Çmimet e karburantit sot/ Çfarë po ndodh?
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë, te x...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë, te x...

Shumica e anëtarëve të jurisë në gjyqin e mbajtur në Los Anxhelos ndaj ish-producentit Harvey Weinstein ishin të gatshëm ta shpallnin atë fajtor për dhunë seksuale ndaj tri nga katër gra për të cilat ai akuzohej për përdhunim të tyre.
Pasi morën disa javë kohë për të marrë vendimin, juria e përbërë nga 8 burra dhe 4 gra, votoi njëzëri për shpalljen e tij fajtor vetëm për sulmin seksual ndaj një gruaje, një modeleje dhe aktoreje të lindur në Rusi, që njihet me pseudonimin Jane Doe 1, pseudonim që përdoret për të ruajtur identitetin e grave ndaj të cilave janë kryer krime të ndryshme. Ajo jetonte në Romë dhe kishte shkuar në Kaliforni për të marrë pjesë në një festival filmi në vitin 2013, kur ishte 34 vjeç. Ajo tha se ish-manjati i filmave u shfaq i paftuar në dhomën e saj të hotelit në mes të natës.
Zoti Weinstein u shpall fajtor nën akuzën e përdhunimit për dy raste ndaj Jane Doe 1. Ai përballet me një dënim prej 18 vjetësh burg në Kaliforni, që i shtohet dënimit të tij në Nju Jork, prej 23 vitesh për përdhunim dhe sulm seksual.
Anëtarët e jurisë thanë se qetësia e Jane Doe 1 dhe fakti se ajo nuk e kishte kontaktuar zotin Weinstein pasi ai e kishte përdhunuar, bëri që anëtarët e jurisë të binin dakord pas mosmarrëveshjes mbi këtë rast.
“Mendoj se Jane Doe 1 ishte shumë bindëse në rrëfimin e historisë së saj”, tha Michael, një anëtar 62-vjeçar i jurisë i cili pranoi të identifikohej vetëm me emër për të ruajtur privatësinë teksa çështja ka marrë shumë vëmendje.
Për rastin e Jane Doe 1 kishte pak prova, por jurisë iu tha se sipas ligjit, ata mund të jepnin vendimin për të shpallur fajtor ish-producentin nëse e gjenin të besueshme historinë e saj.
Juria rrëzoi akuzat ndaj zotit Weinstein për sulm seksual kundër një terapisteje masazhi. Në dy raste të tjera, vendimmarrja e bllokua, pasi vetëm 10 nga 12 anëtarë votuan që ai të shpallej fajtor për sulm seksual ndaj Lauren Young, ndërsa 8 votuan pro dhe 4 kundër për dënimin për përdhunim dhe sulm seksuale ndaj Jennifer Siebel Newsom, prodhuese dokumentaresh dhe bashkëshortja e guvernatorit të Kalifornisë Gavin Newsom.
Jane Doe 1 ishte e vetmja e cila nuk kishte pasur komunikime të drejpërdrejta apo me përfaqësues të zotit Instein pas ngjarjes. Ajo dëshmoi se mezi e kishte njohur, pasi ishte prezantuar me të shkurtimisht gjatë festivalit të filmit dhe nuk donte asgjë prej tij.
Të tjerat, përfshirë Siebel Newsom, kishin shkëmbyer email-e miqësore me zotin Weinstein ose kishin pasur takime të tjera pas ngjarjeve, një pikë që mbrojtja e përdori gjatë marrjes së dëshmive.
Anëtari i jurisë Michael tha se ai votoi që ish-producenti të shpallej fajtor për rastin e Jane Doe 1, por votoi me ngurrim për rrëzimin e akuzave në rastin e Siebel Newsom. Ndryshimi sipas tij ishin veprimet e tyre pas ngjarjes.
“Për një periudhë prej 2 vjet e gjysmë zonja Newsom i kishte dërguar zotit Weinstein më shumë se 35 email-e. Ajo duket se donte të kishte qasje te Harvey Weinstein, te burimet e tij. Të gjitha këto më krijuan dyshime”, tha ai.
Zoti Weinstein ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në raporte seksuale të padëshiruara. Avokatët e tij i quajtën ngjarjet e sajuara, përfshirë dhe historinë e treguar nga Jane Doe 1. Ata vunë në dukje se prokurorët nuk kishin siguruar prova që faktonin se zoti Weinstein ishte në hotelin e saj.
Avokati Alan Jackson, që mbrojti ish-producenin tha se Jane Doe 1 kishte gënjyer në mënyrë të vazhdueshme.
“Mendoj se komentet e avokatit se ish-producenti nuk ishte në hotel, e dëmtuan atë”, tha gjyqtari Arnold Esqueda, i cili punon si drejtor për sigurinë në Departamentit e Ujit dhe Energjisë në Los Anxheles. Ata renditën një sërë argumentesh mbrojtëse dhe në fund thanë se ai nuk kishte qenë në hotel, kur duhej thjesht të thoshin se ai nuk ishte atje”.
Dëshmia e Jane Does 1 ishte më e përmbledhur dhe drejtpërdrejtë në krahasim me dëshmitë e tjera. Ajo foli ngadalë, mes lotësh dhe nuk pati nevojë për përkthyes.
Anëtari i jurisë Esquea tha se dëshmia emocionale e Siebel Newsoom, e cila bërtiti disa herë teksa fliste, e gjithashtu qante, mund të ketë qenë e tepërt për disa anëtarë të rinj të jurisë.
Anëtari i jurisë Michael tha se ndryshimi disa herë i dëshmisë se terapistes së masazhit çoi në vendimin e jurisë për rrëzimin e akuzave për këtë rast ndaj ish-producentit.
Gjykatësja Lisa Lench tha se dënimi për rastin që zoti Weinstein u shpall fajtor do jepej në 9 janar, teksa avokatët kërkuan që vendimi të jepej menjëherë. Por gjykatësja tha se vendimi nuk mund të jepej kaq shpejt nisur nga rrethanat e çështjes, përfshirë edhe vendimin e prokurorëve për të kërkuar ose jo rigjykim për rastet ku pati “vendim të bllokuar”./VOA
Benjamin Netanjahu njoftoi të mërkurën në mbrëmje se ka ar...
Presidenti rus Vladimir Putin tregoi besim në fitore gjatë...
SHBA do të bëjë për Ukrainën gjithçka që është në fuqinë e...
Shtatë punonjës të spitalit të Pejës janë pezulluar, pas n...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj zyrtarëve...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takua me homo...
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, njoftoi më...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se barrikadat ...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërrin sot...
Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi Bjellorusinë të hënë...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Raf...
Ligjvënësit amerikanë prezantuan më 20 dhjetor një projekt...
KFOR-i thotë se beson fuqishëm se përdorimi i dhunës dhe sje...
Luftëtarët talibanë kryen një bastisje vdekjeprurëse muaji...
Ministria e Drejtësisë në Rusi po kërkon mbylljen e grupit...
Ligjvënësit iranianë të linjës së ashpër kanë propozuar nj...
Departamenti i Shtetit përshëndeti lirimin e dy shtetasve ...
Administrata e Presidentit Joe Biden i kërkoi të martën Gj...
Një komision i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerik...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pritet të vizitojë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë, te x...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...