Vajza e zhdukur për gati katër vjet shfaqet në një komisariat
Një vajzë nga Arizona, e cila u zhduk gati katër vjet më p...

Autoritetet në Minsk e kanë shitur një banesë dydhomëshe, e cila i takonte lideres së opozitës Svyatlana Tsikhanouskaya dhe bashkëshortit të saj, blogerit të burgosur dhe ish-kandidatit për president, Syarhey Tsikhanouski.
Banesa 66 metra katror në kryeqytetin e Bjellorusisë iu shit për 80.740 dollarë një fituesi të paspecifikuar në një ankand më 26 korrik. Banesa, e cila ishte konfiskuar zyrtarisht nga shteti në shtator, u shit pasi dy ankandet e kaluara ishin anuluar.
Tsikhanouski u dënua me 18 vjet burgim në vitin 2021, bashkë me disa burra të tjerë – gazetarin e Radios Evropa e Lirë Ihar Losik, ish-kandidatin për president Mikalay Statkevich dhe aktivistët opozitarë Uladzimer Tsyhanovich, Artsyom Sakau dhe Dzmitry Papou – të cilët morën dënime të gjata me burg, po ashtu.
Akuzat kundër tyre përfshinin shkaktimin e trazirave masive, nxitjen e urrejtjes, pengimin e aktiviteteve të Komisionit Qendror Zgjedhor, dhe organizimin e aktiviteteve që prishin rendin shoqëror.
Të pandehurit dhe përkrahësit e tyre i mohuan këto akuza, duke i cilësuar si me motive politike.
Në shkurt, një gjykatë e dënoi edhe me 18 muaj shtesë burgim Tsikhanouskin, pasi e shpalli fajtor “për shkeljen e rregullave të brendshme të burgut”.
Si një blogeri i njohur, Tsikhanouski e shpalli kandidaturën për president në vitin 2020, duke e sfiduar politikanin e fuqishëm bjellorus Alyaksandr Lukashenka, i cili po garonte për t’u rizgjedhur.
Tsikhanouski ishte diskualifikuar dhe arrestuar para votimit.
Pas arrestimit të Tsikhanouskit, bashkëshortja e tij e shpalli kandidaturën e saj për zgjedhjet presidenciale, duke e mobilizuar opozitën. Fitorja e thellë e Lukashenkas nuk është njohur nga opozita dhe vendet perëndimore, të cilat thonë se ai e kishte montuar rezultatin në favor të vetin.
Ata besojnë se fituesja e drejtë e zgjedhjeve ishte Tsikhanouskaya.
Pretendimi i Lukashenkas për fitore u përcoll me një valë protestash, gjatë të cilave dhjetëra mijëra njerëz ishin arrestuar dhe disa të tjerë ishin vrarë.
Mediat e pavarura, organizatat për të drejtat e njeriut dhe grupet opozitare, janë sulmuar po ashtu.
Tsikhanouskaya është duke jetuar në Lituani qëkur u largua nga Bjellorusia, për shkak të shqetësimeve për sigurinë e vet dhe dy fëmijëve./ REL
Një vajzë nga Arizona, e cila u zhduk gati katër vjet më p...
Unaza e reperit të ndjerë Tupac Shakur u shit të martën më...
Raportohet se Yevgeny Prigozhin, shefi i grupit mercenar W...
Vladimir Putin ka premtuar furnizime falas me grurë për gj...
Qeveria e Kosovës ka reaguar për koreografinë provokuese n...
Pas dy muajsh përparim të ngadalshëm në fushën e betejës, ...
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë lënë sallë...
Zëdhënës të ushtrisë së Nigerisë në një deklaratë për medi...
Shtetasit holandezë po konkurrojnë me emigrantët për streh...
Sindikatat e taksistëve kanë kundërshtuar ashpër çdo lëviz...
Dyzet e pesë punonjës nga ambasada ruse, duke përfshirë di...
Ministrja polake e Mjedisit, Anna Moskwa, i kërkoi Gjerman...
Luftimet e ashpra vazhdojnë në rajonin jugor të Zaporizhzh...
Sinéad O'Connor, ylli i popit irlandez, ka ndërruar jetë n...
Numri i ushtarëve ukrainas të trajnuar nga misioni i BE-së...
Të mërkurën, NATO njoftoi se ka marrë vendim që të rrisë m...
Një zjarr shpërtheu në një anije në brigjet holandeze me r...
Aeroporti Ndërkombëtar Taoyuan i Tajvanit u bë skena e një...
Një rënie e popullsisë së vendit me 800,000 njerëz ndodhi ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është treguar i prerë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...