
Ishte pak para fillimit të mijëvjeçarit, kur revista britanike e biznesit The Economist erdhi në një konstatim shkatërrues për ekonominë gjermane. "Gjermania është The sick man oft the Europe - njeriu i sëmurë i Evropës. Asokohe tingëllonte si një thirrje zgjimi nga gjumi edhe për politikanët gjermanë, të cilët, ende të dehur nga vitet ekonomikisht të forta pas ribashkimit, kishin refuzuar çdo reformë. Këto reforma u kompensuan nga qeveria e kancelarit të atëhershëm Gerhard Schröder (SPD), për shembull, me reformën e tregut të punës, të njohur si Hartz IV.
Gjendja ndryshoi për të mirë dhe kjo zgjati 14 vjet. Një grup ekonomistësh nga Berlini dhe Londra shkruajtën një ese për Gjertmaninë me titull: Nga njeriu i sëmurë i Evropës në një superstar ekonomik.
Përkeqësimi i gjendjes dhe parashikimet e këqija
Por tani sërish po bën xhiron shprehja e atëhershme "i sëmuri i Evropës”. Ekonomia gjermane nuk po arrin të rimëkëmbet nga kriza e fundit. Prodhimi ekonomik ka shënuar ngecje në gjashtë muajt e parë, që ekonomistët e quajnë "recesion teknik". Në tremujorin e fundit, produkti i brendshëm bruto ngeci në nivelin e tremujorit të mëparshëm. Ndërsa të gjithë treguesit e rëndësishëm çojnë në konstatimin se ekonomia gjermane do të shënojë rënie gjatë këtij vitit. Këtë tregon edhe indeksi i rëndësishëm i klimës së biznesit i Institutit nga Mynihu Ifo. Në korrik u publikuan të dhënat e anketës me 9.000 menaxherë të kompanive gjermane ku thuhet se "situata në ekonominë gjermane po errësohet” dhe se do të ketë një rënie gjatë vitit prej 0,3%.
Studiuesit e Ifo nuk janë të vetmit që janë të sigurt se produkti i brendshëm bruto ndoshta do të bjerë përsëri në tremujorin e tretë. Kjo është e qartë edhe për kryeekonomistin e Commerzbank, Jörg Kramer: "Për fat të keq, nuk ka përmirësim në horizont," i tha Kramer agjencisë së lajmeve Reuters. "Rritjet globale të normave të interesit po influencojnë gjendjen, veçanërisht pasi kompanitë gjermane kanë probleme me vendndodhjen e tyre." Kolegu i Krämer, Alexander Krüger nga Hauck Aufhäuser Lampe Privatbank e sheh gjendjen ngjashëm: "Problemi është se prodhimi ekonomik është ende vetëm në nivelin para koronës."
"Gjermania frenohet edhe nga ciklet ekonomike evropiane," thotë Jens-Oliver Niklasch nga Landesbank Baden-Württemberg (LBBW).
Industria dhe problemet e saj
Gjermania aktualisht është më keq në krahasim me vendet e tjera të industrializuara. Sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) këtë vit Gjermania do të jetë vendi i vetëm nga vendet e mëdha që do të ketë një tkurrje ekonomike. Ajo që shqetëson më së shumti është industria, e cila me rreth 24 për qind, përbën një pjesë të madhe të ekonomisë gjermane. Mungesa e porosive nga vendet e tjera është veçanërisht e dukshme në sektorët që varen shumë nga eksportet, si inxhinieria mekanike dhe industria e automjeteve. Tregu i rëndësishëm kinezpas pandemisë së koronës nuk po rimëkëmbet me vrullin e shpresuar.
Kompanitë ende janë duke punuar mirë për shkak të porosive të mëparshme, por duket se edhe këto porosi do të përpunohen së shpejti. Ndërsa porosi të tjera nuk ka shumë - nga marsi deri në maj, për shembull, ka pasur rreth gjashtë për qind më pak porosi sesa në tre muajt e mëparshëm.
Një gamë e tërë shkaqesh
Rënia e ekonomisë gjermane ka shumë shkaqe. Një prej tyre është politika monetare e bankave qendrore. Mbikëqyrësit monetarë duan të frenojnë inflacionin me rritje të konsiderueshme të normave të interesit. Kjo i bën kreditë më të shtrenjta për kompanitë dhe konsumatorët, që pengon dhe ngadalëson industrinë e ndërtimit, e cila është po ashtu shumë e rëndësishme për Gjermaninë, e kjo ngadalëson edhe vullnetin e kompanive për të investuar.
