Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Stërvitja e parë e Iranit kundër terrorizimit, në kuadër të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (SCO), ka të bëjë më pak me forcën e përbashkët ushtarake dhe më shumë me dërgimin e një sinjali: Teherani dëshiron që bota ta shohë atë si të rëndësishëm në aspektin strategjik, edhe nëse vetë ushtrimi demonstron pak aftësi të vërtetë shumëpalëshe.
Stërvitja pesëditore “Sahand 2025”, në kuadër të Strukturës Rajonale Kundër Terrorizmit (RATS) të SCO-së nisi më 1 dhjetor në bazën e Brigadës së Mekanizuar Imam Zaman të Gardës Revolucionare Islamike në qarkun Shabestar, në provincën e Azerbajxhanit Lindor, afër kufijve veriperëndimorë të Iranit.
Sipas Gardës Revolucionare, në stërvitje marrin pjesë pjesëmarrës nga vendet anëtare të SCO-së – Bjellorusia, Kina, India, Kazakistani, Kirgizia, Pakistani, Rusia, Taxhikistani dhe Uzbekistani – dhe shtetet vëzhguese dhe përqendrohet në operacione të përbashkëta kundër terrorizmit, separatizmit dhe ekstremizmit, që janë shtyllat kryesore të mandatit të RATS-it.
Por, analistët thonë se rëndësia ushtarake e stërvitjes është e kufizuar. Stërvitja është në shkallë të vogël, me pjesëmarrje të ulët dhe është e pazakontë që të shndërrohet në një kapacitet të rëndësishëm operacional.
Politikisht, Irani shpreson që ta përdorë SCO-në për të projektuar një rreshtim me fuqitë kryesore euroaziatike dhe për të hedhur poshtë perceptimin se është i izoluar, edhe nëse organizata mbetet e fragmentuar dhe e pasigurt për rolin e saj strategjik. Nëse kjo do të ketë sukses, është një çështje tjetër.
“Një stërvitje kundër terrorizmit nuk është tregues se raportet e Iranit me shtete sikurse Rusia dhe Kina po avancojnë”, tha për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë, Farzin Nadimi, hulumtues i lartë në Institutin e Uashingtonit. Ai theksoi se stërvitja ka më shumë një natyrë simbolike sesa transformuese.
Nadimi argumentoi se ka pak gjasa që anëtarët e SCO-së të kenë prani të fuqishme në këto stërvitje.
“Ka gjasa që ata janë aty vetëm për të vëzhguar pasi punën e rëndë do ta bëjë Brigada e Mekanizuar [e Gardës Revolucionare]”, tha ai, duke vënë në pah mungesën e raportimeve për anëtarët e shteteve që transportojnë pajisje ushtarake në Iran.
Kryetar i Parlamentit iranian dhe ish-komandanti i forcave ajrore të Gardës iraniane, Mohammmad Baqer Qalibaf, e paraqiti stërvitjen si një mesazh gjeopolitik për kryeqendrat perëndimore.
“Shtetet e pavarura janë të vendosura që ta mbrojnë veten kundër një rendi të padrejtë global”, tha ai gjatë një fjalimi më 2 dhjetor.
Por, Nadimi tha se Teherani po e mbivlerëson rëndësinë strategjike të stërvitjes.
“Me gjasë ky është mesazh për.... Azerbajxhanin dhe Kurdistanin irakian, si dhe për grupet kurde me seli në Irak”, tha ai. “Nuk mendoj se një ushtrim në këtë nivel dhe me këtë kualitet mund të ketë ndonjë qëllim tjetër, si për shembull që të shërbejë si mjet parandalues kundër Izraelit”.
Pjesa veriperëndimore e Iranit mbetet një nga zonat më të ndjeshme të sigurisë së vendit dhe aty ka që një kohë të gjatë një ndjenjë separatiste në mesin e azerëve dhe kurdëve etnikë. Rajoni ka përjetuar aktivitete nga grupet kurdë që Teherani i cilëson organizata terroriste dhe shërben si kooridor për grupet e kontrabandistëve që operojnë përgjatë kufijve me Armeninë, por edhe me Azerbajxhanin dhe enklavën e tij Navçivanit.
Anëtarësimi i Teheranit në SCO – që u formalizua më 2023 pasi pothuajse për dy dekada shteti ishte si vëzhgues – i jep Iranit qasje në këmbim të gjerë të informacioneve të inteligjencës dhe i jep mundësinë që zyrtarisht të kërkojë shpallje të organizatave terroriste përmes RATS-it. Në nivel të brendshëm, zyrtarët kanë thënë se anëtarësim në SCO vë në pah shkëputjen diplomatike nga izolimi perëndimor.
Por, vetë organizata po has në vështirësi që të definojë qëllimin e saj.
Analistët argumentojnë se SCO-ja po përballet me krizë të identitetit: misioni i saj është mjegulluar me kohën, duke përzier bashkëpunimin kundër terrorizmit me tregtinë, programet kulturore dhe mesazhet e gjera gjeopolitike kundër ndikimit perëndimor.
Përçarjet e brendshme e ndërlikojnë edhe më shumë situatën. Rusia po e sheh gjithnjë e më shumë SCO-në si një bllok kundër Perëndimit që forcon ndikimin e saj në Azinë Qendrore, ndërsa Kina i jep prioritet koordinimit kundër terrorizmit dhe avancimit të vizionit të saj global për qeverisje. Zgjerimi gjeografik – me pranimin e Indisë dhe Pakistanit më 2017, Iranit më 2023 dhe Bjellorusisë në vitin 2024 – e ka rritur shtrirjen e grupit, por po ashtu ka thelluar kundërthëniet e brendshme. /REL
Shërbimi i sigurisë së Ukrainës (SBU) ka hedhur poshtë pre...
Izraeli njoftoi të mërkurën se do të rihapë pikën kufitare...
Një ngjarje e rëndë u shënua sot në zonën pranë urës Koura...
Kultivimi i lulekuqes në Myanmar u rrit në nivelin më të l...
Kina kritikoi ashpër qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për...
Numri i sirianëve që kërkuan azil ra ndjeshëm nga 16,000 n...
Presidenti francez Emmanuel Macron fillon sot një vizitë s...
Ushtria gjermane vuri në shërbim pjesën e parë të një sist...
Pas gati pesë orësh bisedime të martën midis negociatorëve...
Ministri i Jashtëm Peter Szijjarto, Hungaria do të kundërs...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Rutte deklaroi sot se Ru...
Shumë vende evropiane po marrin masa të ashpra kundër dhun...
Fermerët në Greqinë veriore ndërprenë trafikun në pikat ku...
Ukraina ka goditur tubacionin e naftës Druzhba në rajonin ...
Republikanët kanë fituar zgjedhjet për Kongres në Tenesi, ...
Autoritetet ndërkombëtare në Kosovë kanë kritikuar Komisio...
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se “nuk do të is...
Autobusët e transportit publik e rifilluan punën të mërkur...
Pjesëmarrës në diskutimet në Komitetin për Politikë të Jas...
Këngëtarja e njohur, Sabrina Carpenter, ka reaguar ashpër ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...