Protestuesit nuk harrojnë Veliajn: I erdhi radha e burgut, të mos lirohet
Protestuesit që mbajnë fjalimet e tyre para Kryeministrisë...
Protestuesit që mbajnë fjalimet e tyre para Kryeministrisë...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se vetëm “Zoti i plotfuqishëm” mund ta bindë atë të heqë dorë nga përpjekja për t’u rizgjedhur.
Biden i bëri këto komente të premten në një intervistë për ABC News, në përpjekje për t’ua larguar dyshimet dhe shqetësimet demokratëve rreth garimit të tij në zgjedhjet e 5 nëntorit.
Ai përsëri e cilësoi si “një episod të keq” paraqitjen e tij të dobët në debatin presidencial kundër rivalit të tij republikan, Donald Trump, më 27 qershor në CNN.
“Nuk ka tregues për ndonjë sëmundje serioze. Isha i dërrmuar. Nuk ua vura veshin instinkteve të mia në lidhje përgatitjet... ishte një natë e keqe”, tha Biden, 81 vjeç.
“E kisha thjesht një natë të keqe. Nuk e di përse”, shtoi Biden.
Biden u pyet butësisht por vazhdimisht nga moderatori George Stephanopoulos nëse ishte real në besimin e tij se mund t’ia dalë ta mposhtë Trumpin, duke i parë sondazhet mes tyre dhe rritjen e shqetësimeve nga demokratët.
“Mendoj se askush tjetër nuk është më i kualifikuar”, theksoi Biden.
Sondazhet, sipas tij, nuk janë të sakta.
I pyetur nëse do të hiqte dorë nëse ndonjë nga demokratët në Kongres thotë ai po i dëmtonte shanset për t’u rizgjedhur në nëntor, Biden theksoi: “Nëse Zoti i plotfuqishëm vjen dhe ma kërkon këtë, atëherë mund ta bëj”.
Presidenti iu përgjigj pyetjeve më qartë se sa në debatin kundër Trumpit javën e kaluar, por zëri i tij përsëri dukej i dobët dhe herë pas here i ngjirur.
Në fillim të kësaj jave, një sondazh gjeti se një në tre demokratë mendon se Biden duhet t’i japë fund garës së tij për rizgjedhje, pas debatit të javës së kaluar me kundërkandidatin republikan Donald Trump.
Sondazhi dyditor që u mbyll të martën, zbuloi se Trump, 78 vjeç, dhe Biden, 81 vjeç, ruajnë mbështetjen e 40% të votuesve të regjistruar.
Rreth 32% e demokratëve në sondazh kanë thënë se Biden duhet të heqë dorë nga gara për rizgjedhje pas debatit të 27 qershorit.
Në atë debat, Biden ka belbëzuar gjatë gjithë kohës dhe nuk ka arritur t’i sfidojë sulmet e Trumpit, të cilat, në shumë raste, kanë përfshirë pretendime të rreme.
Vetë Biden ka pranuar se nuk ka pasur paraqitje të mirë gjatë debatit me Trumpin, por ka thënë se rizgjedhja e tij “do ta shkatërronte demokracinë”./REL
Ëndrra për një triumf të katërt në Kampionatin Evropia...
Çekia ka vendosur të ndalojë hyrjen e rusëve pa pasapo...
Në ditët e fundit të fushatës, para raundit të dytë të...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka rënë da...
Kryeministri hungarez Viktor Orban arriti të premten n...
SHBA- Presidenti Joe Biden pranoi sërish gjendjen e ti...
Britania e Madhe është tashmë nën drejtimin e laburist...
Shefi në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë s...
Pesë anëtarë të një rrjeti kriminal kinez janë arrestuar k...
Shefi në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë s...
Iranianët kanë filluar të votojnë të premten herët në ...
Aksidentet rrugore janë shkaku kryesor i vdekjeve në b...
Laburistët fitojnë zgjedhjet e përgjithshme në Mbretër...
Qeveria izraelite ka miratuar planet për ndërtimin e pothu...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i tha të enj...
Partia franceze e ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëta...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, do të udhëtojë...
Mbylli sot punimet forumi për sigurinë dhe mbrojtjen n...
Një gjykatë ruse e ka dënuar qytetarin amerikan, Rober...
Forcat izraelite dhe grupi militant Hebzollah me bazë ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...