VIDEO shokuese/ I dënuari sulmon gjyqtaren në sallën e gjyqit, hidhet mbi të dhe e godet
Gjyqtarja Mary Kay Holthus është sulmuar në sallën e gjyqi...

Në radhët e Partisë Liberale Gjermane (FDP) ka muaj që zien debati. Partneri më i vogël i koalicionit në qeverinë gjermane pësoi disa dështime njëri pas tjetrit në zgjedhjet rajonale dhe ato të landeve në vitin 2022 dhe 2023. Dhe për këtë politikanët lokalë fajësojnë politikën federale. Sipas sondazheve tre të katërtat e gjermanëve janë të pakënaqur me punën e koalicionit qeveritar të socialdemokratëve (SPD), të të Gjelbërve dhe të FDP-së.
Partia liberale FDP organizoi madje edhe një sondazh në radhët e anëtarëve të saj, gjatë të cilit rreth 48 për qind u shpreh pro largimit sa më të shpejtë të kësaj partie nga koalicioni qeveritar i cili nuk gëzon simpati në radhët e popullsisë.
Pakënaqësi e madhe
Viti 2024 mund të jetë viti më i vështirë për qeverinë tripartiake gjermane. Më 9 qershor zhvillohen zgjedhjet për Parlamentin Evropian, kurse në shtator zhvillohen zgjedhjet për parlamentet e landeve në Saksoni, Turingji dhe Brandenburg. Po ashtu në nëntë nga 16 landet federale zhvillohen zgjedhje lokale.
Në Saksoni, Turingji dhe Brandenburg, forca më e fortë konsiderohet partia Alternativa për Gjermaninë (AfD), të cilën Zyra për Mbrojtjen Kushtetuese e klasifikon pjesërisht si ekstremiste të djathtë. Shance aty duket se ka vetëm partia kristian-demokrate CDU. Kurse SPD, të Gjelbrit dhe FDP-ja e kanë humbur në mënyrë dramatike besimin e zgjedhësve. Në Saksoni u publikua në fillim të vitit një sondazh sipas të cilit SPD-ja dhe FDP-ja nuk do të arrinin të merrnin votat e nevojshme për të hyrë në parlamentin e landit, kurse të Gjelbërit mund të fitonin me shumë zor minimumin e nevojshëm.
Sipas sondazheve koalicioni qeveritar gëzon sot përkrahjen e vetëm 33 për qind të votuesve, nga 52 për qind që ishte ajo në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
Olaf Scholz, kancelari pa emocione dhe karizëm
Shumë njerëz janë të pakënaqur, deklaroi kancelari Olaf Scholz (SPD) në fjalimin e tij të Vitit të Ri. "Unë e marr seriozisht këtë." Por bota po ndryshon "me një shpejtësi marramendëse" prandaj edhe Gjermania duhet të ndryshojë, tha ai.
Po a janë vërtetë ndryshimet me të cilat po përballen ato që i bëjnë njerëzit të pakënaqur, apo është mënyra se si qeveria po reagon ndaj krizave të shumta? Lufta e agresionit rus kundër Ukrainës, e cila u pasua nga një krizë energjetike, rritja në qiell e çmimeve, rënia e ekonomisë gjermane. Shumë qytetarë nuk besojnë më se qeveria është në gjendje për të përballuar problemet.
Po ashtu kancelari nuk duhet ta ketë kaluar pa vënë re se edhe ai personalisht po del keq e më keq në sondazhe. Kjo edhe për shkak të stilit të tij të komunikimit dhe të drejtimit. Juristi 65-vjeçar, Scholz, nuk arrin ta shpjegojë politikën e tij dhe t'i bëjë njerëzit për vete.
Frika na bashkon
Mosmarrëveshjet mes partive të koalcionit qeveritar nuk duket se do të marrin fund gjatë vitit 2024. Edhe pse kancelari do të bisedojë edhe një herë me ministrin e Financave, Christian Lindner(FDP), për të hequr dorë këtë vit nga frenimi për të marrë borxhe të reja, nëse rezulton se mbështetja ushtarake dhe financiare për Ukrainën nuk është e mjaftueshme, kjo nuk do të thotë se FDP do të jetë dakord.
Megjithatë liderët e të tri partive i shmangen dhënies fund të koalicionit më shumë se çdo gjëje tjetër. Në rast se do të ketë zgjedhje të reja, ekziston rreziku që socialdemokratët (SPD), të Gjelbërit dhe liberalët (FDP) do ta humbasin pushtetin qeveritar dhe shumë parlamentarëve do të duhet të heqin dorë nga mandatet e tyre në Bundestag. Prandaj në nivelin e funksionarëve, pothuajse të gjithë duan të vazhdojnë koalicionin, i cili de facto është i shpartalluar. Frika nga kolapsi politik është thuajse e vetmja gjë që ende i mban të bashkuara SPD-në, të Gjelbrit dhe FDP-në./DW
Gjyqtarja Mary Kay Holthus është sulmuar në sallën e gjyqi...
Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Masaçusets të Sh...
SpaceX është akuzuar për shkarkimin e paligjshëm të te...
Shtetet e Bashkuara nuk kanë parë veprime në Rripin e ...
Britania po përballet me një mungesë alarmante të ilaç...
Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cam...
Viti 2023 u karakterizua nga një acarim i skajshëm i t...
Bashikimi Europian ka dënuar me termat më të ashpër su...
Pasaporta e Kosovës është rritur me 90 vende në ...
Ndërsa tensionet gjeopolitike midis Pekinit dhe Uashington...
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) është distancuar nga ...
Një guvernator rus ka thënë të mërkurën se e ka urdhër...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka shkaktu...
“I gjithë Ballkani Perëndimor tani është i lidhur me z...
Zyrtarët iranianë thanë se si pasojë e dy shpërthimeve të ...
Ish-presidenti i Sierra Leones, Ernest Bai Koroma, ësh...
Komuniteti ndërkombëtar duhet ta imponojë një zgjidhje...
Presidenti Joe Biden do ta nisë vitin duke bërë fushatë në...
Një shembull i dashurisë pa kushte të prindit për fëmijën ...
Të paktën 73 persona janë vrarë nga dy shpërthime bomb...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...