“Jam kushëriri…”/ Skifteri i merr 60 mijë euro kambistit, u prezantua si i afërm i një biznesmeni
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...

SHBA- Presidenti Joe Biden pranoi sërish gjendjen e tij jo të mirë gjatë debatit të javës së kaluar me kundërshtarin e mundshëm Donald Trump, por thekson se do të qëndrojë në garën presideciale. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns analizon fushatat e dy kandidatëve, ndërsa amerikanët festonin Ditën e Pavarësisë.
Në një vit zgjedhor, për festimet për 4 korrikut, Ditën e Pavarësisë së Amerikës, zakonisht mbështetësit e partive valvisin flamuj dhe bëjnë fushatë patriotike. Por këtë vit, asnjë nga kandidatët kryesorë nuk ishte në fushatë elektorale pas debatit të tyre të parë javën e kaluar. Presidenti Joe Biden është duke u përpjekur të qetësojë mbështetësit pas paraqitjes së tij të dobët, ndërsa sfiduesi i tij Donald Trump kërkon që vëmendja të jetë tek kundërshtari.
Në një intervistë për stacionin radiofonik të Uiskonsit “WAUK”, zoti Biden tha se nuk pati një debat të mirë të enjten e kaluar.
“Ishte një natë e keqe. Dhe fakti është se bëra gabime. Por kam mësuar nga babai im, që kur të rrëzohesh, duhet të ngrihesh përsëri”, deklaroi ai.
Ekipi që merret me fushatën e zotit Biden po përpiqet ta ndihmojë duke treguar se ai ka ende mbështetjen e demokratëve.
“Unë jam këtu për t’ju thënë se presidenti Joe Biden është i gatshëm ta fitojë garën. Dhe të gjithë ne i premtuam mbështetjen tonë maksimale”, deklaroi Guvernatorja e Nju Jorkut.
Nga ana tjetër aleatët e zotit Trump në Kongres po ushqejnë debatin brenda Partisë Demokratike për zotin Biden.
“Unë mendoj se ata e dinë se kanë një problem serioz. Por nuk është vetëm politike. Nuk është vetëm Partia Demokratike. Është i gjithë vendi. Kemi një problem serioz këtu, sepse kemi një president, i cili në dukje nuk është në lartësinë e detyrës dhe këto janë kohë shumë të rrezikshme”, deklaroi Mike Johnson, Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve.
Sondazhi pas debatit të parë që u zhvillua në rrjetin televiziv CNN tregon se 56 për qind e demokratëve dhe votuesve të regjistruar me prirje demokrate tani thonë se kanë një shans më të mirë për të fituar me një kandidat tjetër përveç zotit Biden.
Profesori i historisë në Universitetin e Teksasit, Jeremi Suri thotë se fushatat elektorale të kandidatëve kanë ulje-ngritjet e tyre, por pyetjet për shëndetin e zotit Biden do të qëndrojnë për një kohë të gjatë.
“Ai mund të fitojë ende këto zgjedhje. Në fakt, ai mund të jetë ende favorit për të fituar këto zgjedhje nëse qëndron, por ekipi që merret me fushatën e tij shpresonte se debati do të qetësonte zërat për shëndetin e tij. Shqetësimet për shëndetin e tij nuk do ndalen. Ata do të jenë me ne çdo ditë të fushatës, nëse ai vijon”, thotë ai.
Ekpi i fushatës së Trump nuk zhvilloi asnjë ngjarje publike këtë javë, por me anë të një deklarate theksonte se “po vijonin aktivitetet për të mbeldhur sa më shumë fonde dhe për të vijuar fushatën në vjeshtë sa më të përgatitur për një fitore historike”
Zoti Trump uroi për 4 korrikun me anë të një videoje të postuar në rrjetin social “Truth Social”, ku ai thekson se “Amerika është një nga historitë më të mëdha të treguara ndonjëherë”.
“Nuk do të harrojmë kurrë se jemi amerikanë dhe e ardhmja na përket neve. Fryma e pavarësisë amerikane nuk do të zbehet kurrë, nuk do të dështojë kurrë, por do të mbretërojë përgjithmonë e përgjithmonë. Uroj çdo qytetar në mbarë vendin, një festë të lavdishme për Pavarësinë”, deklaroi ai.
Sipas ekspertëve ndërsa Partia Republikane që po përgatitet për konventën e saj politike këtë muaj, Trump kërkon të përfitojë dhe ta tregojë veten si të moderuar ndërsa kundërshtari i tij përballet me kritika.
“Ajo që Donald Trump do të dëshironte të bënte, nuk është vetëm të tregojë se ka energji, por të tregojë se është i përmbajtur. Pra ai do të duket sikur nuk është një gënjeshtar përballë një kandidati të dobët, por një kandidat i dobët është përballë një një kandidati të arsyeshëm”, thotë Jeremi Suri, Profesori i historisë në Universitetin e Teksasit
Nga 4 korriku deri në ditën e zgjedhjeve në nëntor, Biden dhe Trump kanë 125 ditë të tjera për të bindur votuesit se ata janë zgjedhja e duhur./ VOA
Britania e Madhe është tashmë nën drejtimin e laburist...
Shefi në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë s...
Pesë anëtarë të një rrjeti kriminal kinez janë arrestuar k...
Shefi në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë s...
Iranianët kanë filluar të votojnë të premten herët në ...
Aksidentet rrugore janë shkaku kryesor i vdekjeve në b...
Laburistët fitojnë zgjedhjet e përgjithshme në Mbretër...
Qeveria izraelite ka miratuar planet për ndërtimin e pothu...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i tha të enj...
Partia franceze e ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëta...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, do të udhëtojë...
Mbylli sot punimet forumi për sigurinë dhe mbrojtjen n...
Një gjykatë ruse e ka dënuar qytetarin amerikan, Rober...
Forcat izraelite dhe grupi militant Hebzollah me bazë ...
Festa e 4 korrikut, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të ...
Pyetja që pason debatin e parë presidencial për zgjedh...
Grupi libanez Hezbollah thotë se i ka hedhur mbi 200 raket...
Rusët janë duke u përballur me të nxehtin më të madh n...
Serbia nuk është më në vendet kryesore që dominon për ...
Katër korriku, Dita e Pavarësisë, është një festë fede...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...