Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, do të takohet sot në Miami me kreun e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov. Lajmi për bisedimet është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë.
Takimi vjen pasi Witkoff zhvilloi një takim që zgjati pothuajse pesë orë me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë dy ditë më parë, negociata për të cilat Kremlini tha se nuk prodhuan "asnjë dakordësi" për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Presidenti i SHBA-së, Trump, tha se bisedimet, ku mori pjesë edhe dhëndri i tij, Jared Kushner, ishin "mjaftueshëm të mira", por shtoi se ishte shumë herët për të thënë se çfarë do të ndodhte. Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybhia, tha se Rusia duhet t’i japë fund luftës dhe akuzoi Putinin se po humbet kohën e botës.
Të mërkurën, Zelensky kishte thënë se një takim midis negociatorëve amerikanë dhe ukrainas do të zhvillohej në ditët në vijim. Në një deklaratë në platformën “X”, Zelensky tha se bota mendon se ekziston një mundësi reale për t'i dhënë fund luftës. Por ai shtoi se negociatat duhet të shoqërohen me presionin ndaj Rusisë.
Bisedimet SHBA-Rusi në Kremlin pasuan disa ditë takimesh të SHBA-së me udhëheqës ukrainas dhe evropianë, pasi ishin shprehur shqetësime se drafti i një marrëveshjeje paqeje ishte shumë i anuar nga kërkesat e Rusisë.
"Disa nga propozimet e SHBA-së duken pak a shumë të pranueshme, megjithëse ato duhet të diskutohen më tej", tha ndihmësi i politikës së jashtme të Putinit, Yuri Ushakov, ndërsa shtoi se të tjerat ishin kritikuar hapur nga udhëheqësi i Rusisë.
Edhe pse Ushakov nuk dha më shumë detaje, të paktën dy pika kryesore mosmarrëveshjeje mbeten midis Moskës dhe Kievit - fati i territorit ukrainas të konfiskuar nga forcat ruse dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën. Kievi dhe partnerët e tij evropianë besojnë se, edhe në rast të një marrëveshjeje paqeje, mënyra më efektive për të penguar Rusinë të sulmojë përsëri në të ardhmen do të ishte t'i jepej Ukrainës anëtarësimi në NATO.
Rusia është kategorikisht kundër një propozimi të tillë, dhe edhe Trump ka sinjalizuar vazhdimisht se nuk ka ndërmend ta lejojë Kievin të anëtarësohet në aleancë. Kremlini tha se perspektiva e anëtarësimit të Ukrainës në NATO ishte një "çështje kyçe" që u trajtua në Moskë. /CNA
Stërvitja e parë e Iranit kundër terrorizimit, në kuadër t...
Shërbimi i sigurisë së Ukrainës (SBU) ka hedhur poshtë pre...
Izraeli njoftoi të mërkurën se do të rihapë pikën kufitare...
Një ngjarje e rëndë u shënua sot në zonën pranë urës Koura...
Kultivimi i lulekuqes në Myanmar u rrit në nivelin më të l...
Kina kritikoi ashpër qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për...
Numri i sirianëve që kërkuan azil ra ndjeshëm nga 16,000 n...
Presidenti francez Emmanuel Macron fillon sot një vizitë s...
Ushtria gjermane vuri në shërbim pjesën e parë të një sist...
Pas gati pesë orësh bisedime të martën midis negociatorëve...
Ministri i Jashtëm Peter Szijjarto, Hungaria do të kundërs...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Rutte deklaroi sot se Ru...
Shumë vende evropiane po marrin masa të ashpra kundër dhun...
Fermerët në Greqinë veriore ndërprenë trafikun në pikat ku...
Ukraina ka goditur tubacionin e naftës Druzhba në rajonin ...
Republikanët kanë fituar zgjedhjet për Kongres në Tenesi, ...
Autoritetet ndërkombëtare në Kosovë kanë kritikuar Komisio...
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se “nuk do të is...
Autobusët e transportit publik e rifilluan punën të mërkur...
Pjesëmarrës në diskutimet në Komitetin për Politikë të Jas...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...