Skenarët e Erion Veliajt në protestën për Zvërnecin
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...

Zgjedhjet presidenciale amerikane më 2024 premtojnë të jenë si asnjë palë zgjedhje tjera në kohën moderne.
Në mesin e kandidatëve republikanë për president në krye është ish-presidenti Donald Trump, i cili përballet me disa akuza federale dhe shtetërore që lidhen me përpjekjet e tij për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020 kundër demokratit Joe Biden.
Biden, presidenti aktual, është kandidat në mesin e demokratëve. Ai do të jetë 81 vjeç kur të mbahen zgjedhjet në nëntor të vitit 2024, duke e bërë atë amerikanin më të vjetër që zgjidhet president, në rast se fiton mandatin e dytë katërvjeçar.
Kush janë kandidatët republikanë që po garojnë për president?
Trump, 77 vjeç, po dominon fushën republikane. Kandidatët e tjerë gjerësisht kanë shmangur kritikat ndaj Trumpit lidhur me veprimet e tij të lidhura me zgjedhjet e vitit 2020 nga frika se mund të zemërojnë elektoratin e tyre. Shumica e mbështetësve të Trump-it besojnë në pretendimet e rreme të tij se fitorja iu vodh.
Rivalët e tij republikanë, sikurse guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, dhe ish-ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, kanë argumentuar se problemet ligjore të Trumpit do ta pengojnë atë në luftën e përgjithshme zgjedhore kundër Bidenit.
Përjashtim ka bërë ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, i cili ka dënuar përpjekjet e Trumpit për të ndryshuar rezultatin zgjedhor të vitit 2020. Ish-guvernatori i Arkansasit, Asa Hutchinson, një kandidat që vlerësohet se ka pak gjasa për fitore, ka thënë se Trump është i papërshtatshëm për detyrën e presidentit.
Biznesmeni Vivek Ramaswamy, politikan i ri, po garon si trashëgues i agjendës populiste të Trumpit “Amerika e Para”, agjendë që është e kujdesshme ndaj një Qeverie të madhe federale, ndaj fuqisë së korporatave dhe aleancave ndërkombëtare. DeSantis dikur shihej si kandidati më me shumë gjasa të mposhtë Trumpin në sigurimin e nominimit nga republikanët, por fushata e tij ka pësuar rënie që kur u lansua në maj, pavarësisht se kishte shumë potencial. Në ndërkohë, Haley ka fituar momentum pas performancave të mira në debatet e kandidatëve për president.
Guvernatori i Dakodës së Veriut, Doug Burgum, po ashtu po garon për nominim, por nuk ka arritur që të tërheqë shumë vëmendje.
Sondazhet sugjerojnë se Trump është i lidhur gjerësisht me një përballje të drejtpërdrejtë me Bidenin, përderisa votuesit kanë shprehur shqetësime me moshën e Bidenit dhe me menaxhimin e ekonomisë pavarësisht rritjes së vendeve të punës, investimeve në infrastrukturë dhe zbutjes së ngadalshme të inflacionit pasi vitin e kaluar arriti në shifër rekord.
Trump përballet me katër raste në gjykatat federale dhe shtetërore për përpjekjet e tij për të minuar zgjedhjet e vitit 2022, për keqmenaxhimin e dokumenteve të klasifikuara dhe për përfshirjen e tij në pagimin e një ylli të pornografisë në këmbim të heshtjes. Ai ka thënë se është i pafajshëm dhe ka argumentuar se është viktimë e përndjekjes politike, akuzë që administrata Biden e mohon. Datat e caktuara për këto raste gjyqësore paraqesin pengesë për aftësinë e Trumpit për të bërë fushatë.
Kush janë demokratët që po garojnë për president?
Përderisa votuesit mund të mos jenë shumë entuziastë, udhëheqësit demokratë dhe donatorët e mëdhenj po mbështesin Bidenin dhe nënpresidenten e tij, Kamala Harris.
Dean Phillips, një kongresist amerikan pak i njohur nga Minesota, njoftoi në tetor se do të sfidojë Bidenin sepse ai nuk beson se presidenti mund të fitojë edhe një mandat. Autorja Marrianne Williamson po ashtu po garon kundër Bidenit.