Edhe vendet e tjera si Franca dhe Spanja kanë probleme me kreditë, por ato aktualisht janë në gjendje më të mirë. "Të gjithë fqinjët tanë evropianë kanë një dinamikë të zhvillimit më të lartë ekonomik," konfirmon Moritz Schularick, Presidenti i ri i Instituti i Kielit për Kërkime Ekonomike Ekonomia Botërore (IfW).
Gjermaninë e ngadalësojnë edhe disa probleme strukturore. Modeli dikur i suksesshëm i biznesit (importimi i energjisë së lirë - veçanërisht ruse - por edhe i lëndëve të para) nuk funksionon më. Krizat e shumta të viteve të fundit (korona, problemet në furnizimin me lëndë të para dhe me produkte, lufta e Rusisë në Ukrainë...) kanë nxjerrë pamëshirshëm në sipërfaqe dobësitë e ekonomisë gjermane. Lista e vështirësive vazhdon: Kompanitë po vuajnë nga kostot e larta të energjisë, ndërsa ato që kanë zhvendosur prodhimin në vende të tjera nuk po kthehen.
Kërkohen zgjidhje të guximshme
Një studim aktual nga DZ Bank i sheh kompanitë e mesme - të quajtura zakonisht si "shtylla kurrizore e ekonomisë gjermane" - si veçanërisht të rrezikuara. Autorët vënë në dukje një koktej të vërtetë të disavantazheve të vendndodhjes: përveç çmimeve të energjisë, përmendet mungesa e punëtorëve të kualifikuar, por edhe burokracia e tepërt, taksat e larta dhe një infrastrukturë e dobët e digjitalizimit. Përveç kësaj, Gjermania ka një popullsi të plakur. "Pjesë të mëdha të ekonomisë sonë nuk kanë besim se investimet do të shpërblehen për shkak të kostove të larta, si dhe rregulloreve ndonjëherë kontradiktore," tha së fundmi Peter Adrian, President i Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë për Agjencinë Gjermane të Shtypit.
Ndërsa Schularik shkruan në një artikull në faqen e internetit të institutit të tij: "Nëse Gjermania nuk dëshiron të bëhet përsëri "i sëmuri i Evropës", ajo duhet të investojë me guxim në sektorët që mund të rriten nesër e jo të përpiqet që me miliarda euro të ruajë industritë e djeshme."
Sipas Schularick, kjo nënkupton edhe eliminimin e shpejtë të deficiteve të dekadës së kaluar dhe eliminimin e tyre. Më së shumti duhet punuar në: "Eliminimin e prapambetjes në të gjitha fushat digjitale, në krijimin e kapaciteteve shtetërore dhe infrastrukturës publike, ndërtimin e banesave të domosdoshme dhe shtimin e numrit të punëtorëve të huaj për të kundërshtuar ndikimin në ekonomi të plakjes së fuqisë punërtore”./DW
Qeveria greke do të ofrojë një javë pushime falas në Rodos...
Kryeqyteti i Kinës, Pekini, i goditur nga përmbytjet shkat...
Papa Françesku mbërrin në Lisbonë të mërkurën për një mble...
Dronët rusë sulmuan portet dhe objektet e magazinimit të g...
Katër nigerianë kanë mbijetuar 14 ditë në timonin e një an...
Shteteve të Bashkuara u është thënë se Rusia është e gatsh...
Një postiere në Uzbekistan ka ndërruar jetë në ashensor pa...
Biznesmen Liam Kavanagh ka mashtruar këshillin Thurroc...
Pas një periudhe të gjatë tensionesh dhe ndërmjetësimesh n...
Irani ka deklaruar pushim gjithëkombëtar dyditor, për shka...
Zyrtarët ukrainas kanë akuzuar Rusinë për bombardimin e nj...
Shkrimtarit të shquar, Ismail Kadare, i është dhënë nënsht...
Shkalla e papunësisë në Gjermani është rritur për 0.2 për ...
Përvjetoret janë gjithmonë të veçanta sidomos kur bëhet fj...
Mund të ndodh që të keni vizituar ndonjëherë një qytet dhe...
Të martën, Edona Maloku Bërdyna, ka njoftuar se ka dhënë d...
Një burrë i identifikuar si alpinisti francez, Remi Lucidi...
Danimarka dëshiron të parandalojë djegien e Kuranit - nëse...
Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 27 rezultojnë të zhdu...
Një gjykatës në shtetin jugor të Xhorxhias të SHBA-së refu...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...