Nga njohja me Laert Haxhiun te shpërthimi në lokalin e Noizyt/ Zbardhet dëshmia e Cllevio-s në GJKKO
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...

Ish-presidenti Donald Trump apeloi të martën një vendim të sekretares demokrate të shtetit Maine, që e përjashton atë nga fleta e votimit lidhur me rolin e tij në trazirat në ndërtesën e Kongresit amerikan më 6 janar të vitit 2021.
Zoti Trump pritet që të kërkojë gjithashtu nga Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara që të marrë një vendim lidhur me çështjen e ngritur në Kolorado që e skualifikon atë nga pjesëmarrja në fletën e votimit.
Demokratja Shenna Bellows është sekretarja e parë në historinë e shtetit Maine që e ndalon kandidaturën e një kandidati për president në bazë të një klauzole të Amendamentit të 14 të Kushtetutës që është përdorur rrallëherë. Dispozita ligjore ndalon që një individ i përfshirë në kryengritje të mbajë një post publik.
Apelimi i zotit Trump në Gjykatën e Lartë të shtetit Maine deklaron se sekretarja Bellows nuk kishte juridiksion për këtë çështje dhe kërkon që asaj t'i kërkohet që të vendosë emrin e zotit Trump në fletën e votimit për zgjedhjet paraprake të 5 marsit. Kërkesa argumenton se ajo i tejkaloi kompetencat dhe u bazua në ‘fakte të pabesueshme’.
“Sekretarja duhet të tërhiqej për shkak të njëanshmërisë së saj kundër Presidentit Trump, siç tregon e kaluara e saj e dokumentuar në deklaratat e mëparshme që paragjykon çështjen në fjalë”, thanë avokatët e zotit Trump.
Sekretarja Bellows tha për agjencinë e lajmeve "Associated Press" të martën se vendimi i saj ishte i ngrirë në pritje të vendimit pas apelimit.
“Kjo është pjesë e procesit. Unë kam besim te vendimi im dhe zbatimi i ligjit. Ky është procesi i shtetit Maine dhe është shumë e rëndësishme që para së gjithash, secili prej nesh që shërben në qeveri të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e shtetit”, tha ajo.
Të martën zoti Trump pritej që të apelonte në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara edhe një vendim të ngjashëm nga Gjykata e Lartë e Kolorados.
Gjykata më e lartë e Shteteve të Bashkuara asnjëherë nuk ka dalë me një vendim lidhur me klauzolën në fjalë. Vendimi 4 me 3 i Gjykatës së Lartë të Kolorados shënon herën e parë në histori që citon dispozitën ligjore për të përjashtuar një kandidat nga fleta e votimin presidencial.
Kundërshtarët e zotit Trump kanë ngritur dhjetëra padi në shumë shtete duke kërkuar që ta skualifikojnë atë nga votimi.
Asnjë padi nuk pati sukses derisa një shumicë e vogël nga shtatë gjyqtarë të Kolorados, të gjithë të emëruar nga guvernatorë demokratë, vendosën kundër zotit Trump.
Kritikët thonë se vendimi 4-3 i kishte tejkaluar kompetencat dhe se gjykata nuk mund të deklaronte se trazirat e 6 janarit ishin kryengritje pa një proces të gjerë gjyqësor.
Një javë pas vendimit të Gjykatë së Lartë të Kolorados, zonja Bellows mori vendimin e saj. Kritikët thonë se vendimi ishte edhe më i rrezikshëm sepse mund të hapte rrugën për zyrtarët partiakë zgjedhorë që thjesht të skualifikonin kandidatët që kundërshtojnë.
Zonja Bellows e ka kritikuar më parë qëndrimin e zotit Trump lidhur me ngjarjet e 6 janarit. Zonja Bellows, e cila ka thënë se pikëpamjet e saj personale nuk kishin asnjë lidhje me vendimin, është zyrtarja e parë e lartë zgjedhore që mori vendimin për të përjashtuar zotin Trump nga fleta e votimit./ VOA
Moti jashtëzakonisht i ftohtë shkaktoi ndërprerje në t...
Njerëzit kanë zhdukur rreth 1400 lloje zogjsh, dy herë...
Një ekpsert i kriminlaistikës në Britaninë e Madhe ka para...
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Japoninë. Tërmeti me magn...
Hamasi njoftoi të martën se një nga udhëheqësit e tij të l...
Një aeroplan i "Japan Airlines" u lejua të ulet pak çaste ...
Në një sulm ajror, që duket se është kryer nga Izraeli...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, u bëri thirrj...
Rreth 90 për qind e banorëve të BE-së shprehen të këna...
Përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë në Japoni, ndërsa bëhet m...
Zgjedhjet presidenciale amerikane janë tronditur në vi...
Numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7.5 që go...
Pesë eksplorues të vërtetë që ndanin një frymë të veçantë ...
Luftime të ashpra janë raportuar në qytetin jugor të G...
Çfarë ndodhi 25 vite më parë që ndikoi në zhvillimet botër...
Gjykata më e lartë eIzraelit ka rrëzuar një pjesë kyçe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka refuzuar thirrj...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi në një dekl...
Nga 1 janari, kosovarët gëzojnë të drejtën e udhëtimit...
Gjermania, Italia, Franca duan të reduktojnë migracionin i...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...