30 orë mbi re/ Kompania ajrore kineze nis fluturimin më të gjatë në botë
Një linjë ajrore kineze nisi fluturimin më të gjatë vajtje...

Një gjykatë në Beograd ka urdhëruar një muaj paraburgim për një shtetas të Kosovës të enjten, i cili u arrestua në fund të muajit të kaluar për gjoja krime lufte në vitin 1999, njoftoi Ministria e Jashtme e Kosovës.
Avni Qenaj, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u arrestua nga policia serbe më 25 nëntor në pikëkalimin kufitar mes dy vendeve, Merdare, derisa po udhëtonte drejt Bosnjës, ku familja e tij ka një biznes familjar.
Në një njoftim në "Facebook" të enjten, ministria theksoi se autoritetet gjyqësore në Serbi kanë nisur procedurë penale ndaj Qenajt për gjoja krime lufte të vitit 1999.
Ajo tha se arrestimi i Qenajt “përbën vazhdimësi të praktikave të Serbisë për ndjekje politike ndaj qytetarëve të Kosovës, përmes akuzave të pabazuara dhe të motivuara politikisht”.
"Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Jetish Jashari, e vizitoi të mërkurën Qenajn në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës së Lartë për Krime të Luftës në kryeqytetin serb", tha ministria.
“Qenaj ka deklaruar se gjatë qëndrimit në arrest policor i është ushtruar presion psikologjik, por pa keqtrajtim fizik, dhe se as aktualisht nuk ka keqtrajtime nga autoritetet e paraburgimit”, thuhet në njoftim.
"Qenaj nuk është vizituar nga familjarët, por pret vizitën e tyre në ditët në vijim", tha ajo.
Familjarët e tij kanë angazhuar katër avokatë mbrojtës për përfaqësimin e tij ligjor në këtë rast.
Ditën e arrestimit të tij, Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha se Qenaj, nga Romaja e Prizrenit, kishte shërbyer në brigadën 138 “Agim Ramadani” në Koshare.
Nënkryetari i kësaj organizate, Gazmend Syla, tha në ditën e arrestimit të tij për Radion Evropa e Lirë se autoritetet serbe ia kishin gjetur Qenajt kartelën e anëtarësisë së veteranit.
Ndërkohë, Serbia dyshon se Qenaj, në prill të vitit 1998, i ishte bashkuar shtabit lokal të UÇK-së për fshatin Romajë në Prizren dhe se si pjesëtar i brigadës 138 “Agim Ramadani” kishte marrë pjesë në sulmin ndaj postblloku kufitar serb në Koshare në vitin 1999.
Viteve të fundit, në Serbi janë arrestuar disa qytetarë të Kosovës, të cilët Beogradi pretendon se kanë kryer krime të luftës.
Në Koshare ishte një postbllok ushtarak i Ushtrisë së Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ) në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku nga 9 prilli 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s mbi RFJ, për 67 ditë u zhvilluan luftime mes ushtrisë jugosllave dhe UÇK-së.
Ministria e Mbrojtjes së Serbisë më vonë bëri të ditur se në betejën e Koshares u vranë 108 pjesëtarë të Ushtrisë Jugosllave.
Zyrtarët nga Kosova thanë se janë vrarë 114 pjesëtarë të UÇK-së. Autoritetet jugosllave thanë se NATO bombardoi Kosharen në maj të vitit 1999.
Beteja në këtë postbllok kufitar mes RFJ-së dhe Shqipërisë përfundoi më 14 qershor, kur Ushtria e Jugosllavisë u tërhoq nga Kosova në bazë të marrëveshjes me të cilën përfunduan bombardimet e NATO-s mbi RFJ.
NATO-ja i nisi sulmet në caqet ushtarake policore në ish-Jugosllavi pas masakrës së Reçakut, në mars të vitit 1999.
Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, 9 prilli në Serbi shënohet si një betejë heroike e forcave ushtarake të Jugosllavisë, pjesë autonome e së cilës në atë kohë ishte Kosova, ndërsa në Kosovë kremtohet si fitore e UÇK-së./REL
Një linjë ajrore kineze nisi fluturimin më të gjatë vajtje...
Federica Mogherini ka dhënë dorëheqjen nga posti i rektore...
Që kur Donald Trump mori detyrën si President i Shteteve të ...
Meta ka filluar të heqë fëmijët australianë nën 16 vjeç ng...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, mund të ket...
Shtetet e NATO-s në takimin e ministrave të Jashtëm në Bru...
Presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë një vizitë d...
Konkursi i Këngës në Eurovision përballet me një betejë pë...
Pesë palestinezë, mes tyre dy fëmijë, janë vrarë nga bomba...
Një mjek nga Kalifornia, i cili i furnizoi me ketaminë yll...
I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, do të takohet...
Stërvitja e parë e Iranit kundër terrorizimit, në kuadër t...
Shërbimi i sigurisë së Ukrainës (SBU) ka hedhur poshtë pre...
Izraeli njoftoi të mërkurën se do të rihapë pikën kufitare...
Një ngjarje e rëndë u shënua sot në zonën pranë urës Koura...
Kultivimi i lulekuqes në Myanmar u rrit në nivelin më të l...
Kina kritikoi ashpër qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për...
Numri i sirianëve që kërkuan azil ra ndjeshëm nga 16,000 n...
Presidenti francez Emmanuel Macron fillon sot një vizitë s...
Ushtria gjermane vuri në shërbim pjesën e parë të një sist...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...