Humbja makabër e foshnjes në Pejë/ Flet babai: I pashë punonjësit duke i mbledhur copat
Javën e shkuar një ngjarje e rëndë u shënua në Spitali...

Shqetësimi mbi krizën e emigrantëve në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara vazhdon të rritet, ndërsa Guvernatori i Teksasit Greg Abbott urdhëroi dislokimin e Gardës Kombëtare përgjatë një pjese të lumit Rio Grande. Një numër i madh emigrantësh hyjnë në Shtetet e Bashkuara duke kaluar lumin që ndodhet në kufirin me Meksikën.
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, ka urdhëruar dislokimin e më shumë se 500 trupa të Gardës Kombëtare, së bashku me policinë e shtetit dhe agjentë të Patrullës Kufitare, përgjatë brigjeve të lumit Rio Grande në një pjesë kyçe të kufirit SHBA-Meksikë, midis qytetit amerikan El Paso në Teksas dhe atij meksikan Ciudad Juarez.
Trupat janë rreshtuar përgjatë bregut të lumit, ku janë vendosur tela me gjemba për të frenuar hyrjen e emigrantëve në Shtetet e Bashkuara përmes pikave të paautorizuara.
Por, duke marrë parasysh se urdhri ekzekutiv “Titulli 42”, që lejon dëbimin e menjëhershëm të shumicës së emigrantëve është ende në fuqi, pikat e autorizuara të hyrjes janë gjithashtu të mbyllura.
Ndërkohë, organizatat jofitimprurëse thonë se nuk kanë hapësira të mjaftueshme në qendrat e tyre për të strehuar emigrantët që tashmë kanë hyrë në vend në afërsi të El Pasos.
"U detyruam të mbyllnim librarinë, të pastronim korridoret në kishën tonë, për të strehuar më shumë njerëz, veçanërisht me kushtet aktuale të motit. Ne nuk duam që të ketë njerëz në rrugë. Por kërkesat kanë tejkaluar kapacitetin tonë. Tani po strehojmë familje, burra dhe gra, edhe në objektin e magazinimit matanë rrugës. Ne po përpiqemi t'u ofrojmë atyre më të mirën me atë që kemi", thotë Rubí Tovar Rivera nga Qendra e Strehimit Misioni i Shpëtimit.
Komuniteti vazhdon të ndihmojë me donacione, ndërsa emigrantët vazhdojnë të kërkojnë strehim në mjedise të mbyllura për shkak të temperaturave të ulëta gjatë natës në rajon.
Shumë prej tyre thonë se nuk janë të shqetësuar nga mbipopullimi për sa kohë që kanë një çati mbi kokë dhe një vend ku mund të flenë të sigurt.
"Po, është shumë ngushtë këtu. Është pjesërisht vështirë, por edhe mirë. Shpresoj që ne të rregullohemi dhe të punojmë. Unë do të doja të punoja për ta përmirësuar gjendjen e familjes sime", thotë Humberto Balboa, një emigrant nga Venezuela.
Guvernatori Abbott thotë se ai do të forcojë zbatimin e rregullave pranë kufirit derisa të ketë një vendim përfundimtar për urdhrin ekzekutiv “Titulli 42”./ VOA
Javën e shkuar një ngjarje e rëndë u shënua në Spitali...
Presidenti Volodymyr Zelensky foli para ligjvënësve am...
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ...
Japonia miratoi një politikë të re që promovon përdorimin ...
Shumica e anëtarëve të jurisë në gjyqin e mbajtur në Los A...
Benjamin Netanjahu njoftoi të mërkurën në mbrëmje se ka ar...
Presidenti rus Vladimir Putin tregoi besim në fitore gjatë...
SHBA do të bëjë për Ukrainën gjithçka që është në fuqinë e...
Shtatë punonjës të spitalit të Pejës janë pezulluar, pas n...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj zyrtarëve...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takua me homo...
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, njoftoi më...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se barrikadat ...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërrin sot...
Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi Bjellorusinë të hënë...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Raf...
Ligjvënësit amerikanë prezantuan më 20 dhjetor një projekt...
KFOR-i thotë se beson fuqishëm se përdorimi i dhunës dhe sje...
Luftëtarët talibanë kryen një bastisje vdekjeprurëse muaji...
Ministria e Drejtësisë në Rusi po kërkon mbylljen e grupit...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...