Seancë e ngarkuar në Kuvend/ Shqyrtohen sot 24 pika të rendit të ditës
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të enjte më 16 korrik, ...
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të enjte më 16 korrik, ...

Ofensiva e befasishme e Ukrainës në rajonin rus të Kurskut e ka tronditur Kremlinin. Megjithatë, sipas zyrtarëve kryesorë të inteligjencës amerikane, ende nuk dihet se cili do të jetë ndikimi i kësaj ofensive ushtarake, me plot rreziqe.
Zëvendës drejtori i CIA-s David Cohen tha të mërkurën, gjatë një konference mbi sigurinë që u mbajt diku pranë Uashingtonit, se ofensiva e Kievit brenda territorit rus nuk tregon shenja se po dobësohet. Kjo ofensivë, sipas zotit Cohen, po e detyron Presidentin rus Vladimir Putin të përballet me pasoja të brendshme.
“Ata janë ende brenda Rusisë, po përforcojnë mbrojtjen”, tha zoti Cohen ndërsa fliste për forcat ukrainase në Kursk.
“Ata duket se kanë qëllim që të mbajnë nën kontroll një pjesë të atij territori”.
“Putini do të detyrohet të përballet jo vetëm me faktin se tani brenda territorit rus ekziston një fushëbetejë, por ai duhet të përballet edhe me jehonën që ka shkaktuar ajo, në shoqërinë ruse”, tha zoti Cohen.
“Inkursioni ka fuqinë që në të ardhmen të ndryshojë sado pak dinamikën”.
Forcat ukrainase u futën brenda territorit rus më 6 gusht, duke kryer atë që vlerësohet se është sulmi më i madh në Rusi prej Luftës së Dytë Botërore.
Rreth 130 mijë banorë rusë janë detyruar të largohen nga luftimet në Kursk, në pritje të përforcimeve ruse.
Shefi i ushtrisë ukrainase tha të martën se forcat e Kievit kanë kapur rob pothuajse 600 ushtarë rus dhe kanë marrë në kontroll një territor prej rreth 1300 kilometrash. Zëvendës shefi i CIA-s, zoti Cohen tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se Ukraina ka nën kontroll 770 kilometra katrorë të territorit në Kursk.
“Ne jemi të sigurt se Putini do të nis një kundër-ofensivë në përpjekje për të rimarrë territorin e humbur. Por, ende nuk e ka nisur”, tha ai. “Kur kundër-ofensiva të fillojë, ne presim që forcat ruse të përballen me një luftë të vështirë”.
Momentalisht, forcat ruse duket se janë përqendruar në pushtimin e Pokrovskit, një qendër me rëndësi për furnizimin e forcave ukrainase në pjesën lindore të Ukrainës.
“Rusët po përparojnë aty”, tha zoti Cohen, duke nënvizuar se ky përparim i forcave ruse po u shndërrohet në një kosto të madhe.
Por, edhe nëse forcat ruse kanë sukses në pushtimin e Pokrovskinit, zoti Cohen tha se kjo fitore do të sillte përfitim të vogël për Moskën.
“Në aspektin strategjik, ndikimi nuk do të jetë rrënjësor”, tha ai.
Sulmet Ukrainase në Rusi
Ndërkaq, Ukraina ka vazhduar përpjekjet për të detyruar Rusinë të mbrohet.
Forcat ukrainase sulmuan me dronë të mërkurën disa zona në pjesën jug-perëndimore të Rusisë, duke shkaktuar zjarr masiv në një magazinë karburanti në Rostov.
Vasily Golubev, guvernatori i Rostovit shkruante në aplikacionin për shpërndarjen e mesazheve, ‘Telegram’, se zjarrëfikësit po punonin për të shuar zjarrin dhe se nuk kishte viktima.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kishte rrëzuar katër dronë ukrainas mbi rajonin e Rostovit dhe tetë të tjerë në rajonin e Voronezhit.
Zyrtarët në Voronezh nuk njoftuan për të vrarë apo të plagosur.
Në rajonin e Belgorodit që gjendet në kufi me Ukrainën, guvernatori Vyacheslav Gladkov tha se sulmi ukrainas me dronë dëmtoi tre shtëpi, por nuk pati të lënduar.
Mbrojtja ajrore ruse gjithashtu rrëzoi një dron ukrainas mbi rajonin Kursk.
Sulmet Ruse në Ukrainë
Në Ukrainë, Guvernatori i Dnipropetrovsk-ut, Serhiy Lysak tha se një sulm rus vrau të paktën tre persona dhe dëmtoi infrastrukturën në qytetin Kryvyi Rih.
Zoti Lysak tha se sulmi u bë ndërsa ndërsa qyteti është ende në zi, pas një sulmi të përgjakshëm me raketa të martën në një hotel.
Guvernatori i Kharkivit, Oleh Syniehubov tha se një raketë ruse kishite dëmtuar disa shtëpi dhe kishte plagosur 12 persona./ Voa
Vala më e fundit e përpjekjeve për bisedime për armëpushim...
Ministria e Jashtme e Rusisë tha më 28 gusht se ka shtuar ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, do të nisë një kundërofens...
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë mirëpritën shpëtimin e një p...
Një "YouTuber" i famshëm, i cili shantazhoi qindra vaj...
Vjeshta në Bruksel zakonisht nis furishëm në mes të sh...
Pas parandalimit të atentatit në koncertin e Taylor Swift ...
Të paktën 11 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite n...
Kryeministri britanik, Keir Starmer, do të diskutojë me ud...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se ink...
Zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara (OHCH...
Ushtria izraelite tha se ka shpëtuar edhe një tjetër p...
Pronari i “Meta”, Mark Zuckerberg, ka deklaruar se i vjen ...
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë,...
Depozitat e qytetarëve të Kosovës po vazhdojnë të rriten n...
Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hop...
Shefi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Energji Bërt...
"Mirëdita! Pasaportat, ju lutem! Duhet t’ju marrim edhe gj...
Europol ka mbështetur policinë spanjolle dhe atë kolumbian...
Prokurori i posaçëm, Jack Smith, i kërkoi të hënën një...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...