Zbardhen të tjera detaje/ Gjenden 3 armë në stanin ku fshihej Braçellari
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...

Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan, u takua sot me Presidentin kinez Xi Jinping në Pekin, në përfundim të një vizite treditore që synonte lehtësimin e ndasive mes dy fuqive botërore para zgjedhjeve të nëntorit në Shtetet e Bashkuara.
Takimi synon ruajtjen e komunikimit dhe shmangien e dallimeve lidhur me Tajvanin dhe çështje të tjera që mund të thellojnë tensionet mes dy fuqive të mëdha.
Të dyja qeveritë janë të interesuara të ruajnë marrëdhënie normale, para ndryshimeve në Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit.
Zoti Sullivan tha se ai u dërgua në Pekin nga Presidenti Joe Biden për të “ruajtur komunikimin strategjik të nivelit të lartë që”, siç u shpreh ai “është thelbësor për menaxhimin me përgjegjësi të marrëdhënieve”.
Ai tha se që nga takimi i dy udhëheqësve nëntorin e kaluar, është bërë përparim i rëndësishëm sa i përket bashkëpunimit në fusha të ndryshme si lufta kundër narkotikëve, komunikimi ushtarak, siguria dhe rreziku nga inteligjenca artificiale.
“Jemi të përkushtuar të ruajmë diplomacinë e nivelit të lartë dhe deri në fund, Presidenti Biden pret që të angazhohet sërish me ju në javët e ardhshme”, tha zoti Sullivan.
Shtëpia e Bardhë tha dje se të dyja vendet po planifikojnë të realizojnë një telefonatë mes Presidentëve Biden dhe Xi në javët e ardhshme. Nuk u dha ndonjë sinjal nëse të dy udhëheqësit do të takohen personalisht para se zoti Biden të largohet nga Shtëpia e Bardhë.
Presidenti Xi tha se Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të jenë përgjegjëse për historinë, njerëzit dhe botën dhe se duhet të jenë faktor stabiliteti për paqen dhe një helikë për zhvillimin e përbashkët.
“Angazhimi i Kinës për marrëdhënie të shëndetshme dhe të qëndrueshme mbetet i pandryshuar. Parimi për trajtimin e marrëdhënieve bazuar në respektin e dyanshëm, bashkëjetesën paqësore dhe bashkëpunimin në favor të të dyja palëve mbetet i pandryshuar”.
Gjatë qëndrimit në Pekin Këshilltari Sullivan u takua edhe me zyrtarin më të lartë të politikës së jashtme kineze, Wang Yi.
Shtëpia e Bardhë tha se zoti Sullivan ngriti shqetësimet për marrëdhëniet gjithnjë e më të afërta të Pekinit me Moskën, çështjen e Tajvanit dhe Detin e Kinës Jugore.
Ai pati edhe një takim të rrallë me një zyrtar të lartë të ushtrisë së Kinës, Zhang Youxia, më herët të enjten./ Voa
Holanda i ka dhënë leje Ukrainës t’i përdorë avionët lufta...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pritet të arrij...
Posta e Kosovës e ka hapur të enjten degën e saj të parë n...
Një studim i detajuar i monolitit qendror të Stoneheng...
Forcat ukrainase për mbrojtje ajrore kanë rrëzuar më shumë...
Qyteti i vogël ukrainas, Berislav është goditur për muaj m...
Ndërsa Kina dhe Rusia kërkojnë të thellojnë bashkëpunimin ...
Ofensiva e befasishme e Ukrainës në rajonin rus të Kurskut...
Vala më e fundit e përpjekjeve për bisedime për armëpushim...
Ministria e Jashtme e Rusisë tha më 28 gusht se ka shtuar ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, do të nisë një kundërofens...
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë mirëpritën shpëtimin e një p...
Një "YouTuber" i famshëm, i cili shantazhoi qindra vaj...
Vjeshta në Bruksel zakonisht nis furishëm në mes të sh...
Pas parandalimit të atentatit në koncertin e Taylor Swift ...
Të paktën 11 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite n...
Kryeministri britanik, Keir Starmer, do të diskutojë me ud...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se ink...
Zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara (OHCH...
Ushtria izraelite tha se ka shpëtuar edhe një tjetër p...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...