Rriten temperaturat/ Moti për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...

Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, u zotua për një qasje më të ashpër ndaj emigrimit përgjatë kufirit jugor të SHBA-së dhe tha se nuk do t’i ndalonte armët për Izraelin.
Harris i bëri komentet për "CNN"-in, në intervistën e saj të parë me një organizatë të madhe lajmesh prej se është bërë kandidate e Partisë Demokratike për presidente.
Në kohën kur kanë mbetur edhe pak më shumë se dy muaj deri në zgjedhjet presidenciale, Harris u përpoq t’u ofronte amerikanëve ndjesinë e pozicioneve të saj politike.
Ajo tha se do t’i rrisë përpjekjet për një legjislacion gjithëpërfshirës kufitar, që do ta shtrëngonte emigrimin në Shtetet e Bashkuara, dhe u zotua se “do t’i zbatojë ligjet” kundër kalimeve kufitare.
“Ne kemi ligje që duhen ndjekur dhe zbatuar, që i adresojnë dhe merren me njerëzit që e kalojnë kufirin tonë në mënyrë të paligjshme dhe që duhet të kenë pasoja”, tha Harris.
Ajo, gjithashtu, tha se qëndron pas mbështetjes që presidenti Joe Biden i ka ofruar Izraelit dhe hodhi poshtë thirrjet e disave në Partinë Demokratike se Uashingtoni duhet ta rimendojë dërgimin e armëve në Izrael, për shkak të numrit të madh të viktimave palestineze në Gazë.
Ajo tha se mbështet një Izrael të fortë, por shtoi se “ne duhet të arrijmë një marrëveshje” për të bërë armëpushim në konfliktin e Gazës.
“Jo, ne duhet të arrijmë një marrëveshje [për armëpushimin dhe pengjet]”, tha Harris kur u pyet nëse ajo do t’i ndalonte armët për Izraelin.
Ajo ka qenë zëvendëse e presidentit Biden që nga fillimi i administratës së tij në janar të vitit 2021.
Abbas Alawieh, bashkëthemelues i Lëvizjes Kombëtare të Paangazhuar, që ka protestuar kundër politikës së Biden-it, shprehu zhgënjim me përgjigjen e Harrisit për Gazën.
“Nëse zëvendëspresidentja është e interesuar për armëpushim, ajo duhet ta mbështesë ndalimin e menjëhershëm të dërgimit të armëve [për Izraelin]”, tha Alawieh.
Harris, e cila ishte në intervistë bashkë me kandidatin për zëvendës të saj, guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, tha gjithashtu se do të dëshironte të shtonte një republikan në kabinetin e saj, nëse i fiton zgjedhjet presidenciale.
“Mendoj se është e rëndësishme që kur merren disa vendime më të rëndësishme, të kemi në tryezë njerëz që kanë pikëpamje të ndryshme, përvoja të ndryshme. Mendoj se është në të mirën e publikut amerikan që në kabinetin tim të ketë një anëtar, i cili është republikan”, tha Harris.
Prej se është bërë kandidate demokrate për presidente, muajin e kaluar, Harris është rritur në sondazhe, ka grumbulluar qindra miliona dollarë donacione për fushatën e saj dhe ka mbajtur një sërë fjalimesh të fuqishme nëpër tubime me mbështetës.
Harris e mbrojti mënyrën se si ajo dhe Biden kanë trajtuar inflacionin, duke thënë se ata kanë trashëguar një ekonomi të shkatërruar nga pandemia COVID-19.
Ajo tha se është bërë shumë punë për t’i ulur çmimet, por se “çmimet janë ende shumë të larta”.
Ajo foli edhe për përpjekjet e saj për t’i adresuar ndryshimet klimatike dhe për mbështetjen e Marrëveshjes së Re të Gjelbër - një propozim i Partisë Demokratike për të reduktuar varësinë nga lëndët djegëse fosile.
“Ne kemi vendosur synime për Shtetet e Bashkuara të Amerikës - dhe për globin - se kur duhet t’i përmbushim disa standarde për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë”, tha Harris.
Harris është përballur me kritika nga republikanët dhe disa ekspertë, për faktin që nuk ka mbajtur ndonjë konferencë shtypi ose intervistë të gjerë deri më tani. Sipas kritikëve, ajo ka shmangur të sfidohej për të kaluarën e saj.
Ajo i është futur garës për presidente, pasi Biden është tërhequr prej saj.
Në zgjedhjet e 5 nëntorit, ajo do të përballet me kandidatin republikan, ish-presidentin Donald Trump.
Trump e përshkroi intervistën e Harrisit si “të mërzitshme”./REL
Ushtria izraelite tha të enjten se kishte vrarë pesë milit...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti të enjten në nj...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të enjten gjatë...
Koalicioni qeverisës në Gjermani ra dakord të enjten që të...
Serbia ka nënshkruar marrëveshje të enjten me kompaninë e ...
Nën Presidentja Kamala Harris dhe kandidati demokrat për N...
I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor...
Koalicioni qeverisës i Gjermanisë u pajtua të enjten për t...
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian vendosën të mbaj...
Japonia është goditur nga një prej tajfuneve më të forta n...
Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan...
Holanda i ka dhënë leje Ukrainës t’i përdorë avionët lufta...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pritet të arrij...
Posta e Kosovës e ka hapur të enjten degën e saj të parë n...
Një studim i detajuar i monolitit qendror të Stoneheng...
Forcat ukrainase për mbrojtje ajrore kanë rrëzuar më shumë...
Qyteti i vogël ukrainas, Berislav është goditur për muaj m...
Ndërsa Kina dhe Rusia kërkojnë të thellojnë bashkëpunimin ...
Ofensiva e befasishme e Ukrainës në rajonin rus të Kurskut...
Vala më e fundit e përpjekjeve për bisedime për armëpushim...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...