presidenti Joe Biden dënoi ashpër sulmet terroriste të...
Historiani dhe politikani, Paskal Milo ka folur lidhur...
Gjermania ka njoftuar për një pako të re të ndihmës në...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...