Si Sokol Sadushi ka "kapur" sistemin e diplomacisë?
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u tha banorëve të Qytetit të Gazës që të evakuohen menjëherë, teksa ushtria e tij po përshkallëzon sulmin ndaj qendrës më të madhe urbane në territorin palestinez.
Izraeli ka intensifikuar bombardimet ndaj qytetit në Rripin e Gazës në përgatitje të operacionit për të marrë kontrollin e plotë të tij, pavarësisht thirrjeve nga shtetet perëndimore dhe agjencitë e ndihmës që të mos e shtyjë përpara këtë plan.
Ndërkaq, agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se të paktën 39 persona u vranë nga Izraeli, përfshirë 25 në Qytetin e Gazës të hënën, më 8 shtator.
Paralajmërimi i Netanyahut erdhi disa orë pasi ndodhi një nga sulmet më vdekjeprurëse ndaj civilëve në Jerusalem që nga nisja e luftës në Gazë më 2023, pasi dy sulmues palestinezë hapën zjarr në një autobus duke vrarë gjashtë persona, sipas autoriteteve izraelite.
Policia izraelite tha se dy sulmuesit u vranë nga policia dhe një civil i armatosur.
Pas sulmit, Netanyahu tha: “Të jemi të qartë, këta vrasës e forcojnë vendosmërinë tonë për të luftuar terrorizmin”.
Thirrja e Netanyahut për evakuimin e banorëve të Qytetit të Gazës po ashtu vjen një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, la të kuptohet se një marrëveshje për Rripin e Gazës mund të arrihet së shpejti për ta siguruar lirimin e të gjitha pengjeve që po mbahen nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Paraprakisht, Trumpi tha se po e paralajmëronte “për herë të fundit” Hamasin që t’i pranojë kushtet e marrëveshjes.
Trump tha se izraelitët kanë pranuar kushtet e paraqitura nga ai, duke shtuar se edhe Hamasi duhet t’i pranojë ato.
Më pas, grupi radikal palestinez deklaroi se ishte i gatshëm për negociata pas atyre që i përshkroi si “ide nga pala amerikane për arritjen e një marrëveshje armëpushimi”.
Muajin e kaluar, Hamasi u pajtua për një marrëveshje armëpushimi që përfshinte një armëpushim 60-ditor, kohë kur do të liroheshin pengjet.
Megjithatë, Izraeli kërkoi lirimin e menjëhershëm të pengjeve, çarmatosjen e grupit dhe vendosi edhe kushte të tjera.
Nga 251 pengjet e marra më 7 tetor – kur Hamasi sulmoi jugun e Izraelit, duke nxitur luftën në Gazë – Izraeli thotë se 47 pengje janë ende në Gazë, përfshirë 25 që besohet se janë të vdekur.
Gjatë sulmit të 7 tetorit, Hamasi vrau edhe afër 1.200 persona.
Ndërkaq, si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 64.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë – shifra që konsiderohen të besueshme nga Kombet e Bashkuara./ Rel
Mediat ndërkombëtare raportojnë se presidenti francez ...
Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar me 364 vota pro dh...
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka m...
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka reaguar pas deklaratave t...
Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, e ka akuzuar Fin...
Qeveria franceze është në prag të kolapsit, pasi kabineti ...
Qindra njerëz rrethuan dhe rrëmbyen 45 ushtarë që punonin ...
Në një deklaratë nga Berlini, Kancelari gjerman, Friedrich...
Dy persona janë plagosur rëndë si shkak i një aksidenti au...
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se Kosova...
Një sërë sulmesh ajrore kanë goditur lindjen e Libanit më ...
Metroja e Londrës u mbyll pothuajse plotësisht këtë të hën...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po vazhdon me planet p...
Sulmuesit palestinezë hapën zjarr në një stacion autobusi ...
Presidenti Donald Trump njoftoi se udhëheqësit europianë d...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka sugje...
Përfaqësuesi special i SHBA-së, Keith Kellogg, iu përgjigj...
Presidenti amerikan Donald Trump tha këtë të diel se është...
Të gjithë personat në Mbretërinë e Bashkuar me akses 4G os...
E ardhmja e kryeministrit francez François Bayrou varet në...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...