Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...

Blloku rajonal i shteteve të Afrikës Perëndimore tha se ndërhyrja ushtarake në Nigerin që po udhëhiqet nga junta, “është mjet i fundit”, përderisa Nigeria ndërpreu furnizimet elektrike për të intensifikuar presionin ndaj liderëve të puçit.
Shefat e ushtrisë të shteteve të këtij blloku u takuan më 2 gusht për të përgatitur një përgjigje për situatën në Niger. Në takim ishte i pranishëm edhe një delegacion nga Nigeri, një javë pas puçit ushtarak, që detyroi Francën të evakuonte shtetasit e saj.
Bashkësia Ekonomike e shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) gjatë fundjavës vendosi sanksione tregtare dhe financiare dhe i dhanë afat prej një jave puçistëve që të rikthejnë pushtetin te presidenti i zgjedhur në mënyrë demokratike ose paralajmëruan se ata do të përballen me përdorimin e forcës.
“Opsioni ushtarak është mjeti i fundit, por ne jemi të përgatitur për çdo mundësi”, tha Abdel-Fatau Musah komisionar për politikë të jashtme, paqe dhe siguri në ECOWAS.
Musah tha se një ekip i ECOWAS, i udhëhequr nga ish-lideri nigerian, Abdulsalami Abubakar, ka qenë në Niger për “negociata”.
ECOWAS do të zhvillojë takim treditor në Abuxha.
Aktualisht këtë grup rajonal e udhëheq Nigeria, që është superfuqi ushtarake dhe ekonomike në Afrikën perëndimore.
Ky shtet veçse ka ndërprerë furnizimet me energji elektrike për Nigerin.
Nigeri, një prej shteteve më të varfra në botë, merr 70 për qind të energjisë elektrike nga Nigeria.
Ndërkaq, Mali dhe Burkina Faso, që udhëhiqen nga juntat ushtarake, kanë paralajmëruar kundër çdo ndërhyrjeje ushtarake në Niger, duke konsideruar se një gjë e tillë do të ishte “shpallje e luftës” kundër tyre.
Një prej liderëve të puçit, gjenerali Salifou Mody, ka shkuar në Mali për negociata. Por, më shumë detaje nuk janë bërë të ditura për këtë vizitë.
Presidenti i Nigerit, Mohamed Bazoum, u rrëzua nga pushteti gjatë puçit ushtarak më 26 korrik. Ai ishte zgjedhur president më 2021, në zgjedhjet e para në këtë shtet ku ndodhi dorëzim paqësor i pushtetit.
Për shkak të puçit, Franca ka njoftuar se do të vazhdojë evakuimet e shtetasve të saj nga Nigeri. Deri më tani nga ky shtet janë larguar 500 persona, shumica francezë. Por, në mesin e të evakuuarve ka edhe shtetas të Portugalisë, Belgjikës, Nigerisë, Etiopisë dhe Libanit.
Edhe Italia ka njoftuar se ka evakuuar rreth 100 të huaj nga Nigeri, dhe radio ANSA raportoi se në mesin e tyre ishin 36 italianë dhe 21 amerikanë.
Ndërkaq, Gjermania u ka bërë thirrje shtetasve të saj të largohen. Shtetet e Bashkuara – që kanë 1.100 trupa të stacionuara në Niger – deri më tani nuk kanë bërë ndonjë njoftim për evakuimin e amerikanëve./ REL
Një shtetas gjerman është arrestuar nga Policia e Kosovës ...
Në Izrael tashmë po ndjehen pasojat e ligjit të ri që kufi...
Prokurorët italianë kanë hapur një hetim ndaj këngëtarit t...
Papa Françesku i bëri thirrje Evropës që të veprojë si “ur...
Një vend për gratë, nga grate. Kjo është ajo që përfaqëson...
Forcat ajrore franceze dhe japoneze përfunduan katër ditë ...
Rusia ka njoftuar të mërkurën se ka nisur manovra detare n...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë ...
Shkencëtarët kanë zbuluar fytyrën e asaj që mund të jetë '...
Gjatë orëve të para të kësa të mërkure autoritetet italian...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ambientet e “Ballk...
Ishte pak para fillimit të mijëvjeçarit, kur revista brita...
Qeveria greke do të ofrojë një javë pushime falas në Rodos...
Kryeqyteti i Kinës, Pekini, i goditur nga përmbytjet shkat...
Papa Françesku mbërrin në Lisbonë të mërkurën për një mble...
Dronët rusë sulmuan portet dhe objektet e magazinimit të g...
Katër nigerianë kanë mbijetuar 14 ditë në timonin e një an...
Shteteve të Bashkuara u është thënë se Rusia është e gatsh...
Një postiere në Uzbekistan ka ndërruar jetë në ashensor pa...
Biznesmen Liam Kavanagh ka mashtruar këshillin Thurroc...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...