Fushata e Bidenit për mandatin e dytë mbështetet në menaxhimin e ekonomisë pas pandemisë COVID-19 dhe ai e ka cilësuar si “betejë për shpirtin e Amerikës” luftën kundër republikanëve të lidhur me Trumpin.
Në administratën Biden, papunësia ra në nivelet më të ulëta, Bruto Prodhimi i Brendshëm (GDP) u rrit më shpejt sesa pritej dhe pagat janë rritur. Megjithatë, inflacioni u rrit vitin e kaluar, dhe përderisa ai ka rënë në muajt e fundit, votuesit vazhdojnë të jenë të shqetësuar me çmimet e larta të ushqimit, karburanteve, makinave dhe strehimit.
Nëse Trump fiton nominimin nga republikanët, fushata e Bidenit ka të ngjarë të përqendrohet në paralajmërimin e votuesve se Trump paraqet kërcënim vdekjeprurës për demokracinë amerikane.
Kush tjetër është në garë?
Robert F. Kennedy Jr, aktivist kundër vaksinimit, ka nisur një fushatë të pavarur për të sfiduar Bidenin në garën për të marrë nominimin e demokratëve. Kennedy ka fituar një lloj pëlqimi si te demokratët, ashtu edhe te republikanët, që nuk duan një garë midis Bidenit dhe Trumpit.
Aktivisti progresiv, Cornel West, ka thënë po ashtu se do të garojë për president si i pavarur, ndërkaq ish-kandidatja për presidente Jill Stein, ka thënë se do të kërkojë nominimin për presidente nga Partia e Gjelbër. Sfida e këtyre kandidatëve është që të mbledhin votat e nevojshme që emrat e tyre të përfshihen në fletëvotimet në 50 shtetet për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Kur nisin garat partiake për zgjedhjet e vitit 2024?
Republikanët do të mbajnë garën e parë për nominimin e kandidatit për president në janar, në Ajova. Nju Hampshajër do të mbajë garën brendapartiake pas Ajovës, pasuar nga Nevada, Karolina e Jugut dhe Miçigani.
Demokratët planifikojnë të mbajnë garën e parë të brendshme në Karolinën e Jugut në shkurt. “Super e Marta” – ku dhjetëra shtete do të votojnë për delegatët e tyre, përfshirë nga Kalifornia dhe Teksasi – do të mbahet më 5 mars.
Çdo parti do të nominojë kandidatët që fitojnë më shumë delegatë në konventat e tyre për nominim në verën e vitit 2024. Republikanët do të mbajnë konventat në Millvuaki dhe Viskonsin, përderisa demokratët në Çikago.
Zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen më 5 nëntor 2024./REL
Situata kaotike në territor e bën jashtëzakonisht të vësht...
Gadishulli jugperëndimor i Islandës mund të përballet ...
Presidenti kinez Xi Jinping pati një takim të rrallë k...
Fjalori i Kembrixhit e ka shpallur "halucinate" si fjalën ...
Irani ka pasuruar uranium deri në 60 për qind pastërti. Ky...
Përmbytjet e përhapura në Francën veriore dhe lindore kanë...
Reperi i njohur nigerian Oladips, ka ndërruar jetë në mosh...
Misioni i OSBE-se në Kosovë, ka bërë me dije për mediat se...
Vetëm çereku i spitaleve në Gazë janë ende funksionale...
Një fëmijë 2 vjeçar ka ndërruar jetë pasi u la në një auto...
Rusia ka thënë se pranimi i Ukrainës në aleancën ushta...
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të martën se ishte "...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shtuar ...
Media prestigjioze Reuters raporton se ndërmjetësuesit...
Autoriteti mbikëqyrës i konkurrencës në Itali ka gjobitur ...
Një valë e paprecedentë e të nxehtit ka pushtuar mbi 3...
Gjykata e Lartë ka vendosur kundër planit të qeverisë ...
Suella Braverman, ish-sekretare e Brendshme e Shtet...
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka...
Skandal seksual në një nga burgjet më të mëdha të Belg...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...