Një hap më pranë Brukselit/ Gjermania përshëndet progresin e Shqipërisë në negociatat me BE
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...

Presidenti Volodymyr Zelensky foli para ligjvënësve amerikanë në Kongres dhe u takua me Presidentin Joe Biden të mërkurën në një vizitë të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara, ku i bëri thirrje partnerit kryesor ndërkombëtar që të vazhdojë mbështetjen ushtarake dhe ekonomike për luftën e Ukrainës kundër agresionit rus.
Presidenti Joe Biden priti Presidentin Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, vizita e të cilit synonte t'i dërgonte presidentit rus Vladimir Putin mesazhin se Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme.
"Ai (Presidenti rus Vladimir Putin) po përpiqet ta përdorë dimrin si armë, por populli ukrainas vazhdon të frymëzojë botën me guximin e tij dhe mënyrën se si po tregon qëndresë dhe vendosmëri për të ardhmen e vet", tha presidenti Biden.
Zoti Zelenskyy falënderoi zotin Biden dhe i dha atij një medalje të Kryqit për Merita Ushtarake që i përkiste një ushtari ukrainas, kapiten i një sistemi HIMARS të dhënë nga Shtetet e Bashkuara.
"Ai është shumë trim dhe na tha, ‘jepjani presidentit shumë të guximshëm’. Dhe unë dua t'jua jap juve këtë Kryq për Merita Ushtarake", tha presidenti ukrainas.
Ndërsa ai u ul në tokën amerikane në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga fillimi i agresionit rus në shkurt, SHBA njoftoi një ndihmë të re prej 1.85 miliardë dollarësh për Ukrainën, që përfshin edhe sistemin Patriot që do të ndihmojë në mbrojtjen kundër raketave ruse – një lëvizje që Moska e quan "provokuese".
Të mërkurën, presidenti Putin tha se Rusia nuk ka "asnjë faj" për luftën.
"Përkundrazi, ky është rezultat i politikës së vendeve të tjera, vendeve të treta, të cilat janë përpjekur gjithmonë për shpërbërjen e botës ruse", tha ai.
Në një sesion të përbashkët të Kongresit, zoti Zelensky iu drejtua ligjvënësve amerikanë të cilët po shqyrtojnë një paketë tjetër me 45 miliardë dollarë ndihma urgjente për Ukrainën, e cila do ta çonte ndihmën e përgjithshme amerikane gjatë luftës në më shumë se 100 miliardë dollarë.
"Paratë tuaja nuk janë bamirësi. Ato janë një investim në sigurinë dhe demokracinë globale ne e trajtojmë atë në mënyrën më të përgjegjshme."
Një sondazh i fundit i Këshillit të Çikagos për Politikën e Jashtme, arrin në përfundimin se megjithëse 65% e amerikanëve vazhdojnë të mbështesin ndihmën e SHBA-së për Ukrainën, ata janë të ndarë midis mbështetjes "për aq kohë sa duhet" dhe dëshirës që Uashingtoni t'i kërkojë Kievit që të arrijë marrëveshje për paqe sa më shpejt të jetë e mundur./ VOA
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ...
Japonia miratoi një politikë të re që promovon përdorimin ...
Shumica e anëtarëve të jurisë në gjyqin e mbajtur në Los A...
Benjamin Netanjahu njoftoi të mërkurën në mbrëmje se ka ar...
Presidenti rus Vladimir Putin tregoi besim në fitore gjatë...
SHBA do të bëjë për Ukrainën gjithçka që është në fuqinë e...
Shtatë punonjës të spitalit të Pejës janë pezulluar, pas n...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj zyrtarëve...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takua me homo...
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, njoftoi më...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se barrikadat ...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërrin sot...
Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi Bjellorusinë të hënë...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Raf...
Ligjvënësit amerikanë prezantuan më 20 dhjetor një projekt...
KFOR-i thotë se beson fuqishëm se përdorimi i dhunës dhe sje...
Luftëtarët talibanë kryen një bastisje vdekjeprurëse muaji...
Ministria e Drejtësisë në Rusi po kërkon mbylljen e grupit...
Ligjvënësit iranianë të linjës së ashpër kanë propozuar nj...
Departamenti i Shtetit përshëndeti lirimin e dy shtetasve ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...