“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...

Kur kryebashkiaku i Bielefeldit, Pit Clausen, pyetet se si qyteti i tij po përballet me pranimin e refugjatëve ukrainas të luftës, ai nuk shqetësohet shumë. "Situata është më e mirë se disponimi”, thotë politikani i SPD-së. Rreth 340.000 qytetarë jetojnë në këtë qytet - si dhe 4.000 njerëz që kanë ikur nga Ukraina. "Një qytet i madh si Bielefeld mund ta përballojë këtë pa problem", thotë Clausen.
Më shumë se gjysma e refugjatëve jetojnë me të afërm dhe të njohur, askush nuk duhet të jetojë më në ndonjë palestër. Pothuajse të gjithë fëmijët ishin të akomoduar në kopshte dhe shkolla. "Në thelb, sistemi ka arritur t'i pranojë të gjithë. Të parët kanë një punë dhe të parët janë dashuruar përsëri." Në komunat e tjera, megjithatë, gjërat nuk po duken kaq mirë. "E vërteta është se situata është e ndryshme”, thekson kryebashkiaku.
Përveç më shumë se një milion refugjatëve ukrainas të luftës, edhe rreth 244.000 azilkërkues të tjerë kanë mbërritur në Gjermani në vitin 2022. Vendet kryesore të origjinës janë Siria, Afganistani, Turqia dhe Iraku.
Në Miltenberg, një vend në Bavari me rreth 130.000 banorë, administratori Jens Marco Scherf thotë se iu desh të merrte më shumë azilkërkues sesa gjatë lëvizjes së fundit të madhe të refugjatëve në 2015. Kufijtë e mundësive janë arritur, ai nuk mund të marrë përgjegjësi për më shumë.
Kontrolli i kufijve dhe dëbimet
Që nga vjeshta, një ose dy vende shtesë për akomodime duhet të merren me qira çdo javë, thuhet në një pyetje të DW. Por shumë refugjatë duhet të durojnë në strehimore emergjente. Zyra e qytetit e përshkruan situatën si "të pasigurt". Scherf u bën thirrje qeverive federale dhe të landeve të "kufizojnë imigracionin".
Kjo është pikërisht ajo që BE-ja ra dakord në samitin e saj të fundit. Kufijtë duhet të shtrëngohen dhe ata që nuk kanë të drejtë për azil duhet të dëbohen. Kjo nuk prek ukrainasit, pranimi i tyre është ende një çështje e qartë.
Nuk ka akomodim dhe mbikqyrës të mjaftueshëm
Pranimi dhe integrimi do të thotë më shumë sesa thjesht të gjesh një apartament. Burimet po pakësohen edhe për qytetarët tanë. "Nëse njerëzit që kanë ikur nuk mund të akomodohen më dhe nuk mund të kujdesemi siç duhet, mësuesit nuk mund të bëjnë më punën e tyre të mësimdhënies, nuk ka edukatorë, gjimnazet nuk janë më të disponueshme, nuk ka shkolla dhe klube sportesh - për të përmendur vetëm disa shembuj - atëherë sistemi është thjesht i mbingarkuar”, thuhet nga zyra në Lindau të Bavarisë.
Qyteti idilik në liqenin e Konstancës, ka rreth 81.000 banorë dhe reklamohet me sloganin "Shumë afër parajsës". Lindau është një nga shumë komunat që kanë kërkuar më shumë ndihmë nga qeveria federale prej javësh. Kjo do të diskutohet në një tjetër samit për refugjatët, në të cilin ministrja Federale e Brendshme Nancy Faeser (SPD) ftoi përfaqësuesit e landeve dhe autoriteteve lokale më 16 shkurt.
Ata që kanë mësuar nga e kaluara - përfitojnë
Në Berlin është regjistruar gjithashtu se jo të gjitha komunat janë të mbingarkuara me pranimin e refugjatëve. Por pse situata është kaq e ndryshme? "Bashkitë që ndërtuan një infrastrukturë në vitin 2015 për t'u marrë me fluksin e refugjatëve dhe më pas nuk e çmontuan plotësisht tani janë në një pozitë më të mirë”, tha për DW Hannes Schammann, profesor i politikës së migracionit në Universitetin e Hildesheim. "Komunat që e çmontuan këtë infrastrukturë tani shpesh kanë probleme”.
Një deklaratë që kryebashkiaku i Hanoverit Belit Onay mund ta konfirmojë. "Pasi filloi sulmi në Ukrainë, ne ishim në gjendje të krijonim hapësirë ??për refugjatët ukrainas në sallat e ekspozitës në Hanover brenda pak ditësh”. Në përgjithësi, situata është "sfiduese”, por "aktualisht mund të menaxhohet përmes zhvillimit të vazhdueshëm të kapaciteteve dhe bashkëpunimit aktiv brenda administratës”, tha Onay i pyetur nga DW.
Më shumë vendstrehime private?
Ka ende kapacitete në vendbanimet, të cilat qeveria federale i vuri në dispozicion në vjeshtën e vitit 2022, pas samitit të parë të refugjatëve me landet dhe bashkitë. Rreth dy të tretat e 4000 vendeve janë zënë deri më tani. Megjithatë, shumë nga ndërtesat duhet të përgatiten, sepse ishin bosh për një kohë të gjatë dhe, për shembull, kishte mungesë të energjisë elektrike dhe ujit.

