Trump tërhiqet nga tarifa prej 20% në Ngushticën e Hormuzit/ Ja me çfarë do ta zëvendësojë masën
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...

Ndërsa tensionet gjeopolitike midis Pekinit dhe Uashingtonit ishin të larta gjatë vitit 2023, studentët dhe emigrantët kinezë vazhduan të vijnë në Shtetet e Bashkuara, me shumë prej tyre që kalojnë kufirin amerikan më shumë se kurrë më parë. Por si ishte mjedisi për kinezët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2023?
Që nga dyqanet e deri tek restorantet kineze, emigrantët nga Kina mund të ndjehen më mirë në Shtetet e bashkuara se kurrë më parë.
Viti 2023 shënoi 80 vjetorin e shfuqizimit të ligjit që i ndalonte punonjësit kinezë që të emigrojnë në Shtetet e Bashkuara.
“Ne i nderojmë ata që luftuan shumë për ta shfuqizuar atë ligj”, thotë Katherine Tai, përfaqësuese e qeverisë amerikane për tregtinë.
Tashmë, universitetet amerikane janë destinacionet kryesore për studentët kinezë ndërsa një valë e re migrimi vazhdon në kufirin jugor amerikan.
Emigrantët udhëtojnë me avion drejt Ekuadorit dhe nga aty shfrytëzojnë autobusët, anijet dhe mjete të tjera për të arritur në kufirin e Shteteve të Bashkuara me Meksikën.
Xun Zhang dhe familja e tij ndërmorën një udhëtim të rrezikshëm. Zëri i Amerikës bisedoi me të në fillim të këtij viti. Ai përdori një pseudonim nga frika e hakmarrjes nga qeveria kineze.
“Populli kinez e di se qeveria kineze është shumë e fuqishme dhe kontrollon gjithçka”.
Gjatë vitit 2023 është rritur ndjeshëm numri i prurjeve me më shumë se 24,000 kinezë, krahasuar me vetëm 2000 në vitin 2022.
Zëri i Amerikës bisedoi me zonjën Madeline Hsu, profesore për çështjet e emigracionit dhe studimet aziatiko-amerikane në Universitetin e Merilendit.
“Njerëzit në Kinë janë shumë të pashpresë dhe ka mungesë të mundësive. Ekonomia kineze është në stanjacion ndërsa qeveria ushtron kontroll dhe kufizon jetët e tyre”.
Pasi mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara, shumë emigrantë kinezë kërkojnë azil politik, ndërsa aziatikët janë grupi racor ose etnik me rritjen më të shpejtë. Më shumë se 5 milionë banorë me origjinë kineze jetojnë në Shtetet e Bashkuara. Amerikanët aziatikë po përballen me akte urrejtje.
Zëri i Amerikës bisedoi me zonjën Manjusha Kulkarni, një nga themeluesit e organizatës “Stop AAPI Hate”.
“Llojet më të përhapura të urrejtjes janë ngacmimet, rreth 88% e atyre që na raportohen, kryesisht ngacmim verbal”.
Këtë vit në Florida janë vënë kufizime të debatueshme që i ndalojnë qytetarët nga Kina dhe vende të tjera kundërshtare të Shteteve të Bashkuara që të blejnë prona. Po ashtu, universiteteve shtetërore u ndalohet që të pranojnë para apo të partnerizohen me Kinën dhe vende të tjera që përbëjnë shqetësim për Shtetet e Bashkuara.
Ndërsa tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës po shfaqen në nivele lokale, emigrantët kinezë nuk shihen më si një urë lidhëse mes dy vendeve.
“Emigrantët kinezo-amerikanë po përballen me një trysni të madhe, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Kinë. Pekini nuk i sheh ata si nacionalistë apo patriotë të devotshëm. Emigrantët po e gjejnë vetën në një pozitë të vështirë”, thotë profesoresha Madeline Hsu.
Por përvoja ka qenë ndryshe për studentin Shawn Zhan nga Kina. Ai thotë se amerikanët e kanë mirëpritur atë.
“Kam bërë shumë miq në fakultet dhe është me të vërtetë një mjedis gjithëpërfshirës. Shumë studentë janë aziatikë”.
Studentët dhe emigrantët kinezë thonë se duan të gjejnë punë dhe të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara me shpresën për një të ardhme më të mirë./ VOA
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) është distancuar nga ...
Një guvernator rus ka thënë të mërkurën se e ka urdhër...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka shkaktu...
“I gjithë Ballkani Perëndimor tani është i lidhur me z...
Zyrtarët iranianë thanë se si pasojë e dy shpërthimeve të ...
Ish-presidenti i Sierra Leones, Ernest Bai Koroma, ësh...
Komuniteti ndërkombëtar duhet ta imponojë një zgjidhje...
Presidenti Joe Biden do ta nisë vitin duke bërë fushatë në...
Një shembull i dashurisë pa kushte të prindit për fëmijën ...
Të paktën 73 persona janë vrarë nga dy shpërthime bomb...
Një gjykatë në Pakistan ka ngritur aktakuzë të mërkurën ku...
Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj gjigantit...
Një varrezë e hershme mesjetare - me shumë gjasa që da...
Senatori amerikan Bob Menendez ndihmoi një biznesmen nga N...
Ish-presidenti Donald Trump apeloi të martën një vendim të...
Moti jashtëzakonisht i ftohtë shkaktoi ndërprerje në t...
Njerëzit kanë zhdukur rreth 1400 lloje zogjsh, dy herë...
Një ekpsert i kriminlaistikës në Britaninë e Madhe ka para...
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Japoninë. Tërmeti me magn...
Hamasi njoftoi të martën se një nga udhëheqësit e tij të l...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...