Vrasja e efektivit në Maliq/ Rama: Nderime përjetë dëshmorit, ndëshkim maksimal për autorin
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...

Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe ai i Mbrojtjes Lloyd Austin po vizitojnë Australinë si pjesë e një turneu në vendet e Ishujve të Paqësorit për të diskutuar çështje ekonomike dhe të sigurisë. Përqendrimi i Uashingtonit në rajonin më të madh të Indo-Paqësorit, vjen ndërsa ndikimi i Kinës dhe veprimet e saj kërcënuese në këtë rajon po rriten. Takimet me zyrtarët e lartë australianë u përqendruan edhe tek çështja e blerjes nga Australia të tre nëndetëseve amerikane me energji bërthamore.
Teksa mirëpriti në Brisbane dy zyrtarët e lartë amerikanë, Kryeministri australian Anthoni Albanese, theksoi marrëdhëniet e forta mes dy vendeve.
“Marrëdhëniet mes Australisë dhe Shteteve të Bashkuara nuk kanë qenë kurrë më të forta. Kjo vjen në një kohë të konkurrencës strategjike në rajonin tonë”, tha ai.
Të njëjtin qëndrim ndau edhe Sekretari i Shtetit Anthony Blinken gjatë takimit me homologen e tij, Penny Wong. Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë një partner më të madh, sesa Australia.
“Në kohë veçanërisht sfiduese, bën një ndryshim të madh të kesh miq e partnerë të ngushtë, ndërsa përballemi me sfida në mbarë botën e përpiqemi gjithashtu të gjejmë mundësi për shënuar progres”.
Vizita e Sekretarit të Shtetit Blinken dhe atij të Mbrotjes Austin u përqendrua edhe tek marrëveshja AUKUS, mes Shteteve të Bashkuara, Australisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Bazuar në të, Australia do të blejë tre nëndetëse të ashtuquajtura të llojit ‘Virginia’ nga Shtetet e Bashkuara, si dhe do të ndërtojë pesë nëndetëse të reja në bashkëpunim me Britaninë. Nëndetëset e klasit ‘Virginia’, në shërbim të Marinës së Shteteve të Bashkuara, janë lloji më i fundit i nëndetëseve sulmuese të shpejta, që punojnë me energji bërthamore. Por vëmendja e medias australiane u përqendruan në një letër të nënshkruar nga më shumë se 20 ligjvënës republikanë drejtuar Presidentit Joe Biden që paralajmëronte se marrëveshja ‘do të dobësonte shumë flotën amerikane" në kushtet e mungesës së një plani sipas tyre për të rritur prodhimin e nëndetëseve amerikane.
Por Kryeministri australian Anthony Albanese u shpreh i sigurt se do të garantonte mbështetje politike dypartiake nga Shtetet e Bashkuara lidhur me çështjen e nëndetëse.
“Kam shumë besim. Dhe mezi pres të vizitoj Shtetet e Bashkuara në muajt e ardhshëm dhe jam i sigurt se do të jetë një vizitë e mirë”.
Kryeministri Albanese ka në plan të zhvillojë vizita shtetërore si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu edhe në Kinë, përpara fundit të vitit. Eksperti i qendrës ‘Wilson’ Shihoko Goto, thotë se Australia e konsideron të rendësishme çështjen e sigurisë.
"Në Australi, çështja e zotërimit të aftësive të reja dhe më të mëdha mbrojtëse, është e çështje e rendësishme për të shmangur disa nga kërcënimet që vijnë nga Kina".
Dhe Kina ishte një nga temat që dominoi takimet në Australi. Gjatë takimit më homologun e tij Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin akuzoi Pekinin për një qasje shqetësuese e agresive në rajonin e Indo-Paqësorin, gjë që Kina e ka hedhur poshtë.
“Ne kërkojmë një rajon ku të gjitha vendet të jenë të sigurt e të begatë, ku shtetet zbatojnë ligjin dhe normat ndërkombëtare dhe ku mosmarrëveshjet zgjidhen në mënyrë paqësore, e pa detyrim. Ne kemi vënë re praktika frikësuese shqetësuese nga ana e Kinës, nga Deti i Kinës Lindore, në Detin e Kinës Jugore e deri këtu në Paqësorin jugperëndimor. Por ne do të vazhdojmë të mbështesim aleatët dhe partnerët tanë ndërsa ata mbrojnë veten nga këto sjellje”.
Përpara vizitës në Australi Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe ai i Mbrojtjes Lloyd Austin vizituan Zelandës së Re. Ata ftuan këtë vend të bëhet pjesë paktit të sigurisë AUKUS. Eksperti i Instituti Amerikan të Paqes Brian Harding, thotë se Uashingtoni po bën një shtysë të madhe për të kultivuar lidhjet me këtë rajon.
“Uashingtoni po i trajton tashmë Ishujt e Paqësorit më seriozisht sesa bënte që prej vitit 1945, në fund të luftës së Paqësorit. Pjesë e këtij angazhimi më të thellë është edhe hapja e ambasadave amerikane”, tha ai.
Gjatë kësaj jave sekretarët Blinken dhe Austin vizituan Papua Guinenë e Re dhe Tongën. Zoti Austin u bë Sekretari i parë amerikan i Mbrojtjes që viziton Papua Guinenë e Re ndërsa zoti Blinken Sekretari i parë i Shtetit që viziton Tongën, vend ku u hap dhe ambasada e re e Shteteve të Bashkuara./ VOA
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ...
Tre persona janë gjetur të pajetë në fshatin Rufc të Lipja...
Një anije mallrash e lashtë romake që daton në shekullin e...
Shkencëtarët e NASA-s po mbledhin shkëmbinj të lashtë nga ...
Autoritetet britanike kanë nisur një hetim pasi zyrtarët g...
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngri...
Udhëheqësit afrikanë i kërkuan presidentit rus Vladimir Pu...
Singapori ekzekutoi të premten një grua për herë të parë n...
Komisioni Evropian ka njoftuar se do të blejë 12 avionë të...
Olga Kharlan, fituese e medaljes së artë olimpike katër he...
Donald Trump urdhëroi punonjësit në vendpushimin e tij në ...
Vitin e kaluar imazhi i Polonisë brenda Bashkimit Evropian...
UASHINGTON – Avokatët e ish-Presidentit Donald Trump u tak...
12 adoleshentë rrahën një burrë në mënyrë barbare, jashtë...
Kina po ndihmon Rusinë të shmangë sanksionet perëndimore d...
Forcat ukrainase thonë se kanë rimarrë Staromaiorske. Pre...
Kryeministri suedez, Ulf Kristersson ka shprehur këtë të e...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka bërë...
Autoritetet në Minsk e kanë shitur një banesë dydhomëshe, ...
Një vajzë nga Arizona, e cila u zhduk gati katër vjet më p...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...