Mbajtja e fëmijëve ukrainas në kampet ruse, “mund të jetë krim lufte”
Rusia po mban të paktën 6.000 fëmijë nga Ukraina në kampe ...

Arritja e një kompromisi mes Kosovës dhe Serbisë është imediate dhe e nevojshme, tha Christoph Heusgen, presidenti i Konferencës së Mynihut në një intervistë për "DW" në Berlin. Heusgen konkretizoi se tani duhen zbatuar Marrëveshjet e Brukselit dhe sidomos marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe. "Është më urgjent se kurrë që të gjejmë një zgjidhje", tha ai.
"Ne shpresojmë tani në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku kemi përfaqësues të Kosovës, ku kemi përfaqësues të Serbisë, ku kemi përfaqësues edhe të vendeve që po ndihmojnë për këtë konflikt, që të bëjmë progres. Unë besoj se çfarë ka rëndësi tani është që të zbatojmë me kujdes marrëveshjet e Brukselit, që janë bërë në të kaluarën. Sipas mendimit tim, është veçanërisht i rëndësishëm realizimi i Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë", tha Heusgen.
Ai kujtoi më tej se "Në Konferencën e Sigurisë në Mynih i kemi pasur në një panel si Presidentin Vuçiç dhe Presidentin Thaçi dhe unë dëshiroj që të ndodhë edhe në të ardhmen. Dhe që të pajtohemi për pyetje që, sipas mendimit tim, nuk janë pyetje themelore, dhe që të bëjmë progres në Ballkanin Perëndimor, progres, i cili është shumë i nevojshëm në këtë kohë, kur kemi përpara rreziqe të tjera", tha Heusgen.
Konferenca e sivjetshme e Sigurisë në Mynih, që i fillon punimet të premten, më 17 shkurt, ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, do të jetë e para që bëhet nën kryesimin e ish-ambasadorit gjerman pranë OKB-së dhe ish-këshilltarit për politikë të jashtme të Angela Merkelit, Christoph Heusgen. Heusgen e mori kështu stafetën nga një tjetër njohës i rajonit të Ballkanit, Wolfgang Ischinger.
Konferenca është një platformë për këmbimin e mendimeve mes krerëve të vendeve të ndryshme të botës, për çështje aktuale të politikës globale. Këtë vit priten të vijnë në kryeqytetin e Bavarisë në jug të Gjermanisë rreth 40 krerë shtetesh dhe qeverish si edhe rreth 100 ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga vende të ndryshme të botës. Por në konferencë ka edhe shumë përfaqësues të parlamenteve, ekspertë, OJQ e diplomatë.

Programi i konferencës nuk është bërë ende publik, por sipas listës së publikuar në faqen e Konferencës, Serbia përfaqësohet vetëm nga ministrja e Europës, Tanja Mishçevic, ndërsa Kosova nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz. Ballkani Perëndimor është ndër dhjetë detyrat kryesore të të ashtuquajturës Listë të detyrave Transatlantike, që përcaktuan krerët e 40 shteteve të ndryshme, në samitin e liderëve të konferencës, që u mbajt në maj 2022, në Uashington.
Por fokusi kryesor është padyshim Ukraina dhe ndihma ushtarake për mbrojtjen e saj nga agresori rus. Për organizatorin e Konferencës së Mynihut, Heusgen, është e qartë se Ukraina ka nevojë për mbështetje të gjatë dhe se presidenti rus, Vladimir Putin nuk duhet të dalë fitimtar: “Ne duhet ta bëjmë të qartë se nëse Putin e fiton këtë luftë, ajo nuk ka mbaruar me Ukrainën. Ai dhe ministri i tij i Jashtëm, disa javë më parë, thanë se më pas e ka radhën Moldavia. Dhe pyesni vendet baltike - ata mendojnë se Putini do të kthehet edhe kundër tyre në rast se do të ketë sukses. Prandaj, ne duhet të jemi të vendosur, duhet të vijojmë të mbështesim Ukrainën dhe t'ia bëjmë të qartë edhe qytetarëve se kjo është diçka në planin afatgjatë", tha Heusgen./DW
Rusia po mban të paktën 6.000 fëmijë nga Ukraina në kampe ...
Shefi i Kombeve të Bashkuara ka bërë apel për 397 milionë ...
Shpëtimtarët nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ...
Numri i të vdekurve nga tërmetet e javës së kaluar që tron...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë në një...
Gjatë vitit të parë të luftës, Rusia ka pushtuar dhe ka hu...
Parlamenti Evropian zyrtarisht ka miratuar ligjin që ndalo...
Konstatimi është alarmues: Ushtria ukrainase përdor në luf...
Ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të shpëtojnë vëllezërit ...
Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën edhe të martë...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka uruar presidentin serb,...
Moldavia ka rihapur hapësirën ajrore për fluturime civile,...
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, filloi nj...
Në mesin e krizës së fundit në Kosovë, e cila kulmoi me ve...
Të paktën tre persona mbetën të vrarë dhe pesë të tjerë u ...
Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të mbajnë një takim dyd...
Mijëra njerëz janë vrarë në Siri, si pasojë e një tërmeti ...
Qyteti Bakhmut, në lindje të Ukrainës, pësoi të hënën sulm...
Në Frankfurt u mbajt së fundmi (10.02.2023) një protes...
Zëdhënësi për Sigurinë Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë,...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...