Gjermania i ashpërson politikat e sigurisë dhe azilit, pas sulmit vdekjeprurës në festival
Koalicioni qeverisës i Gjermanisë u pajtua të enjten për t...

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha të enjten në Prishtinë se vendet e Ballkanit Perëndimor, në veçanti Kosova dhe Serbia, duhet të jenë të gatshme për kompromise dhe koncesione jo të lehta në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.
Ai tha se këtë ia bëri të ditur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, gjatë një takimi në Prishtinë dhe se të njëjtin mesazh do ta përcjellë edhe tek pesë vendet e tjera të rajonit gjatë javës së ardhshme.
“Por për këtë kemi nevojë për kompromise dhe nganjëherë madje edhe gatishmëri për koncesione për t’u pajtuar për çështje politike të cilat nuk janë lehta as për Serbinë e as për Kosovën. Ende nuk kemi arritur ku duhet”, tha Sarrazin për gazetarë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Ai tha se vizita e tij ka të bëjë me përgatitjet për samtin e Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet më 14 tetor në Gjermani.
“U kërkoj të gjithëve të bëjnë gjithçka që është e mundur për të shprehur gatishmëri për kompromise në mënyrë që të arrihen rezultate për lëvizjen e lirë të mallrave, njerëzve, parasë dhe tregtisë në rajon për të ecur përpara drejt Bashkimit Evropian”, shtoi ai
Procesi i Berlinit nuk është një proces formal i politikës së BE-së ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Ai është një nismë e ish-kancelares Angela Merkel të Gjermanisë në vitin 2014, për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në përafrimin e tyre me Bashkimin Evropian.
Kjo nismë shërben si një platformë për bashkëpunimin e nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve zyrtarë të nivelit të lartë të së ashtuquajturës Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, e cila përbëhet nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Procesi përfshin edhe institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon.
Gjatë vizitës në Prishtinë, Sarrazin u takua edhe me liderët e partive opozitare, Memli Krasniqi e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës
“Emisarin Sarrazin e njoftova se Partia Demokratike e Kosovës është angazhuar çdo ditë, në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, të jap kontributin e saj të parezervë për ruajtjen e interesit të shtetit tone”, ka thënë Krasniqi përmes një postimi në Facebook.
Abdixhiku tha se në prag të 10 vjetorit të nisjes së Procesit të Berlinit "diskutuam për rëndësinë e participimit të Kosovës aty; dhe mundësitë e mëdha ekonomike që rrjedhin për Republikën e Kosovës”.
Sarrazin u emërua në postin e të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor në shkurt të vitit 2022. Prej atëherë, ai ka zhvilluar një sërë vizitash në Kosovë dhe në vende të tjera të rajonit.
Ai ka qenë për herë të fundit në Kosovë, në majin e këtij viti.
Në qershor ka qenë ne Serbi, ku është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, me të cilin ka biseduar për dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian./ Rel
Koalicioni qeverisës i Gjermanisë u pajtua të enjten për t...
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian vendosën të mbaj...
Japonia është goditur nga një prej tajfuneve më të forta n...
Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan...
Holanda i ka dhënë leje Ukrainës t’i përdorë avionët lufta...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pritet të arrij...
Posta e Kosovës e ka hapur të enjten degën e saj të parë n...
Një studim i detajuar i monolitit qendror të Stoneheng...
Forcat ukrainase për mbrojtje ajrore kanë rrëzuar më shumë...
Qyteti i vogël ukrainas, Berislav është goditur për muaj m...
Ndërsa Kina dhe Rusia kërkojnë të thellojnë bashkëpunimin ...
Ofensiva e befasishme e Ukrainës në rajonin rus të Kurskut...
Vala më e fundit e përpjekjeve për bisedime për armëpushim...
Ministria e Jashtme e Rusisë tha më 28 gusht se ka shtuar ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, do të nisë një kundërofens...
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë mirëpritën shpëtimin e një p...
Një "YouTuber" i famshëm, i cili shantazhoi qindra vaj...
Vjeshta në Bruksel zakonisht nis furishëm në mes të sh...
Pas parandalimit të atentatit në koncertin e Taylor Swift ...
Të paktën 11 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite n...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...