
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të vizitojë Izraelin në një mision urgjent për të treguar mbështetjen e SHBA-së pas sulmeve të militantëve palestinezë të Hamasit ndaj Izraelit, bëri të ditur Departamenti amerikan i Shtetit.
Sipas DASH-it, Blinken do të vizitojë Izraelin në ditët në vijim për të dërguar një mesazh të solidaritetit dhe mbështetjes së SHBA-së për Izraelin.
Ai po ashtu do të flasë për “burimet shtesë që ne mund t’iu japim”, tha DASH-i.
Njoftimi erdhi teksa presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dënoi sulmet e grupit militant palestinez, Hamas, ndaj Izraelit, duke i cilësuar si sulme “të liga”, dhe tha se Uashingtoni është i gatshëm të dislokojë më shumë asete ushtarake në rajon.
Grupi militant palestinez ka kryer mizori përfshirë vrasje të familjeve të tëra dhe përdhunim të grave, por ka raportime “të tmerrshme për vrasjen e foshnjave”, tha Biden nga Shtëpia e Bardhë.
“Ky është një akt i ligësisë së pastër”, tha lideri amerikan.
Biden konfirmoi se të paktën 14 amerikanë janë vrarë dhe një numër tjetër janë kapur pengje nga Hamasi, i cili ka kërcënuar se do të vrasë pengjet nëse Izraeli nuk paralajmëron civilët para se të sulmojë Gazën.
Biden tha se SHBA-ja do ta mbështesë Izraelin “sot, nesër, siç kemi bërë gjithmonë”. Ai paralajmëroi çdo armik të Izraelit që të mos tentojë të përfshihet në dhunë, që duket se është mesazh drejtuar Iranit, që mbështet Hamasin.
Adresimi i presidentit amerikan erdhi pasi ai dhe nënpresdentja Kamala Harris, zhvilluan një bisedë prej një orë e gjysmë me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, për “mbështetjen për Izraelin”.
Pas nisjes së sulmit të befasishëm nga Hamasi më 7 tetor, SHBA-ja i ka dërguar Izraelit ndihmë të re ushtarake, dhe po ashtu ka urdhëruar që avionmbajtjësja më e madhe të dislokohet afër Izraelit.
Biden tha se është i gatshëm të dërgojë “asete shtesë” nëse duhet për të treguar mbështetjen që Uashingtoni ka për aleatët e tij dhe për të rritur praninë amerikane në rajonin e përfshirë nga tensionet.
“SHBA-ja është e gatshme të rrisë praninë ushtarake në rajon dhe të rrisim parandalimin”, tha Biden duke iu referuar dërgimit të avionmbajtëses në lindje të Mesdheut. “Ne jemi të gatshëm të dërgojmë asete shtesë”.
Që nga sulmi i befasishëm i Hamasit, në Izrael dhe Gaza janë vrarë afër 2.000 persona./ REL
Presidenti Joe Biden dënoi ashpër sulmet terroriste të...
Historiani dhe politikani, Paskal Milo ka folur lidhur...
Gjermania ka njoftuar për një pako të re të ndihmës në...
Forcat ushtarake të Izraelit kanë treguar detaje nga m...
Shkencëtarët kanë përdorur "gërshërë" gjenetike për të kri...
Pas shpërthimeve dhe sulmeve të fundit është rritur bi...
Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç ...
Militantët e Hamasit kanë kryer masakër në Kfar Aza në jug...
Pesëmbëdhjetë politikanë të opozitës në Zimbabve kanë para...
Një grua 89-vjeçare u rrah dhe u përdhunua brutalisht ...
Pas paralajmërimit për evakuuim të banorëve të qytetit Ash...
Një grua që pretendon se ka buzët më të mëdha në botë ...
Prokuroria e Gjermanisë po heton sulmet e organizatës ...
Histori të trishta janë bërë publike nga luftimet në I...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka folur ...
Lufta mes Izraelit dhe Palestinës sa vjen dhe bëhet më e a...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë komentet e tij...
Ismail Haniyeh, kreu i byrosë politike të Hamasit, thotë s...
Gjeneral-major Ozkan Ulutash e ka marrë të martën dety...
1.5 miliardë njerëz mund të përballen me nxehtësi vdek...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...