Zëdhënësja për migracionin në grupin parlamentar të të Gjelbërve, Filiz Polat bëri një propozim për të lehtësuar situatën. Në një intervistë për Deutschlandfunk, ajo bëri thirrje që azilkërkuesit dhe refugjatët ukrainas të luftës të kenë trajtim të barabartë për sa i përket akomodimit.
Azilkërkuesit nuk lejohen të zgjedhin vendbanimin e tyre, ndërsa ukrainasit mund të jetojnë edhe privatisht me të afërmit ose të njohurit. Sipas Polat, rreth 30 për qind e refugjatëve në Gjermani kanë të afërm. Mbi të gjitha, të përndjekurit politikë nga Turqia shpesh kanë familje në Gjermani. Pyetja nga komunat: sa do të lehtësonte në fakt një propozim i tillë? "Vështirë," thotë Lindau. "Nuk është vetëm akomodimi që i ngarkon komunitetet, por edhe kujdesi për njerëzit."
Asgjë nuk mund të bëhet pa dëshmi

Në Miltenberg thuhet se propozimi "ia vlen të merret parasysh". Por kërkohen dëshmi për hapësirën e mjaftueshme të jetesës. Nuk duhet të ndodhë që dikush të marrë të afërm nëse nuk ka vend. Kryebashkiaku i Hanoverit Onay thekson, se ata kanë përvojë me akomodimin e decentralizuar. "Por, për fat të keq, kjo ende dështon shumë shpesh sepse hapësira e jetesës në dispozicion për anëtarët e familjes nuk është mjaft e madhe dhe nuk mund të gjendet hapësira e re e jetesës."
Integrim më i shpejtë për të gjithë
Kryetari i Bashkisë së Bielefeldit, Pit Clausen, do të donte që azilkërkuesve t'u jepej i njëjti trajtim si refugjatëve të luftës në të gjitha aspektet, jo vetëm në aspektin e akomodimit. Kjo përfshin edhe thjeshtimin e procedurave të gjata burokratike tek autoritetet e imigracionit. Sipas Clausen, kjo jo vetëm që do të lehtësonte ndjeshëm autoritetet lokale, pot do të përfitonin të gjithë. "Nuk është në rregull që në çështjen e refgugjatëve të bëjmë dallime: Ne duhet të hapim plotësisht sistemet sociale, sistemet arsimore dhe të gjitha opsionet e integrimit për të gjithë ata që janë atje."/DW
Arritja e një kompromisi mes Kosovës dhe Serbisë është...
Rusia po mban të paktën 6.000 fëmijë nga Ukraina në kampe ...
Shefi i Kombeve të Bashkuara ka bërë apel për 397 milionë ...
Shpëtimtarët nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ...
Numri i të vdekurve nga tërmetet e javës së kaluar që tron...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë në një...
Gjatë vitit të parë të luftës, Rusia ka pushtuar dhe ka hu...
Parlamenti Evropian zyrtarisht ka miratuar ligjin që ndalo...
Konstatimi është alarmues: Ushtria ukrainase përdor në luf...
Ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të shpëtojnë vëllezërit ...
Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën edhe të martë...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka uruar presidentin serb,...
Moldavia ka rihapur hapësirën ajrore për fluturime civile,...
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, filloi nj...
Në mesin e krizës së fundit në Kosovë, e cila kulmoi me ve...
Të paktën tre persona mbetën të vrarë dhe pesë të tjerë u ...
Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të mbajnë një takim dyd...
Mijëra njerëz janë vrarë në Siri, si pasojë e një tërmeti ...
Qyteti Bakhmut, në lindje të Ukrainës, pësoi të hënën sulm...
Në Frankfurt u mbajt së fundmi (10.02.2023) një protes...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...