web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Digjet selia e parlamentit/ Kryeministri i Nepalit jep dorëheqjen

9 Shtator 2025, 17:32, Kosova & Bota CNA

Digjet selia e parlamentit/ Kryeministri i Nepalit jep dorëheqjen

Kryeministri KP Sharma Oli jep dorëheqjen për t'i lejuar Nepalit të ndërmarrë hapa të mëtejshëm drejt një zgjidhjeje politike dhe zgjidhjes së problemeve.

Vendimi vjen pasi protestuesit në Nepal kanë djegur parlamentin në ditën e dytë të protestave masive si përshkallëzim të shprehjes së zemërimit për vrasjen e 19 demonstruesve.

Demonstruesit përveç ndërtesës së parlamentit, kanë djegur edhe shtëpitë e zyrat e politikanëve dhe selitë e partive.

Pas djegies së selive shtetërore, presidenti Ramchandra Paudel u ka bërë thirrje protestuesve për unitet kombëtar./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga